Gjakderdhje nga penisi

Pyetje:
Pershendetje!
Ketu kam bere pak a shume nje pershkrim te situates.
Pasi kryeva mardhenie me te dashuren time hasa nje problem gjakderdhje nga penisi, kjo ndodhi pasi kisha kryer 3 here marredhenie brenda 1 ore (sapo nisa heren e 4 pas rreth 2 oresh pushim) dhe ishte hera e pare qe beja nje sforco te tille.
Ne pikpamje te pare mendoj se pata nje carje te lekures ngjitur me koken e penisit por sjam i sigurt.
Frika ime eshte mos marr ndonje infeksion ne te ardhmen.

Dhe a eshte normale te prishesh vetem heren e pare te aktit dhe heret e tjera jo? Jam pa eksperience qe te mendoj se mund te rezistoj per disa minuta pa prishje.

Përgjigje:
Mund te jete demtuar frenulumi qe mban lafshen dhe kjo shkakton gjakderdhje. Sigurisht cdo demtim ne lekure mund te infektohet, keshtu mund te ndodhe edhe me ty.
Mos u shqetso. Tani qe te shkruaj une, shpresoj, te kete kaluar gjithcka.
Por nje pyetje e kam per ty: Pse nuk i merr punet pak me ngadale. Me ngadale eshte me mire. Jepi kohe vajzes te pergatitet, qe do te thote te eksitohet e lubrifikohet. Pas kesaj akti seksual behet me i kenaqshem dhe pa demtime e shqetesime.
Uroj shendet e fat
Doktori