Lëngu prespermatik

Pyetje:
Doktor, jam një djalë 23 vjeç nga elbasani dhe sa herë që masturbohem ose kryej marrëdhënie me të dashurën në fillim fare del spermë në sasi të vogël dhe më pas vazhdoj normalisht. Të dyve na pëlqen që aktin seksual ta fillojmë pa prezervativ prandaj doja të dija a është normale dalja e spermës në këtë fazë dhe a mund të ngelet ajo shtatzanë.? Ju faleminderit.

Përgjigje:
Dalja e lëngut prespermatik është normale. Kjo u ndodh të gjithëve. Ti duhet të dish se ky lëng është me shumë spermatozoide që mund ta ngizin vezën e vajzës. Në keni shpëtuar deri tani nga një shtatzëni e padëshiruar, u ka ndihmuar fati. Ju nuk veproni mirë. Ju duhet të bëni seks të sigurtë, për t’u mbrojtur nga shtatëzënia e padëshiruar dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Seks i sigurtë është kur ti vesh kondomin dhe vajza përdor një kontraceptiv të përshtatshëm. E kam thënë shumë herëe, ose seks të sigurtë ose hiç fare seks.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori