Homoseksualiteti është tërheqje fizike, emocionale, sociale dhe seksuale

PYETJE:

Doktor ,

Kam lexuar me shumë interes në gazetën “Shekulli”, shumë nga përgjigjet tuaja, veçanërisht, përgjigjet dhe shkrimet lidhur me homoseksualitetin.

Unë, jam një djalë homoseksual. Kam një kërkesë për ju. A do të keni mundësi që kur të shkruani herë tjetër për homoseksualitetin, të më sqaroni lidhur me këto pyetje:

1- Unë njoh shumë burra homoseksualë që preferojnë të mos angazhohen në seksin anal. A është kjo e pranueshme për ju?
2-Shumë njerëz mendojnë se burrat homoseksualë kur hyjnë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, domosdoshmërisht, angazhohen në seks anal. A nuk kanë edhe burrat homoseksualë marrëdhënie emocionale me njëri-tjetrin?
3- Si një adoleshent homoseksual ndjehem nën presion dhe i frikësuar nga marrëdhëniet seksuale anale. Këtë presion, për mendimin tim, ma ka krijuar pornografia. Starët e pornove mundohen të na bindin? se marrëdhënia seksuale anale është e detyruar për marrëdhëniet seksuale djalë me djalë. A nuk mendoni ju se eksperienca seksuale anale, edhe pse shumë e kënaqshme, nuk është e domosdoshme për ata që sapo fillojnë marrëdhëniet homoseksuale.
4-A mund të më jepni një mendim se pse Kryeministri e njoftoi duke qeshur vendimin për legalizimin e martesave homoseksuale dhe pse ministrat e qeverisë qeshën si të turpëruar?

Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Që në fillim dua të them se angazhimi i dy burrave në seks anal, nuk është sinonim me homoseksualitetin. Ky sqarim që sapo bëra, do t’i qetësojë ata burra heteroseksualë(normalë), që më kanë shkruar e pyetur lidhur me faktin se u pëlqen stimulimi anal.
Me pyetjet që më ke bërë lidhur me seksin anal dhe orientimin seksual, më duket se ke goditur në shenjë. Kryerja e marrëdhënieve seksuale anale, nuk është një parakusht që një burrë të jetë homoseksual. Krejt ndryshe, të jesh homoseksual nuk do të thotë se detyrimisht duhet të të pëlqejë seksi anal. Është e vërtetë ajo që thoni ju, se shumë burra homoseksualë nuk bëjnë seks anal.
Burrat gay, që kanë marrëdhënie të zgjatura me njëri tjetrin, praktikojnë më shumë seksin oral dhe masturbacionin reciprok. Këto praktika seksuale janë më të zakonshme dhe praktikohen më shpesh nga burrat homoseksualë. Seksi anal është më i shpeshtë në marrëdhëniet e shkurtra homoseksuale. Homoseksualët bëjnë shumë marrëdhënie të shkurtra, deri në 10 të tilla në natë.? Këto marrëdhënie të shkurtra dhe të shpeshta, homoseksualët, i kryejnë me partnerë të panjohur dhe në vende të fshehta, si në banjat publike, pas shkurreve nëpër? parqe e në rrugë. Këto marrëdhënie kanë dhe rrezikun më të madh për përhapjen e sëmundjeve infektive seksuale dhe HIV/AIDS-in.
Shumë njerëz e shohin seksin anal si një akt mashkullor homoseksual. Kjo nuk është e vërtetë. Seksi anal, është një sjellje seksuale që nuk lidhet me grupe njerëzish të caktuar. Seks anal kryejnë homoseksualët, biseksualët, dhe heteroseksualët.
Ti ke të drejtë kur mendon se në orientimin seksual të një personi, nuk ka të bëjë vetëm sjellja seksuale, por kryesore janë tërheqja fizike, emocionale, sociale dhe seksuale midis dy njerëzve.
Shumica e njerëzve, pavarësisht, orientimit të tyre seksual,? fantazojnë dhe tentojnë të bëjnë seks anal. Disave kjo u pëlqen, por ka të tjerë që nuk u pëlqen. Ju duhet të dini se disa njerëz kur masturbojnë dhe kur bëjnë seks, përdorin edhe stimulimin anal.? Studimet tregojnë që rreth 25% e çifteve heteroseksuale(normale), kanë bërë seks anal më së paku një herë dhe 10% e tyre bëjnë, rregullisht, penetrim anal.
Janë të shumtë njerëzit që fantazojnë për seks anal dhe akte të tjera seksuale që janë tabu. Këtë e kanë vënë re të gjithë ata që shohin filma pornografike. Shumica e këtyre filmave pornografike, u shitet të gjithë njerëzve, pavarësisht, orientimit të tyre? seksual. Pornografi shohin heteroseksualët, homoseksualët dhe biseksualët dhe atje jepen? shembujt më? ekstremë dhe më të stilizuar të fantazive seksuale. Qëllimi i pornografisë është t’i bëjë njerëzit të mendojnë se këto imazhe që ajo përcjell, janë mënyra më e “drejtë” për të bërë seks.
Seksi anal, në imazhet pornografike, është portretizuar? si shumë normal por, në realitet, ai ndodh shumë më rrallë. Shumë njerëz i gjejnë fantazitë pornografike me seks anal shumë të kënaqshme, por në të vërtetë,? realiteti i zhgënjen.
Ju ngrini një çështje me shumë rëndësi, atë të fillestarëve. Është shumë e vërtetë se disa akte seksuale janë të pakëndshme për fillestarët. Të rinjtë duhet të dinë se sjelljet seksuale janë të mësueshme. Ato mësohen me kohë, duke? përzgjedhur midis tyre, duke mësuar nga gabimet, duke komunikuar dhe duke praktikuar, deri sa të gjejmë më të kënaqshmen. Është me vend që ata të rinj që e fillojnë jetën seksuale si homoseksualë, bëjnë mirë që të mos e fillojnë marrëdhënien homoseksuale me seksin anal, le të presin, le të zgjedhin, le të mësojnë nga gabimet deri sa të gjejnë mënyrën më të kënaqshme. Orientimi i tyre homoseksual, me kohë, mund të ndryshojë në orientim heteroseksual.
Lidhur me pyetjen e fundit, se pse qeveria qeshi kur mendoi të ligjërojë martesat homoseksuale, përgjigjen duhet ta japin ata që qeshën. Unë besoj se edhe ata, ashtu si dhe shumë qytetarë të tjerë, gabimisht, e shikojnë orientimin homoseksual si një tip sjelljeje seksuale të caktuar, si seks anal, e jo si një tërheqje të fuqishme fizike, emocionale, sociale dhe seksuale midis dy njerëzve.
Kjo tregon se është e domosdoshme që para se të marrin një vendim për të ligjëruar martesat homoseksuale, qeveria në rrallë të parë dhe i gjithë opinioni publik pas tyre, duhet të bëjnë një punë të madhe për të kuptuar shkencërisht arsyet pse njerëzit kanë orientime dhe preferenca seksuale të ndryshme. Pa arritur këtë, pa asnjë dyshim, që do të ngjallen keqkuptime dhe qëndrime homofobe. Këto janë çështje delikate dhe hapat duhen hedhur ngadalë, duke studiuar pikëpamjet e kundërta. Kjo është në të mirë të të gjithëve edhe të vetë homoseksualëve. Gjithkush le të veprojë si të dëshirojë, në përputhje me orientimin e tij seksual, por ligji për martesat homoseksuale në vendin tonë, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës dhe të botës, duket se është i parakohshëm.
Të lutem t’i lexosh me kujdes këto rreshta. Të jap informacion dhe këshilla për? seksualitetin e shëndetshëm, e konsideroj detyrën time kryesore.
Të falënderoj që me letrën tënde më dhe rastin të shkruaj edhe një herë tjetër për homoseksualitetin.