Epidemia e AIDS është tani në dekadën e saj të tretë dhe akoma nuk ka për të as mjekim e as vaksinë.
Mjekët sot dinë shumë gjëra për këtë sëmundje vdekjeprurëse si:
•? ? ? AIDS shkaktohet nga një virus që shkatërron ngadalë aftësinë e trupit të luftojë me infeksionet dhe sëmundjet.
•? ? ? Mesatarisht, duhen 11 vjet që infeksioni HIV të kalojë në sëmundjen e AIDS
•? ? ? AIDS përhapet nëpërmjet seksit vaginal, oral dhe anal. Nëpërmjet shiringave të infektuara, nëpërmjet transfuzioneve të gjakut dhe nënprodukteve të tij. Fëmija infektohet nga nëna e infektuar kur është në barkun e saj, ose gjatë lindjes, me anë të gjakut dhe prej qumështit të nënës së sëmurë pas lindjes.
•? ? ? AIDS është sëmundje shkatërruese jo vetëm për të infektuarin, por edhe për komunitetin, shokët, miqtë dhe familjen.
•? ? ? Për të pakësuar rrezikun e infektimit me virusin HIV, njerëzit duhet të marrin një sërë masash mbrojtëse.