Pyetje:
Përshëndetje doktor. Desha të di nëse lythat gjenitalë mund të shfaqen në zonën orale pas marrëdhënieve orale, nëse personi ka pasur lytha gjenitalë por që janë shëruar.
Përgjigje:
Lythat gjenitalë janë sëmundje infektive seksuale, që shkaktohen nga HPV dhe që përhapet me rrugë seksuale. Herpes viruset janë të shumë llojshëm. Sëmundja mjekohet me vështirësi dhe përsëritet shpesh.
Infeksioni përhapet edhe në gojë kur një person i infektuar bën seks oral me një person të painfektuar. Personi i infektuar është më i rrezikshëm për të tjerët, kur veruket lulëzojnë. Seksi oral, ashtu si ai vaginal, duhet të kryhen të mbrojtur me prezervativ, ndryshe fyti do të mbushet plot me mikrobe të ndryshme, që përhapen seksualisht.
Për vajzat e reja nën 12 vjec, të cilat akoma nuk kanë filluar aktivitetin seksual, kryhet vaksinimi kundër HPV me vaksinën Gardasil. Kjo bëhet kryesisht sepse HPV është shkaktar i kancerit të qafës së mitrës.