Këshilla seksuale

Disa zakone seksuale

1- Brenda vaginës tuaj përdorni vetëm lubrifikantë me bazë ujore.? Lubrifikantët mbrojnë vaginën e thatë nga dëmtimet dhe irritimet gjatë seksit. Lubrifikantët me bazë vajore nuk duhet t’i përdorni sepse ato prishin kondomet, ose diafragmat. Vaji, gjithashtu, mund të shkaktojë infeksione.
2- Mos e kaloni penisin, gishtin, ose çdo gjë tjetër? nga rektumi tek vagina, pa e pastruar më parë me shumë kujdes.
3- Përdorni kondomin për t’u ruajtur nga Sëmundjet Infektive Seksuale dhe shtatzënia e padëshiruar. Për të rritur sigurinë është mirë të përdorni kondomin të kombinuar me një kontraceptiv tjetër.

Shqetësime që mund të keni

1- Buzët e mëdha dhe të vogla përmbajnë gjëndra yndyre (sebaceous),? që disa herë bllokohen. Kur ju i shikoni buzët tuaj në pasqyrë, këto gjëndra të bllokuara? mund të duken sikur janë puçrra me qelb. Kur këto gjëndra të yndyrës infektohen me baktere, që natyralisht, gjenden në lëkurë, mund të formohet një absces i vogël i dhimbshëm. Mos tentoni t’i shtrydhni këto abscese. Zbuteni vendin me një pece shumë të nxehtë e të njomur. Këtë përsëriteni disa herë në ditë, deri sa ato të zhduken.
2- Po qe se buzët e vogla zgjaten tej buzëve të mëdha, ato mund të thahen dhe të irritohen. Lyejini buzët e vogla me një shtresë të hollë margarinë Crisko (jo vaj ) në zonën ku buzët e vogla dalin jashtë. Bëjeni këtë çdo ditë. Ky është një njomës e lubrifikant i mrekullueshëm, por që nuk duhet të vendoset brenda në vaginë, ose të përdoret me kondomin(yndyra e prish kondomin)
3- Po qe se keni kruajtje të forta në vulvë që nuk kalojnë, shkoni tek doktori. Kruajtja shkaktohet zakonisht, nga një infeksion, ose sëmundje në lëkurë. Por kruajtja mund të jetë edhe shenjë e një shqetësimi më serioz

Vazhdon

3 Responses to Këshilla seksuale

  1. fevzie says:

    ju lutem me tergoni jam nen e 4 fmive shum rralla arrij orgazem dhe zgjat 2 3 sekonda me shtrengohen muskujt kur kam orgazem dhe nuk di ps eburri im kurr sme ka pelqyer seks a sdi te bej seks mir apo pse dhe ne vaginen time se lepin si pepara mjaft mundona ta dij a kam ndonje er edhe ps ei ndreroj breket shpesh ju lutem nje spjegim

  2. sara says:

    Pershendetje, kam nevoj per kshillen tuaj, jam 21 vjeq ne moshen 17 vjeqare kam humbur virgjenitetin, pastaj u ndava me te dashurin dhhe 1 vit nuk kisha kontakte me asknd tjeter, pas nje viti fillova nje lidhje te re, ne kontaktet e para seksuale sa her me prekte une lagesha(si te urinoja) nuk e kuptoja çka po ndodh po me thoshnin se eshte normale, me kalimin e kohes lagesha me pak, tani jan 3 vite qe jam ne lidhje por ndodh qe gjate sexit te lagem dhe ne ato momente me leshon i gjithe trupi(plogshtohem), por kur nuk kam kontakt 1 jav me te dashurin ajo me ndodh dhe ne endrra!! se di çfar po ndodh pres pergjigje ju lutem ..!!

  3. emilio says:

    pershendetje seksologe
    .jam emilio nga semani/fier 26 vjec i martuar.kam nje hadh te madh qe nuk di ku te shprehem sepse ne meshkujt kemi cik sproblem te doktori.sa here qe kryej mardhenie seksuale me bashkshorten prishem sh shpejt ju lutem me shkruani ne adrese te emailit dhe me lini ndonje nr kontrakt qe te bisedoj me ju.. flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>