Lengu para-ejakular

Pyetje:
Doktor, Kur jam i eksituar penisi më nxjerr një lëng transparent. Jam i sigurtë që nuk është ejakulacion prematur. Kjo nuk është një gjë e re për mua, sepse më ka filluar shumë kohë më parë. Kam kuptuar se kjo gjë e shqetëson dashnoren time . A është kjo normale?. A ka diçka që duhet të bëj për ta minimizuar, ose eliminuar këtë?

Faleminderit.

Përgjigje:
Lëngu që ti përshkruan ka mundësi të jetë i ashtuquajturi lengu para-ejakulator. Ky lëng del gjatë eksitimit seksual dhe është i qartë. Ky është sekretim mukoz i gjëndrave të Coëperit dhe ai mund të përmbajë ose jo spermatozoide. Ky lëng vlen për dy qëllime: 1-Neutralizon aciditetin e urinës në uretrën e meshkujve dhe 2-Bën lubrifikimin e uretrës, pra shtron dhe lehtëson rrugën e spermatozoideve.
Ka edhe shpjegime të tjera, më pak të besueshme, për këtë lëng.
a-Mund të jetë një inkontinencë urinare e lehtë gjatë stresit (përfshi eksitimin seksual), që bën të rrjedhë urina e cila përzihet me lëngun prespermatik dhe e shon volumin e tij.
b- Infeksionet. Gjatë infeksioneve ka rrjedhje, por në këto raste rrjedhja ndodh kur je dhe nuk je eksituara.
c-Më e pazakonta mund të ndodhë kur valvulat intraurethrale nuk funksionojnë mirë.
d-Është, gjithashtu, e mundshme, edhe pse me më pak gjasa, që ju provoni orgasma, që janë shumë të lehta, të cilat kalojnë pa u vënë re (me përjashtim të ejakulacionit).
Bazuar në atë që ju shkruani, ka më shumë të ngjarë që penisi juaj lëshon thjesht lëng pre-ejakulator të zakonshëm.
Burrat ndryshojnë lidhur me sasinë e lëngut pre-ejakulator që lëshojnë. Ka burra që nuk lëshojnë fare, ndërsa të tjerë lëshojnë vetëm një pikë, por ka burra që lëshojnë një sasi të madhe lëngu. Të gjitha këto janë normale. Mosha, shkalla e eksitimit dhe zgjatja e lojës me anë të prekjeve, mund të kenë influencë në sasinë e lëngut pre –ejakulator që lëshon burri.
Përderisa kjo është një situatë normale, pse mendon se vajza do të shqetësohet nga mënyra si përgjigjet trupi jot. A e ke pyetur ndonjëherë vajzën në se ajo shqetësohet pse rrjedh rubineti jot Unë mendoj se kjo, si dhe shumë gjëra të tjera që do të provoni gjat marrëdhënieve tuaja, mund të jenë arsye që ju të dy të diskutoni dhe mësoni më shumë për përgjigjen seksuale të trupave tuaja. Zakonisht, sa më konfort të ndjehesh me veten , aq më konfort do të ndjehet edhe partneria. Thuaj vajzës,“Zemër, shiko, ti po lagesh për mua, unë po lagem për ti”
Po qe se je i shqetësuar nga kjo, ti mund ta bisedosh problemin me një doktor. Ai do të të sigurojë se nuk ka asgjë të keqe me aparatin tënd hidraulik. Ai do ta përcaktojë më mirë nëse tek ti ka ndonjë problem.
Sic e thashë edhe më sipër, ki parasysh se lëngu prespermatic përmban spermatozoide. Vajza mund të mbetet shtatzënë ose të marrë prej teje një sëmundje të transmetueshme seksualisht (përfshi dhe HIV), po qe se këto pika dashurie bijen në kontakt me membranat e vaginës së saj. Përdorimi i kondomit do t’u mbrojë juve dhe partneren tuaj nga një shtatzëni e padëshiruar, ose nga një infeksion që përhapet me rrugë seksuale.
Përderisa nuk ka mënyrë për ta minimizuar këtë lëng prespermatik, është me vend ta pranosh praninë e tij. Kuptimi dhe qëllimi i këtij likuidi lubrifikues, është t’u ndihmojë ju të dyve të ndjeheni më konfort kur vegla jote erektohet dhe forcohet.
Paç fat e shëndet
Doktori