Llogaritja e ovulacionit

Pyetje:
Ju falenderoj për ?do informacion që na jepni nga ky portal. Dua të di si llogaritet ovulacioni, cilat janë ditët fertile, mujoret i kam ?do 33 ditë por ndonjëherë ?do 35 ditë, a është e sigurt nëse mbrohem vetëm gjatë atyre ditëve?
Ju faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

Përgjigje:
Cdo vajzë e grua bën mirë të dijë ditën e saj të ovulacionit, ose të daljes së vezës nga vezoria.
Ovulacioni është qëllimi i gjithë ciklit menstrual, sepse duhet veza per t’u fertilizuar, që të sigurohet ngjizja e një fëmije. Ky është momenti kur vajza është më fertile, pra më e gatshme se kurrë, për të ngjizur një fëmijë. Duke ditur ditën e saj të ovulacionit vajza mund të rregullojë aktivitetin seksual në atë mënyrë që mund të ngjizë edhe fëmijën që të ketë seksin që prindërit dëshirojnë. Duke ditur momentin e ovulacionit, vajzat evitojnë marrëdhënien seksuale në ato 3-4 ditë dhe kështu mund të mbrohen nga një shtatzëni e padëshirueshme.

Shumica e femrave të gjitarëve, me përjashtim të grave, e tregojnë ose e njoftojnë kohën e ovulacionit. Këtë e di gjithkush që ka në shtëpi një qen ose një mace femër. Kur ndodh ovulacioni ato kërkojnë seks dhe këtë e njoftojnë me sjelljet e tyre dhe këtë e marrin vesh edhe meshkujt, që turren ti kopulojnë për të ngjizur pasardhës. Gjitarët nuk ovulojnë cdo muaj. Ato ovulojnë një herë ose dy herë në vit. Madje, bushtrat ovulojnë kur janë në ashk, madje kur mashkulli e ka penisin brenda saj. Ajo nuk e lejon mashkullin të largohet prej saj pa kryer nxjerrjen e vezës. Ajo nuk do që veza të shkojë kot. Natyra kërkon që cdo vezë të ngjizet. Pra femrat gjithfarë e tregojnë momentin e ovulacionit duke ardhur në ashk.

Vajzat dhe gratë, megjithëse ovulojnë cdo muaj, ato nuk kanë ashk, Ato e fshehin ovulacionin dhe nuk e njoftojnë si femrat e gjitarëve të tjerë. Pse ndodh kjo tek gratë e vajzat? Ka shpjegime biologjike e antropologjike për këtë, po që nuk është vendi këtu për t’i shpjeguar. Kjo është një përshtatje biologjike e përforcuar gjatë evolucionit të tyre.

Edhe pse kështu, edhe gratë dhe vajzat mund ta marrin vesh momentin e ovulacionit. Në këtë blog ju do të gjeni disa shkrime për këtë subjekt.
Për këtë përdoren disa metoda : metoda e temperaturës së trupit, metoda e sekrecionit të qafës së mitrës dhe metoda kalendarike. Lexo në blog për këto metoda. Për qëllime praktike vajzat përdorin metodën kalendarike. Kjo do të thotë që nga dita kur prisni menstruacionet pasardhëse zbritni 14 ditë dhe kjo do të jetë dita kur do të ndodhë ovulacioni. Ti i ke menstruacionet 33 ditëshe. Le të supozojmë se ti i pret menstruacionet e radhës në 3 Tetor. Dita jote e ovulacionit do të jetë rreth datës 19 shtator. Po ta kishe ciklin menstrual 28 ditësh dhe i prisje menstruacionet në datën 28 Shtator, dita e ovulacionit do të ishte rreth datës 14 Shtator.

Të mos bësh marrëdhënie të pambrojtura në këto ditë, sigurisht, është një mbrojtje biologjike natyrale, por kjo nuk është e sigurtë. Nuk është e sigurtë sepse mund të bëhen gabime në kalkulim, ose mund të ndodhë që tek vajza të ketë edhe një ovulacion jashtë rradhe.

Përcaktimi i ditës së ovulacioni ka më shumë rëndësi për gratë që duan të ngjizin fëmijë dhe për ata prindër që duan të zgjedhin seksin e fëmijës së tyre. Ato duhet të bëjnë seks, tamam, në këto ditë që korespondojnë me ovulacionin.

Kjo metodë, sic të thashë, nuk është metodë kontraceptive e sigurtë. I sigurtë është kombinimi i masave mbrojtëse të djalit dhe vajzës. Djali të përdorë kondomin dhe vajza të përdorë një metodë kontraceptive femërore mbrojtëse.

Paci fat e shëndet
Doktori

4 Responses to Llogaritja e ovulacionit

  1. pamela says:

    pershendetje doktor jam nje vajze 15 vjec dhe kam kryer marredhenie 2 here me te dashurin tim..nuk jam penduar dhe cdo gje e kam bere me deshire..heren e pare piva nje kontraceptiv nuk ja mbaj mend mir emrin por kushtonte rreth 700 lek dhe ishte aq i forte saqe maximumi mund te perdorej 2 here ne vit..kishte efekt 72 ore..heren e pare i dashuri nuk perdori prezervativ por nuk u prish brenda..pas 1 jave me erdhen menstruacionet por me erdhen 10 dite perpara dates se perhershme.dhe zgjaten rreth 1 jave…u shqetesova pak po e beme per here te dyte ne kohen qe isha menstruacione..aty perdorem mjete mbrojtese vetem prezervativ..pas disa ditesh fillova te kisha unrinim te shpeshte dhe akoma kam..kjo gje me shqeteson pasi di qe nje nga shenjat e shtatzanise eshte urinim i shpeshte..nuk kam mundesi te shkoj te bej nje vizite tek gjinekologu prandaj do ju lutesha shume te me ndihmoni..faleminderit per mirekuptimin..

  2. dona says:

    pershendetje deshta tujav bej nje pytje jam e martuar qe 4 vite dhe mundohem te ngel shtat zen po nuk mundemkam ber disa kontrolla tek mjeku por kot dhe para nje muaji e kam ber edhe insiminacin po prap kot julutem me ndihmoni se qfar duhet te bej mestruacionet nuk i kam ne dat te caktuar ose 3 4 dit para ose brapa jam e shqetesuar se e kom kohen shum te vonshme se jom 38 vjet dhe para 2 viteve jam operuar nga ganceri i gjirit dhe mendoj se ktu esht problemi se hemoterapija ose rezatimi ndoshta esht pengesa ime julutem me ndihmoni ju faliminderit per mirkuptim pres je pergjegje ju lutem

  3. dona says:

    ju lutem nuk di se qfar u be me pergjegjjen time nuk kam ju lutem kam nevoj me trekoni se une kam problem dhe pergjegjje ska

  4. beni says:

    une jame nje djale 13-14 a mund te bej seks pa kondom mund e shkakhtohet ndonje semundje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>