Pyetje:
Përshëndetje doktor,
Jam një student nga Gjirokastra. Prej 6 muajsh kam një infeksion në kokën e penisit, kam skuqje, pak kruajtje dhe kokrra të vogla të brendshme. Kam përdorur një tubet me emrin feminalle që ma kanë sjellë nga Greqia dhe prap vazhdon infeksioni. Ju lutem çfarë ilaçi më këshilloni të përdor? Pres përgjigje.
Përgjigje:
Nga? ankesat e tua, duket se je infektuar me një nga ato infeksione që transmetohen seksualisht. Në këtë grup shumë doktorë numërojnë mbi tridhjetë sëmundje të ndryshme. Për të dalluar se me cilën prej tyre ti je infektuar duhet të vizitohesh tek një doktor që merret me këto infeksione. Ai do të të vizitojë, do të bëjë analizat dhe do të japë mjekimin e duhur. Për këto sëmundje në shumë vënde ka shërbime te veçanta. Në Shqipëri merren Dermatologët, Infeksionistët dhe Urologët.
E para punë që duhet të bësh është të? takohesh me një nga këta doktorë.
Mjekohu së bashku me partneren tënde seksuale sepse ju infeksionin e kaloni tek njëri tjetri po qe se nuk mjekoheni bashkarisht.
Bëni seks më të sigurtë. Për seksin më të sigurtë lexo tek blogu ” seksologu “ , atje do të gjesh materiale
Bëj seks të mbrojtur me prezervativ! Mos harro atë që u kam këshilluar të gjithëve
” Ose seks të sigurtë (me prezervativ), ose hiç fare seks !”
Të uroj fat e shëndet!
Doktori