I dashuri nuk më beson që jam e virgjër

Pyetje:
Jam 23 vjec, jam në lidhje me të dashurin tim  që 7 vite. Tashmë  jemi të fejuar.. marrëdhënie më herët nuk kemi pasur, dmth direkt në vaginë.  Tashmë para dy netëve ka filluar të më prish virgjërinë..por gjatë kryerjes së akatit,unë kam pasur vetëm dhimbje, dhe një lëng i bardhë i ngjashëm me menstruacione, edhe pas prishjes edhe gjatë larjes.. por jo njolla gjaku. Aktin e kemi kryer pa kondom. I dashuri im nuk më ka besur, ka dyshime. Para 4 muajve unë e kam vërteuar virgjërinë edhe te gjinekologu dhe më ka thënë se je në rregull dhe je virgjine..por i dashuri im nuk më beson..të lutem më jep një përgjigje dhe më trego se a është e mundur që gjatë herëve  të tjera të kem njolla gjaku, apo unë jam ndonjë prej atyre vajzave që nuk kanë gjakderdhje gjatë prishjes së virgjërisë por vetëm dhimbje edhe njëfarë lëngu i ngjashëm me menstruacione..edhe desha të tregoj doktor qe prej atij momenti më teret goja shumë dhe kam dhimbje në vaginë ashtu si djegie të them..të përshëndes shumë doktor, të uroj suksese në jetë dhe punë të mbarë .

Përgjigje:
Më mire se ti, nuk ka njeri tjetër ta dijë që ti je ose nuk je e virgjër. Në qoftë se ti thua je e virgjër, pra nuk ke kryer marrëdhënie seksuale me një djalë, atëherë ti je e virgjër. Unë të besoj. Ashtu duhet të të besojë edhe i fejuari jot. Jo gjithmonë kur prishet himeni  vajza duhet të gjakoset. Ka vajza që nuk gjakosen për shumë arsye të cilat i kam shpjeguar vazhdimisht, ashtu sikur ka vajza që hymeni tek te cilat himeni shkaterrohet jo për arsye seksuale(Lexoni per virgjërinë në blog). Ti ke bërë një gabim të madh që ke shkuar tek gjinekologu, për të vërtetuar që je e virgjër. Kjo sjellja jote dhe e djalit tënd nuk është dinjitoze. Ajo është poshtëruese për një vajzë.
Dëgjo këtë këshillë të fundit, po qe se djali yt nuk të beson tani, ai më pak do të besojë në jetë. Ky nuk është faji jot, është faji i atij. Në qoftë se ai vazhdon kështu, më mirë largohu tani prej tij, se sa të vuash gjithë jetën. Ka plot djem të mirë dhe me dinjitet më të lartë që sillen rreth teje.
Pac fat dhe shëndet
Doktori