Pyetje:
Doktor jam një vajzë 20 vjecare që nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe do tju lutesha të më informonit për kontraceptivët femëror, cfarë do të këshillonit ju doktor që unë të përdorja, pasi sëbashku me të dashurin tim kemi vendosur të kryejmë marrëdhënie. Ju faleminderit!
Përgjigje:
Ti bën shumë mirë që dëshiron të dish për seksin e sigurtë, përpara se të filloni jetën seksuale. Për këtë kam shkruar shumë herë, por në përgjigjen për ty do të them vetëm kaq:
Mjeti më i mirë mbrojtës kundër shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve infektive seksuale është kondomi. Djali duhet të veshë kondomin para penetrimit në vaginë. Ta veshe atë sa herë do të bëni seks dhe ta veshë korrekt.
Por vetëm kondomi nuk është i mjaftueshëm. Edhe ti duhet të përdorësh një nga kontraceptivët femërore. Ato janë disa grupe. Unë do të këshilloja një metodë barriere. Kontraceptivët oralë janë hormone dhe hormonet nuk janë indiferente për trupin e vajzës.
Po qe se ti zgjedh kontraceptivët oralë për t’i kombinuar me kondomin e djalit, duhet të shkosh tek mjeku yt, ose një mjek gjinekolog, i cili në përputhje me gjendjen tënde shëndetësore do të rekomandojë kontraceptivin më të përshtatshëm. Hormonet si kontraceptivë merren në disa rrugë. Nga goja, nga lëkura në formë leukoplasti, ose futen nën lëkurë.
Unë besoj se ti je vajzë e mencur dhe me djalin e doktorin do të gjeni mënyrën më të mirë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshirueshme dhe semundjet infektive seksuale,
pa dëmtuar shëndetin dhe kënaqësinë e seksit.
Pac fat e shëndet
Doktori