Kanabis dhe Seksi

canabisPyetje :

Doktor,
Cilat janë efektet e kanabisit në dëshirën seksuale dhe në aftësinë e djalit për të bërë fëmijë. I fejuari im tymos tmerrësisht dhe ka tymosur për shumë vite. Jam e shqetësuar?

Përgjigje:

Studimet e hershme kanë treguar se përdorimi për shumë kohë i kanabisit (marijuanës )mund të shkaktojë uljen e nivelit të testosteronit? në gjakun e djalit dhe pakëson e numrin e spermatozoideve. Po ashtu është thënë se rriten dhe anomalitë në spermatozoidet e djemve që e përdorin…
Në studimet më të fundit thuhet se ndikimi mbi nivelin e testosteronit në gjakun e të rriturve është më i pakët, por prodhimi i spermatozoideve pakësohet. Efekti mbi fertilitetin në djemtë që tymosin marijuanë nuk dihet mirë. Ka mendime se efekti i kanabisit në prodhimin e spermës është i përkohshëm dhe i rikthyeshëm kur djali heq dorë nga përdorimi? kanabisit.
Në djemtë që fillojnë pubertetin kanabisi ka efekt më të fortë? hormonal. Ka të dhëna që thonë se kanabis stimulon djemtë ta konvertojnë testosteronin në estrogjen, në hormonin femëror, gjë që bën të vonohet puberteti në adoleshentët e rinj.
Në se përdorimi i marijuanës shkakton dëmtime gjenetike që kalohen tek fetusi nuk dihet me siguri të dhënat janë të dyshimta dhe kanë shumë vite që janë kontradiktore dhe kanë ngjallur debate.