Pyetje:
Doktor përshëndetje. Jam një vajzë 19 vje? dhe ndjej që e dua tmerrësisht shumë të dashurin tim. Në ?astet kur jemi bashkë ndjej që ai nuk e përmban dot veten, unë po ashtu humbas kontrollin dhe dua të bëhem e tij. Por…në momentin kur ai fillon të më prekë unë shmang prekiet e tij, kam frikë nga akti i parë seksual (dhimbja ndoshta), por dilema ime më e madhe është tjetër. Kam një trup shumë të tonifikuar, përmasa mjaft tërheqëse (sipas meshkujve) por mbys veten nga kompleksi se kam një vaginë të shëndetshme, në ndryshim me trupin ngjan sikur jam një femër e mbushur…kam frikë, sdi nëse do jetë tërheqëse për të dashurin tim. Të lutem doktor më shpjego di?ka sepse si di mendimet e meshkujve dhe ndjej që kjo po kthehet në arsye për të ftohur marrëdhënien tonë, jam gjithmonë ajo që i shmangem kontaktit seksual.
Përgjigje:
Sa shumë e ke komplikuar. Të gjithë shoqet dhe shokët e tu, kudo në botë, bëjnë seks dhe kënaqen. është e vërtetë, që seksi për herë të parë është një eksperiencë me shumë emocione dhe mistere, por dy të rinj që janë të shkolluar e edukuar përgatiten për këtë eksperiencë të bukur. Nuk ka vend për frikë. Për aktin e parë seksual kam shkruar shumë dhe në blog ka plot materiale. Kërkoni dhe do ti gjeni. Lexoini së bashku dhe veproni sipas tyre. Marrëdhënia seksuale është normale dhe ashtu duhet të kryhet si një akt fiziologjik. Mos i shmang përkëdheljet e djalit, madje, kërko sa më shumë prej tyre. Mësoje djalin qe t’i bëjë ato ashtu si ti i ndjen më mirë. Të jeni të hapur me njëri-tjetrin. Bisedoni duke bërë dashuri. Tregoini shokut atë që u pëlqen dhe atë që nuk u pëlqen. Lejoni atë që u pëlqen dhe evitoni ?farë nuk u pëlqen. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë me konsensus dhe gjithnjë e kënaqshme e pa dhimbje.
Duke u nxehur mirë dhe për shumë kohë me njëri tjetrin, kur ta ndjesh veten se je lagur mirë atje poshtë, atëherë është koha për penetrim. Po qe se nga frika dhe emocionet nuk do të lagesh përdorni pak lubrifikant. Herën e parë, përpara se djali të tentojë të penetrojë penisin në vaginën tënde, le të fusë më parë një gisht me shumë delikatesë, pastaj t’i bëjë dy gishta. Ti do të lirosh muskujt e tua vaginale dhe penisi do të rëshkasë ngadalë, pa dhimbje, plot kënaqësi, brenda vaginës tënde. Pas kësaj vazhdoni pompimet. Ja kjo është e gjitha. Mos prisni që do të arrini parajsën që herën e parë. Marrëdhënia seksuale është shkathtësi dhe lojë, madje, lojë plot art, që kërkon praktikë të perfeksionohet. Cdo herë ajo do të bëhet më e bukur dhe e kënaqshme.
Ato që më shkruan se ndjehesh e mbushur, harroi. Nuk janë gjë ato. Provoni ashtu si? u thashë, ngadalë, kujdesshëm, me respekt për njëri tjetrin dhe do fitoni.
Uroj shëndet e fat
Doktori