Infeksionet Vaginale Mykotike

apPyetje:

Jam 23 vjeç dhe kam gati 2 vjet që vuaj nga myku. Kjo gjë më krijon shumë dhimbje gjatë aktit seksual. Kam marrë mjekim pothuajse çdo muaj por pa asnjë rezultat. Gjatë kësaj kohe po përpiqem të ngel shtatzënë dhe po përdor klomifen, por akoma nuk kam ngelur. Ju lutem më thoni si ta zgjidh problemin tim.

Përgjigje:
Infeksionet vaginale mykotike janë, më të shpeshtat dhe ato që e prishin më shumë jetën seksuale të grave dhe të vajzave.
Infeksionet vaginale mikotike dhe në përgjithësi,? të gjitha sëmundjet infektive që transmetohen seksualisht, janë shumë të përhapura. Është kjo arsyeja që vazhdimisht kam theksuar se të gjithë duhet të bëjnë seks më të sigurtë, pra seks me prezervativ.
Që ti dhe shoqet e tua, të keni një ide më të qartë për infeksionet vaginale mykotike, po të dërgoj një artikull që e kam shkruar para disa muajve.
Shpresoj të të ndihmoj.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.

Infeksionet Vaginale Mykotike

Asgjë tjetër nuk ia heq gruas gëzimin e jetës seksuale, sa ç’e bën këtë? infeksioni vaginal me mykrat. Simptomi më i zakonshëm i infeksionit mykotik të vaginës së gruas, i pranishëm në 90% të rasteve, është kruajtja intensive e vulvës dhe e hapjes vaginale. Ato bëhen aq seksi, sa edhe një këpucë e vjetër!? Gruaja ka djegie gjatë urinimit dhe interkursës. Indet vaginale janë të inflamuara, të skuqura dhe me sekrecione si gjizë. Disa gra të infektuara thonë se këto sekrecione mbajnë erë si “buka që piqet”.
Për fat të keq, të gjitha këto ankesa të zymta i kanë, pothuaj, të gjitha gratë e infektuara. Infeksionet nga mykrat janë nga infeksionet me të shpeshta që diagnostikohen në shërbimet e gjinekologjisë. Tre, nga katër gra që vizitohen në repartet e gjinekologjisë, pavarësisht se në çfarë momenti të jetës së tyre fertile janë, kanë infeksione mykotike. Një e katërta e këtyre grave, sipas statistikave mjekësore, përsëriten shpesh dhe shoqërohen me infeksione të tjera.
Shkaktari i infeksioneve mykotike është një myk (fungus )që quhet Candida albicans dhe infeksioni që ai shkakton quhet kandidoza vulvovaginale.
Si të gjitha mykrat, candida albicans, zhvillohet mirë në vende të ngrohta, të errëta dhe me lagështirë. Vagina është vend perfekt për zhvillimin e mykut, ndonëse ato zhvillohen po aq mirë edhe në fyt dhe në zorrë.

Kush e shkakton sëmundjen?

Të gjitha gratë, pa përjashtim, kanë myk dhe shumë mikroorganizma të tjera në vagjinën e tyre. Ky koleksion mikroorganizmash është i mirëpritur në vaginë normale.? Ajo që ne e quajmë “infeksioni i vaginës me myk” ndodh kur për arsye të ndryshme ekologjia e florës natyrale vaginale prishet.
Normalisht, ekosistemi vaginal që vetë-mbahet, krijon në vaginë një mjedis lehtësisht acid. Ky mjedis bën që mikroorganizmat që normalisht janë në vaginë, midis tyre dhe candida albicans, të mos shumëzohen jashtë kontrollit. Kur, për shumë arsye të njohura, balanca mikrobiale vaginale prishet kjo bën që të zhvillohen infeksionet me myk.
Cilët janë faktorët që e prishin balancën mikrobike vaginale?
1-Antibiotikët. Për arsye se antibiotikët vrasin mikrobet që duhen për të mbajtur aciditetin normal të vaginës, përdorimi i tyre pa kriter është një nga shkaqet më kryesore për zhvillimin e infeksioneve mykotike. Madje, disa antibiotikë (tetraciklinat) kanë aftësi të stimulojnë direkt qelizat mykotike.
2-Hormonet femërore. Gratë që marrin estrogjen nga përdorimi i pilulave kontraceptive dhe gratë në menopauz që i përdorin këto pilula si terapi hormonale zëvendësuese, janë më të prirura për të zhvilluar infeksione nga myku. Estrogjeni shkakton shumë ndryshime metabolike dhe në disa gra ai stimulon direkt qelizat mykotike. Mekanizmi se si estrogjeni stimulon qelizat mykotike, akoma nuk është i njohur.? Dihet, gjithashtu, që estrogjeni e rrit mbi 50 përqind përmbajtjen e glikogjenit në vaginë. Por glikogjeni zbërthehet në sheqer dhe qelizave të mykut u pëlqen të ushqehen me sheqer (kështu ndodh në fermentimin e pijeve). Deri sot nuk ka studime që të tregojnë lidhjen direkte të infeksionit me myk me ushqimin me shumë sheqer. (Pakësimi i sheqerit në ushqim, gjithsesi, është i këshilluar për shëndetin në tërësi.)
3-Kortikosteroidet. Këto barna, që përdoren për të mjekuar astmën dhe sëmundjet autoimune siç është lupusi, mund të kenë efekte “shkatërruese “ në sistemin imun të trupit. Kjo bën që të rritet rreziku i infeksioneve me myk. Kortikosteroidet janë të njëjta me ato lëndë që trupi prodhon kur është në gjendje stresi. Kjo shpjegon arsyen pse stresi mund të kontribuojë? në shfaqjen e infeksioneve? me myk.
4-Shtatzënia. Katërmbëdhjetë përqind e grave shtatzëna zhvillojnë infeksione vaginale me myk. Kjo ndodh sepse ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, e prishin ambientin vaginal. Gjysma e grave të infektuara duhet të mjekohen për infeksione mykotike disa herë gjatë shtatzënisë.
5-Menstruacionet. Disa gra janë të predispozuara të infektohen me mykrat përpara ose gjatë periodave. Kjo ndodh sepse gjaku menstrual e bën ambientin në vaginë më pak acid.(Aciditeti frenon zhvillimin e mykrave)
6-Diabeti. Niveli i lartë i sheqerit në gjak rrit shkallën e infektimit me mykra. Kjo ndodh ngaqë rritet niveli i glukozës në vaginë.

Përhapja e infeksionit

Gjinekologët i trajtojnë infeksionet mykotike me njërin nga këto tre medikamente: miconazole(Monistat), clotrimazole(Gyne-Lotrimin)ose nystatin (Mycostatin ose Nilstat). Rreth ¾ e rasteve, me ndihmën e këtyre? mjekimeve, duket se? e zgjidhin problemin, por ngelen akoma shumë gra në të cilat mjekimi nuk ka efekt dhe infeksionet rekurente me myk bëhen një tmerr që përsëritet.? Që këto gra të gjejnë shpëtimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm, ato duhet të ndryshojnë cilësisht mënyrën e të jetuarit.
Një pyetje që duhet sqaruar është kjo:
A kalon infeksioni me myk nga njeri partner tek tjetri?
Studimet kanë treguar se partnerët seksualë kanë, zakonisht , të njëjtin shtam myku. Kjo tregon se infeksioni kalon nga njeri tek tjetri si në një lojë Ping-Pongu seksuale.? Pra përgjigja është një “PO”.
Është e njohur se burrat mund të kenë candida në lëkurën e gjenitaleve të tyre, ndenë lafshën e penisit, ose në prostatë. Kjo e fundit bën që të infektohet edhe sperma e tyre. Një burrë i infektuar ka këto shenja: skuqje të lëkurës së gjenitaleve të tij dhe kur prostata është e infektuar me myk ai ndjen dhimbje gjatë ejakulacionit (prishjes). Si rregull, burrat e infektuar me myk nuk kanë shenja. Në jetë ka hile!.
Gratë mund të zhvillojnë infeksionin mykotik edhe pa pasur asnjë kontakt seksual. Kandida është prezente në zorrët e gruas dhe ato shërbejnë si një “rezervoir” për organizmat, që e riinfektojnë vaginën e gruas në mënyrë të përsëritur.
Doktorët që kanë mbjellur dhe kanë bërë kulturat e spermës të partnerëve seksuale të grave të infektuara me myk, kanë gjetur se shumica e burrave ishin mbartës të mykut (mundet nga infeksioni i prostatës).
Në një studim të vogël me 33 gra doktorët konstatuan se kur i mjekuan të dy partnerët seksualë për dy javë me 200 mgr në ditë nga preparati antifungal ketoconazole, 31 nga këto gra u shëruan dhe mbetëm të painfektuara për një vit. Disa doktorë këshillojnë që partnerët seksualë të grave që vuajnë nga infeksione mykotike rekurente, duhet të bëjnë kulturën e spermës për myk dhe të përdorin një krem antifungal, siç është Mycostatina, në gjenitalet e tyre.

Infeksione të tjera të ngjashme.

Ka raste, kur mendohet që gruaja vuan nga infeksioni me myk, ndërsa në të vërtetë, infeksioni është shkaktuar nga një organizëm tjetër, që është gjithashtu, po aq i pakëndshëm. Ja pse kur gruaja shkon tek doktori me një infeksion vaginal, doktori insiston për një ekzaminim pelvik. Ai merr material nga sekrecionet vaginale për ekzaminim mikroskopik dhe mikrobiologjik.? Nuk ka dyshim, që mjeku gjinekolog është i pajisur më mirë për këto soj ekzaminimesh, nga ç’është një mjek? i përgjithshëm.
Ndonjëherë, mikroorganizmi përgjegjës për infeksionin vaginal mund të jetë bakteri që quhet Gardnella vaginalis (infeksioni prej saj quhet vaginoza bakteriale). Simptomi më i zakonshëm i vaginozës bakteriale është sekrecione vaginale si qumësht, me shkumë, të bardha ose gri dhe me erë. Disa gra të infektuara, vënë re se, menjëherë pas interkursës, ndjejnë një erë si peshk. Testi klasik që doktorët rekomandojnë të përdoret në klinika është i ashtuquajturi “testi i nuhatjes”: Kur përzien sekrecionet vaginale me hydroxid kaliumi dhe prodhohet era e peshkut, kjo tregon se G. Vaginalis ka gjetur një shtëpi të re në vaginë e gruas.
Një tjetër dëmtues i vaginës është: Trichomonas vaginalis. Ky është? një protozoar i keq, me një bisht karakteristik si kamxhik. Ankesa kryesore e gruas së infektuar me trichomonas janë sekrecionet e shumta, të verdha ose jeshile dhe me erë të keqe të veçantë. Në rastet më të rënda ka kruarje, skuqje dhe ënjtje të indeve vaginale. Që të jemi të përpiktë duhet të themi se trichomoniaza është një sëmundje infektive seksuale dhe ajo, pothuaj, nuk gjendet kurrë tek gratë që nuk janë seksualisht aktive.? Ajo është më e shpeshtë tek gratë me shumë partnerë.
Për të dyja, gardanelën dhe trikomoniazën, antibiotiku Flagyl është më i përshtatshmi dhe me të duhet të mjekohen të dy partnerët, thonë specialistët e sëmundjeve infektive seksuale.

Si ta parandalojmë infeksionin?

Nga të gjitha sa thamë, mund të krijohet mendimi se disa nga infeksionet vaginale janë pjesë e jetës së çdo gruaje. Kjo nuk është e vërtetë. Gratë mund të luftojnë me to. Më poshtë do të tregoj për disa mënyra se si ju duhet të luftoni me to.

Ndërroni kontraceptivin. Studimet kanë treguar se kontraceptivët oralë, pajisjet intra-uterine, spermicidet vaginale dhe sfungjerët kontraceptive i rritin shanset që një grua të zhvillojë infeksionin mykotik. Pajisjet intra-uterine rritin sekrecionet vaginale, të cilat favorizojnë rritjen e mykut. Sfungjerët rritin rrezikun sepse ato përmbajnë spermicid, që vret bakteret e nevojshme bashkë me spermatozoidet. Në një studim me prostitutat në Bangkok, Tailandë, përdorueset e sfungjerëve u infektuan dy herë më shumë me myk nga ato që nuk përdornin sfungjerë. Është më mirë të kaloni në mbrojtje barrierë kundër shtatzënisë, siç janë kondomet ose kapulet cervikale. Ato nuk kanë rrezik të lartë? për infektimin me myk.

Evitoni mbathjet e shtrënguara.? Lagështia dhe ngrohtësia janë kombinacioni perfekt për rritjen e mykut. Ekspozimi në diell me rroba banje të lagura, veshja e të mbathurave prej najloni, veshja e getave (pantyhose), veshja e xhinseve të ngushta është sikur ta kërkoni vetë belanë. Doktorët thonë se është mirë të vishni gjëra që qëndrojnë lirshëm, mbathje prej pambuku të bardhë, geta me pjesën e gjenitaleve prej pambuku. Këshillohen të mbathura të bardha sepse disa ngjyra janë irituese për organet gjenitale.

Evitoni ushqimet me sheqer. Flitet shumë, ndonëse, ka pak të dhëna shkencore që të vërtetojnë se duke evituar ushqimet me sheqer, gratë, mund të pakësojnë shanset për t’u infektuar me myk vaginal. Arsyeja është e thjeshtë, më pak sheqer në ushqim, më pak glukozë në vaginë.

Mos përdorni lëndë irituese. Çdo gjë që iriton indet vaginale predispozon për infeksion me myk. Kështu evitoni spërkatjet me deodorant femëror, evitoni letrën e tualetit të parfumuar dhe evitoni dushet vaginale të shpeshta. Rekomandohen dushe vetëm me ujë, pa uthull, pa bikarbonat, pa Betadinë dhe kimikate të tjera të dëmshme. Disa gra që janë hipersensitive dhe kanë histori me infeksione myku, duhet të evitojnë të gjitha kimikatet, përfshi sapunin, vajin e vaskës, larjen me flluska, xhelin lubrifikant dhe tamponët deodorizuese. Disa gra ankohen se tamponët rritin infeksionet. Përdorni pece sanitare në vend të tamponëve.

Provoni kosin. Ka pak të dhëna shkencore, por shumë gra thonë se ngrënia e kosit ndihmon(kosi restauron bakteret që luftojnë kandidat). Në një studim të vogël 11 gra të infektuara me candida u monitoruan për gjashtë muaj. Pas kësaj, ato hëngrën çdo ditë për gjashtë muaj, një kupë me kos që përmbante Lactobacillus acidophilus. Rezultati: Infeksionet u pakësuan gjatë gjashtë muajve që gratë hëngrën kos. Kërkuesit rekomandojnë se ju duhet të gjeni kos që përmban L. Acidophilus aktiv. Mos përdorni kos direkt në vaginë. Kosi në vaginë mund të shtojë edhe ndonjë infeksion tjetër bakterial, mbi problemin që ju keni.

Disa doktorë rekomandojnë të merren tre ose katër kapsule me L. Acidophilus që gjenden në supermarkete ose në farmaci, sa herë që merrni një dozë me antibiotikë. Kjo do t’u ndihmojë të restauroni florën vaginale.

Doktori

13 Responses to Infeksionet Vaginale Mykotike

  1. deni says:

    nese kam candida partneri im duhet te mare te njejtin mjekim?faleminderit

  2. ana says:

    pershendetje …jam ana kam nje problem per keto infeksionet vaginare jam 13 vjece dhe kam frike se keto infeksione po me shkaterrojne ..ne fakt gjate urinimit nuk kam djegje po shpesh here me kruhet … a ndikojne keto infeksione ne mos ardhjen e periodave??????me ktheni pergjigje sa me shpejt…..nga :ana

  3. lindaa says:

    pershendetje une jam lindaa jam 40 vjecare kam semundjen e vagines me kruhet me pickon lekura po edhe skuqet koka skam ne lekur vetem buzet e medhaja me kruhenpo ashtu kur me kruhet gjum nuk kam po ashtu behet lekura e vagines e ashper e forte dhe ben rrudha

  4. lindaa says:

    dhe ju lutem kthejnja pergjigjen me shpejt se shum ka m dhimbje ju lutem shum o doktor i gjunekollogjise ju lutem kthenja ma shpejt pergjigjen nga lindaa
    40 vjecare

  5. astrit says:

    a ngjallet sperma

  6. lulja says:

    lulja pershendetje doktor un kam infeksion 4 vite jam e martuar nukam femi qa mundem me vepru me zhduk infeksionin

  7. Mira says:

    Pershendetje, jam nje grua 44 vjecare. Kam nje jete te rregullt seksuale. Dhe nuk kam pasur shqetesime asnjehere, ne drejtime mykotike. Por keto heret e fundit, me ndodh qe kur burri penetron, kam djegje te forta ne vagine te pashoqeruara me asnje shenje tjeter, as sekrecione, as kruajtje. Ju lutem si mund te kurohem dhe cfare mund te jete kjo. Faleminderit Mira

  8. Kamila says:

    Doktor kisha nje pyetje.me jane vonuar dy dite nga dita e ciklit doja te dija nese eshte normale te kesh sekrecione si pelte(cope).infeksion eshte?ciklin nuk e kam te rregullt.faleminderit

  9. denisa says:

    kam nje jav qe kam nje gjendje vaginalee me simpomat e mykyt.gjat ksaj jvae kam marr nje mjekim per nje problem tjeter te hundes dhe ato ishin antibjotik.doja te dija nese ndonjeri nga mjekimet e mesiperme do ishte i vlefshem per te mjekuar kte gje dhe ke do me keshillonit ju si me te mirin.faleminderit

  10. esa says:

    prsh doktor ne buzet e vagines me ka dal nje pucer me qelb e kam shtrydhur disa here por ajo perseri me ka mbledhur te lutem me thuaj cfare te bej theksoj se kam perdorur dhe antibiotik para 4 muajsh se pasi bera analizat dola me infeksion shkalla e trete me 15 -20 dhe epitele mjaftueshem pasi perdora kete u regullova ca kohe por tani kam ca kohe qe me ka filluar prap flm per respektin

  11. ada says:

    pershendetje doktor!
    jam 22 vjece dhe shpesh here kam sekrecione te bardha te trasha dhe me ere pak si te tharte, skuqje dhe kruajtje nuk kam, mos eshte ndonje lloj infeksioni? flm

  12. anna says:

    doja te dija a vuaj nga ndonje infeksion vaginal….jam 19 vjec,kam kruajtje zakonisht pas ciklit dhe lekura rreth vagines shpesh me behet e ashper. po keshtu rreth buzeve te vagines kam disa njolla si pucra me ngjyre kafe…ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje se jam ne merak…flm

  13. Leonora says:

    Jam martuar qe dy vite dhe nuk mbes shtatzan kam infeksion ne vagine. Kam perdorur barna por prap nuk mbes shtatzan shka duhet te beh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>