Marrëdhënie seksuale pas lindjes

Pyetje:
Të përshëndes dhe cmoj punën që bënë për gjithë këto përgjigjje që ju jep atyre që vërtet kanë nevojë.
Pyetja ime është kjo: unë kam lindur para 7 javësh dhe tashmë kur është koha për fillimin e marrëdhënieve kam shumë frikë dhe ndonjëherë mendoj se asgjë sdo jetë më si përpara në lidhje me ndjenjat që i kam pasur me bashkëshortin gjatë aktit.
Nuk e di a ju ndodh kjo shumë femrave pas lindjes së parë apo ndoshta duhet të vizitoj ndonjë  psikolog. Pres përgjigjjen tuaj me padurim.

Përgjigje:
Po qe se lindja e fëmijës ka qenë normale, ti tani mund t’i kthehesh normalisht jetës seksuale.
Sigurisht, lindja e parë ndikon psikologjikisht si tek gruaja edhe tek burri, por kjo duhet të jetë një periudhë kalimtare.
Lindja normale, nuk u shkakton dëmtime rrugëve të lindjes dhe tani pas 7 javëve ato e kanë marrë plotësisht veten.
Filloni sic bënit edhe më përpara dhe do të ndjeni se akti seksual do të jetë edhe më i mirë.
Unë nuk besoj se ke nevojë për konsulte psikologjike, por po qe se nuk e kalon dot me vullnet këtë pengesë, atëherë konsultohu me një psikolog.
Nuk di si është puna me burrin. A kërkon ai të kryejë marrëdhënie seksuale? Po qe se po, problemi eshte me i thjeshte. Sepse ka burra qe kur gruaja lind ata zemerohen. Ne keto raste problemi bëhet më i vështirë. Uroj që ju të mos e keni këtë problem.
Paci fat, shëndet dhe jetë seksuale të gëzuar.
Doktori