Pyetje:
Jam një vajzë 25 vjec. Kam një shqetësim, gjatë kryerjes së marrëdhënieve me të dashurin tim, më del hemoragji e cila është krejt e ndryshme në ngjyrë nga ajo e menstruacioneve, kjo gjë më ka ndodhur 2 herët e fundit që pata kontakt. Unë e ndjej që penisi arrin shumë thellë dhe mua më krijon një dhimbje në fund të barkut gjë që herë herë është e durueshme dhe më ndihmon në arritjen më shpejt të orgazmës , por herë herë nuk mund ta duroj dhe pikërisht në këto raste që unë se duroj këtë dhimbje më rrjedh gjak nga vagina. Theksoj që është hera e dytë që më ndodh një gjë e tillë, menstruacionet i kam shumë të rregullta, por dua të di se ku qëndron problemi, dhe si mund të veproj. Respekte
Përgjigje:
Sa herë që del gjak pas aktit seksual, vajza ose gruaja duhet të shqetësohet. Akti seksual nuk duhet të jetë as me dhimbje as me gjak. Kur ndodh kjo gjithmonë ka një arsye që nuk është normale. Kjo u ndodh më shpesh grave që kanë ndonjë polip në qafë të mitrës ose që kanë ndonjë infeksion në vaginë.
Ti duhet të shkosh për vizitë tek një gjinekolog.
Pac fat e shëndet
Doktori