Pyetje:
Jam një djalë 19? vjeç dhe kam një të dashur. Ende skam kryer marrëdhënie me askënd? dhe dua të kryej me të? dashurën time. A mund? të? më tregosh? si? të kryej marrëdhënie, si të filloj etj.? Faleminderit për mirëkuptimin!
Përgjigje:
Pyetja që më ke dërguar është shumë e bukur dhe me rëndësi, veçanërisht për fillestarët e aktivitetit seksual.
Po të dërgoj pjesë pjesë ato që ti kërkon të dish. Këto i nxora nga libri “Nata e Parë” të cilin e kam shkruar enkas për ju, por që akoma nuk është çuar për botim.
Të uroj lexim të këndshëm dhe fat në eksperiencën tënde të parë seksuale.
Doktori.
Hera e parë
Me këto rreshta dua të pakësoj në minimum habinë, tensionin dhe ankthin e herës së parë. Pavarësisht këshillave që kanë marrë dhe përgatitjeve që kanë bërë, dy të rinjtë ndjejnë një ankth të brendshëm dhe një tension disi të çuditshëm kur do të bëjnë seks për herën e parë. Biseda e tyre këtë natë, duhet të synojë të krijojë besimin tek njëri tjetri. Ata duhet t’i premtojnë njëri-tjetrit, se do ta falin në qoftë se njeri prej tyre nuk e kryen detyrën mirë. Gjërat me kohë do të përmirësohen. Mbi të gjitha, asnjëri, nuk duhet të jetë kritik herën e parë.
Duhet të sigurohet një ambient, tërësisht, privat, gjatë çdo eksperience seksuale. Dyert të jenë të mbyllura, perdet të ulura dhe një siguri e mjaftueshme, se nuk do të ketë ndërprerje. Siguria i duhet më shumë vajzës.? Vajzat e kanë shumë të vështirë të përqendrohen në stimulimin e tyre seksual, kur nuk ndjehen të sigurta.
Do të bëni ose jo banjë natën e herës së parë, kjo varet nga ju të dy. Mirë është që djali dhe vajza bëjnë banjë para se të hyjnë në marrëdhënie seksi. Dua ta theksoj atë që thotë një autor, se në jetën seksuale, pastërtia është e dyta pas besimit tek Zoti (natyrisht për ata që besojnë).
Çdo gjë fillon mbarë, kur ata zhveshin njëri-tjetrin. Vajza heq teshat e djalit dhe djali heq teshat e vajzës, njërën pas tjetrës. Është mirë që të zhvishen, tërësisht, në prani të njëri-tjetrit, natën e herës së parë.
Mund të ndodhë, që disa vajza të mos e kenë të lehtë të zhvishen, tërësisht, që herën e parë. Shoqëria i ka mësuar vajzat të jenë të ndrojtura dhe ta mbulojnë trupin e tyre me tesha. Ta detyrosh një vajzë të zhvishet në këto rrethana, është shumë e rëndë për të. Djali duhet të kuptojë, se kjo nuk bëhet duke shtypur butonin “ceremoni e herës së parë”.? Gjithë ato ndjenja ndrojtjeje që janë kultivuar gradualisht, për një periudhë të themi njëzet vjeçare, ose dhe më shumë, nuk shuhen automatikisht. Studimet në vendet më të përparuara, tregojnë se 20 përqind e nuseve në këto vende, nuk zhvishen në prani të dhëndrit, natën e parë të martesës. Nuk ka statistika për vajzat që bëjnë seks herën e parë.
Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, në se vajza nuk u zhvesh herën e parë që bën seks, por u zhvesh herën e katërt ose të pestë. Rëndësi ka që djali të kuptojë e të respektojë ndjenjat e vajzës. Djali nuk duhet të sillet kritik me vajzën, po qe se ajo heziton. Po qe se ai tregohet i duruar gjatë kësaj periudhe të përshtatjes, dashuria, respekti dhe devocioni i saj për të do të rriten dhe do të forcohen.
Le ta themi edhe një herë se zhveshja, siç u tha më sipër, është një procedurë normale e herës së parë. Pas zhveshjes është mirë që çifti të fillojë të bisedojë lirisht. Të pyesë dhe tu përgjigjet pyetjeve të partnerit. Të kalojnë pak kohë, duke u kënaqur me trupin e njeri tjetrit.
vazhdon…