Disa sugjerime lidhur me interkursën e parë seksuale
Kur çifti është gati për eksperiencën e parë seksuale, ata duhet të përpiqen ta bëjnë çdo gjë drejt dhe në mënyrë të plotë. Që të arrihet kjo duhet:
1- T’i kenë gati kondomet.
2- Loja dashurore të jetë një periudhë e gjatë, në të cilën djali duhet të kontrollojë veten dhe të mos bëjë ejakulacion të parakohshëm, ndërkohë që vajzën duhet ta stimulojë dhe eksitojë deri afër orgasmës.
3- Në këtë moment fillon interkursa seksuale. Gjatë interkursës, vajza, duhet të arrijë orgasmën dhe bashkë me të, ose me një herë pas saj, edhe djali duhet të arrijë në orgasmë. Kjo është një përvojë e vështirë dhe komplekse. Mos prisni të jeni të suksesshëm në të gjithë procesin, që herën e parë që do ta provoni.
Ndonjë lexues mund të pyesë:
– Ç’farë problemesh mund të ketë?
– Ç’farë gjëra mund të shkojnë? keq?
Shumë gjëra mund të ndodhin. Ka çifte që nuk dinë si të përdorin kondomin.? Ata nuk dinë sa eksitim duhet për vajzën, përpara se të fillojnë interkursën. Djali mund të jetë “me shkrepje të shpejtë” dhe mund të arrijë orgasmën shumë më shpejt nga sa e mendonte.
Mund të ndodhin edhe gjëra të tjera, që do ta pengojnë vajzën të arrijë orgasmën në interkursën e parë. Cilat janë këto gjëra?
a- Ajo nuk është eksituar mjaftueshëm përpara se të fillojë interkursa
b- Ajo ndjehet e ngushtë dhe ka dhimbje kur fillon interkursa e parë. Si pasojë e dhimbjeve, ajo mund të humbasë edhe atë eksitim që e pati arritur.
c- Kur djali arrin orgasmën i pari, ai, shpesh, e ndërpret eksitimin e mëtejshëm të vajzës.
E theksoj, çifti nuk duhet të diskurajohet kur? eksperienca e parë seksuale nuk është perfekte. Ajo që përshkruam, është çka? duhet pritur nga shumica e çifteve të reja, por mund të mos ndodhë që herën e parë. Pas çdo përpjekjeje për aktivitet seksual, çifti do të mësoje diçka më shumë dhe herën tjetër do ta bëjë lojën më mirë.? Çiftet e reja duhet, gjithmonë, të synojnë që ta bëjnë çdo gjë drejt dhe komplet, përfshi interkursën dhe orgasmën. Por, perfeksioni mund të mos arrihet që herën e parë.
Le të përshkruajmë tani procedurën e interkursës së parë. Këto që do të themi janë diçka e përgjithshme, por çdo çift ka të drejtën dhe obligimin të jetë krijues dhe “aventurier”.
Kontraceptivët duhet të jenë gati. Pas kësaj fillon loja dashurore. Vajza duhet të shtrihet në shpinë, me gjunjë të mbledhura të hapura, me putrat e këmbëve të vendosura plotësisht në dyshek dhe të afruara sa më afër prapanicave të saj. Djali do të shtrihet në të djathtë të saj me dorën e majtë nën qafën e saj. Siç është thënë edhe më parë, burri e përkëdhel ngadalë, bën masazh dhe stimulon të gjitha zonat erotike të trupit të vajzës. Ai puth buzët dhe gjinjtë e saj. Me duart dhe gishtat e tij eksploron dhe stimulon gjithë trupin e saj. Anën e brendshme të kofshëve, labiat majora, buzët e vogla, hyrjen e vaginës dhe së fundi klitorin e saj. Kjo lojë nuk duhet të jetë një proces mekanik e rutinë. Variacionet janë me shumë vlerë. Dëshirat dhe nevojat e një vajze,? mund të ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme, nga të një vajze tjetër. Çiftet nuk duhet të nënvlerësojnë rëndësinë dhe domethënien e kësaj periudhe eksitimi.? Qëllimi i kësaj pjese të lojës dashurore, është që djali? ta eksitojë vajzën e tij, deri sa ajo të jetë, tërësisht, gati për interkursë. Kur ajo mendon se është, tërësisht, e eksituar, duhet ti japë shenjë djalit, që ai të fillojë interkursën. Gjatë eksperiencave të para seksuale, vajza, mund të mos dijë kur ta njoftojë burrin. Në herën e parë ajo do të jetë e pasigurtë për kohën e duhur. Më vonë, ajo do të mësojë përmes eksperiencës, se kur duhet të njoftojë për ta kthyer lojën dashurore në interkursë.
Problemi më i madh për shumë çifte te reja është: Djali shumë i eksituar e fillon interkursën shumë shpejt, kur vajza akoma nuk është eksituar.
Kur vajza sinjalizon, djali lëviz dhe shkon poshtë nga këmbët e krevatit, kundruall saj. Ajo hap këmbët dhe gjunjët gjerë dhe ai lëviz trupin e tij midis gjunjëve të saj dhe mbi trupin e saj. Pesha e trupit të tij duhet mos rendojë mbi vajzën, por mbi brylat dhe gjunjët e tij. Ky pozicion është për djalin dhe për vajzën shumë komfort. Te dy, mund t’i lëvizin lirshëm, sipas dëshirës, trupat e tyre. Duhet të theksojmë se në këtë moment, niveli i eksitimit seksual të vajzës, mund të bjerë pak. Kjo është diçka që duhet të pritet.
Në interkursën e parë duhet shumë lubrifikant. Të përdoren lubrifikantë artificialë dhe djali duhet të penetrojë me shumë kujdes. Kur bëhet penetrimi fillestar në vaginë, djali duhet të ndalojë një moment. Këtë e bën për të kontrolluar veten. Në këtë pikë, komunikimi me njëri tjetrin duhet të vazhdojë. Po të ketë vajza dhëmbje në penetrimin e parë, eksitimi i saj do të bjerë shumë poshtë. Shqetësimi dhe ankthi për eksperiencën e parë, mund ta ulin shumë eksitimin e saj.? Pas këtij pushimit të vogël, burri duhet me kujdes ta lëvizë penisin përpara në vaginë. Nuk duhet të shkojë shumë përpara. Është mirë të pushojë përsëri për një moment, për të kontrolluar veten. Pas kësaj fillojnë lëvizjet e penisit para mbrapa në vaginë. Në këtë moment, djali duhet të ketë vullnet të hekurt, që të ruajë kontrollin e vetes e të mos prishet parakohe. Vajza duhet ta mbledhë mendjen dhe të çlirohet nga emocionet.? Ajo duhet ta bindë veten se ”ja, kjo ishte e gjitha”, “kjo është? hera e parë”, e të tjera si këto. Ajo duhet të përqendrohet tek klitori, vagina dhe në ritmin me të cilin lëviz penisi para mbrapa në vaginën e saj. Ajo nuk duhet të shqetësohet për djalin.? Ai le të bëjë kujdes vetë për veten. Ajo duhet të përqendrohet tek vetja e saj. Kjo nuk do të thotë se ajo është egoiste.
Vazhdon