I kam gjinjtë shumë të vegjël

Pyetje:
Përshëndetje! Jam 18 vjec dhe akoma nuk jam zhvilluar tamam. Dukem sikur jam 12 vjec, i kam gjinjtë super të vegjël.
As nr 1 nuk quhen .. Si tja bëj .. Më vjen zor të dal me rroba banjo ose të iki në plazh apo pishinë, më ndihmoni, më thoni ndonjë zgjidhje ju lutem.

Përgjigje:
Shumë vajza, shqetësohen nga mënyra si e ndjejnë dhe si duket trupi i tyre. “Supermodelet” e revistave dhe të filmave, kanë krijuar tek ato imazhin e ashtuquajtur ”ideal” për pamjen e tyre. Ato mendojnë se nuk duken mirë, kur e krahasojnë trupin e tyre me këto modele. Kjo, i çon ato në probleme shumë serioze. (Sot, ky fenomen haset edhe tek djemtë dhe është një shqetësim në rritje.) Ti duhet te dish  se kjo nuk është e vërtetë. Duke menduar kështu dhe duke e krahasuar veten me këtë “Ideal”, ti vetëm rëndon veten tënde. Bota është e bukur sepse gjërat brenda saj ndryshojnë.

Duhen pesë vjet nga ardhja e menstruacioneve që gjinjtë të zhvillohen plotësisht. Në fillim, rriten thumbat dhe janë ato, që bien të parat në sy. Areola, ose zona rreth thumbave, errësohet. Do të formohen “sythat e gjinjve”.  “Sythat”, janë si nyje të vogla prej indi. Brenda tyre sythat kanë tubëzat e qumështit dhe ind dhjamor. Ato tentojnë të dalin para, duke shtyrë dhe tendosur lëkurën e gjinjve.
“Sythat”, tek disa vajza, fillojnë të duken që në moshën tetë, ose nëntë  vjeç, ndërkohë, që vajza të tjera, mund të mos kenë “sytha” edhe kur janë trembëdhjetë vjeç. Gjinjtë, në fazën e sythit, janë si gjëndra të forta dhe shumë delikate.

Faza e “sythit”, zgjat gjashtë muaj deri një vit. Pas kësaj gjiri fillon të mbushet dhe rrumbullakoset. Qelizat dhjamore dhe kanalëzat e qumështit, që zhvillohen brenda gjinjve, bashkohen me thumbat si telat e diskut të biçikletës  Kanalëzat e qumështit bëhen gati të prodhojnë qumësht. Prej këtij momenti, vajza është e aftë të ushqejë me gji një fëmijë, po qe se vendos ta ketë atë.

Gjinjtë, në vajza të ndryshme, zhvillohen me shpejtësi të ndryshme. Por, edhe tek e njëjta vajzë, në faza të ndryshme të rritjes së saj, gjinjtë zhvillohen me shpejtësi të ndryshme.

Nuk ka muskuj brenda gjinjve dhe nuk ka arsye që vajzat të bëjnë ushtrime për t’i zmadhuar ose zvogëluar gjinjtë. Shumë vajza dhe gra e kanë njërin gji më të madh se tjetri. Duhen pesë vjet që gjinjtë të zhvillohen plotësisht dhe gjatë kësaj periudhe ato bëhen me madhësi të njëjtë. Ka disa vajza që edhe ndryshimi fare i vogël në madhësinë e gjinjve u duket shumë i madh dhe shqetësohen. Këtu nuk ka arsye për shqetësim. Kjo është krejtësisht normale dhe askush tjetër, veç vajzës, nuk do ta verë re këtë ndryshim. (A e keni dalluar ju që njëra nga shoqet klasës  e ka njërin gji më të madh se tjetri? JO)

Në qoftë se të duket se ti je e vetmja, më e vonuara në klasë që te shpërthyen “sythët” dhe e ndjen veten si një “djalë”, bën mirë të mos shqetësohesh. Nuk duhet panik. Gjinjtë e vegjël janë po aq tërheqës dhe seksi sa dhe gjinjtë e mëdhenj. Po qe se kjo nuk te kënaq, ka në shitje mbajtëse dhe rroba-banje me shumë shtresa, që i tregojnë gjinjtë më të mëdhenj. Kirurgjia, për të zmadhuar gjinjtë del e hyn në modë vazhdimisht, por rreziqet (përfshi infeksionet dhe shenjat që mbeten), duket se i kalojnë përfitimet.

Në fund të fundit, gjinjtë, njësoj si flokët e drejtë ose të dredhur, janë “lotari”. Mos u dëshpëron pse ke “humbur” në lotarinë e gjinjve. Në të vërtetë, ti asgjë nuk ke humbur. Gjinjtë, pësojnë ndryshime fizike të dukshme, gjatë pubertetit dhe vajzat do të kalojnë patjetër nëpër këto ndryshime. Kur puberteti të ketë mbaruar, ato me siguri do të jenë mësuar me gjinjtë e tyre.

Mos besoni: Se ka një hape, që siç thonë revistat e modës, mund ta pini për të zmadhuar gjinjtë.
E vërteta: E vetmja mënyrë e lehtë për të rritur gjinjtë është që vajza të jetë e duruar. Kërkon kohë (deri pesë vjet) që gjinjtë të zhvillohen plotësisht.

Mos besoni : Se djemtë preferojnë vajzat me gjinj të mëdhenj.
E vërteta: Gjinjtë e vegjël janë po aq të lakmuar dhe seksi sa edhe të mëdhenjtë.

Mos besoni : Se gjinjtë e vegjël nuk ushqejnë dot një bebe
E vërteta : Gjinjtë e vegjël janë të aftë t’i ushqejnë bebet

Ka shume vajza dhe gra qe duan te rritin, ashtu si ti, dimensionet e gjinjve qe duan të konkurrojnë me Pamela Andersonin. Une te them se nuk do ta arrish dot ate qe shpreson.
Nuk ka të dhëna shkencore që të tregojnë se ka prodhime farmaceutike qe janë efektive per te rritur gjinjte. Përveç kësaj, ato janë shumë të shtrenjta, dhe unë nuk do të dëshiroja të te shikoja  t’i shpërdoroje paratë që me shumë zor i fitoni. Një furnizim mujor me keto barna kushton rreth 100 dollarë.
Por, përveç humbjes së parave, ka edhe shumë probleme shëndetësore afat-gjata, që ingredientët bimorë japin dhe që u ngjajnë efekteve të hormonit estrogjen. Kjo eshte akoma më shqetësuese.
Një nga efektet e largëta të suplementeve që ngjajnë me estrogjenin, është rritja e rrezikut për kancer të gjirit, ndonëse, sot, kjo është akoma një çështje teorike.
Do të dëshiroja më shumë që vajzat dhe gratë t’i harxhonin energjitë e tyre për të përmirësuar e rritur besimin tek vetia dhe tek trupi që kanë. Reklamat kanë mbushur dheun për këto prodhime dhe vajzat e gratë e reja janë shumë të interesuara t’i blejnë këto produkte.
Në literaturë ka shumë ingredientë që përshkruhen si suplemente dietetike dhe që konsiderohen si “rritës të gjinjve”. Të tilla janë: cohosh i zi, dong quai, hops, fennel, kava, saw palmetto, chaste-tree berry dhe shumë të tjerë.
Deri sot nuk është publikuar asnjë provë klinikën për efektet e prodhimeve  bimore gji-zmadhuese. Nuk ka gjasa që ndonjë nga këto prodhime që citova më lart ( në qoftë se ato i përmbajnë ato lënde që në etiketë shkruhen), të bëjë rritjen e gjinjve.
Vlen të theksoj, se nuk ka studime afat-gjata për efektet e këtyre prodhimeve, si kur ato përdoren veç e veç, ashtu edhe kur përdoren të kombinuara. Madje, disa prej këtyre bimëve kanë efekte toksike.  Bima kava, për shembull, është vërtetuar se është lëndë toksike për mëlçinë.
Une, si shumica e doktorëve kudo në botë, nuk inkurajoj vajzat e gratë, të përdorin substanca farmakologjikisht aktive dhe të rrezikshme, për të arritur rritjen e gjinjve.
Edhe njehere, rrit besimin tek vetia. Shikoje ne pasqyre trupin tend dhe kenaqu me te. Shume djem i pelqejne vajzat me gjinj te vegjel. Edhe dicka ne fund. Pyet nenen tende si i kish ajo gjinjte kur ishte ne moshen tende.
Po qe se je shume e shqetesuar, shko te te vizitoje nje doktor.
Te shkrova pak gjate sepse shume vajza e gra me kane pyetur per rritjen e gjinjve me barna.
Pac fat e shendet
Doktori

5 Responses to I kam gjinjtë shumë të vegjël

  1. zafira says:

    pershendetje jam 19 vjecare nga maqedonia dhe kam shum deshir ta rris numrin e gjinjeve,qe momentalisht e kam 2.Gjithmon mendoj te bej nje intervenim kirurgjik ne Zagreb te Kroacis i cili kushton 3.000 euro mirpo shum shoqe me kan friguar se mund te plas silikoni,se sdo mund te flej rehat dhe shum thash e theme tjera ndersa nga ana tjeter femrat ne play boy te gjitha kan silikone skam degjuar se ndonjera te ket ndonje problem,dhe shum yje tjera,ndersa motra ime kishte ndegjuar se mund te marr hormone nepermjet tabletave per ti rritur gjinjt a esht kjo e vertet dhe cfar emri kan ato,ku mund ti gjej?! a mund ti gjej
    neper farmaci? falemenderit

  2. bardhaarniktours@hotmail.com says:

    doktor ka ndonje menyre per te rritur gjoksin pasi jam 25 vjece e fejuar dhe kam nje gjoks teper te vohel.jam e gjate ,e mbushur ne trup dhe gjoksi ma prish gjith fizikun tim,

  3. Sara says:

    Pershendetje Doktor! Une jam nje vajze 18 vjecare, dhe kam qe ne klase te 5 qe me kane ardhur menstruacionet. Pasi lexova shume nga informatat tuaja mendova te te pyes sepse nuk po shikoja ndonje informacion qe te kete lidhje me problemin tim.Jam e fejuar qe prej 3 vjetesh…Problemi im eshte tek gjinjte… I kam te formuar normal, as te medha as te vogla,por problemi im eshte tek kokrrat sepse nuk kam fare. Si mendoni ju? Duhet te jete ndonje problem per tu shqetesuar apo me kalimin e kohes do rregullohet gjithcka.Po pres pergjigjen tuaj. Kalofshi sa me mire dhe suksese te metejshme.

  4. rina says:

    Pershendetje doktorr jam nje 21 vjeqare mirpo kam nje problem rreth gjoksit ne pjeseen e kaft te gjoksit kam qime qe ti bej qe ti zhduki ato?

  5. anisa says:

    jam 19 vjec nuk me kan ardhur akoma cikli si mund te me ndihmoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>