Abstinenca
Studimet në shkollat e mesme tregojnë:
Vetëm gjysma e nxënësve bëjnë seks. Kjo do të thotë se gjysma tjetër abstenon (heq dorë me dashje) nga seksi. Abstinenca nuk është e lehtë të arrihet, kur kemi parasysh presionin e madh? që ushtrojnë për përfshirje në marrëdhënie seksuale shokët, gazetat, revistat dhe televizioni. Muzika dhe reklamat çdo ditë bombardojnë me imazhe seksuale.
Mesazhi që ato dërgojnë është: “Bëni seks!”.
Por, seksi është me rreziqe.? Po të mos bëhet seks, nuk do të ketë AIDS nga seksi.
Puthjet, përqafimet, fërkimet dhe masturbacioni janë aktivitete të sigurta. Ato mbrojnë nga shtatzënia, nga HIV-i dhe nga sëmundjet e tjera infektive seksuale, ndërkohë që me këto aktivitete arrihet kënaqësia seksuale reciproke. Në të gjitha sojet e marrëdhënieve seksuale synimi duhet të jetë: të evitohen kontaktet me lëngjet e trupit të partnerit.
Seksi i sigurtë kërkon pak imagjinatë dhe shumë vetë-kontroll.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në shkallë botërore, gjysma e të sëmurëve me AIDS janë infektuar me HIV në adoleshencë.
• Nuk është mirë që të rinjtë të kalojnë shumë kohë së bashku pa u kontrolluar nga të rriturit.
• Nuk duhet të përzihen alkooli dhe drogat me seksin. Alkooli dhe drogat prishin gjykimin, mendimin dhe sjelljen.