Marrëdhëniet Seksuale

condomFraza “këmbimi i lëngjeve seksuale” do të thotë angazhim në seks të pambrojtur. Një vajzë ose një grua që bën kopulim seksual pa kondom, me një djalë ose një burrë të infektuar me HIV, ajo ka rrezik të infektohet. Çdo dëmtim, sado i vogël në vagjinën e saj, e lejon virusin të kalojë lehtësisht brenda trupit. Po ashtu, kur një grua e infektuar kryen kopulim pa kondom me një djalë, virusi futet në gjakun e djalit lehtësisht nëpërmjet një dëmtimi sa do të vogël në penisin e tij, ose nëpërmjet uretrës (tubit për gjatë penisit që shërben për urinim dhe ejakulim). Këto dëmtime mund të jenë aq të vogla, sa që nuk shikohen dhe nuk ndjehen nga ai që i ka. Infektimi me HIV mund të ndodhë edhe kur kryhen marrëdhënie me persona të të njëjtit seks, mjafton që të këmbehen lëngjet e trupit të dy partnerëve.

A ka marrëdhënie seksuale të Sigurta?

Seksi i sigurtë është me shumë rëndësi dhe ai duhet të praktikohet çdo herë që bëhet seks, por për të evituar përhapje e HIV-it, ai është i domosdoshëm. Puthjet, mbajtjet nga dora, masazhet, fërkimet trupore, janë të gjitha praktika seksuale të sigurta. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit të infektohen me HIV, po qe se kufizohen vetëm në këto praktika.

Seksi oral, është më i sigurtë nga seksi vaginal dhe anal. Rrallë ka ndodhur që një person të infektohet me HIV duke bërë seks oral, por edhe mund të ndodhë. Ekziston një përqindje rreziku për infektimin me HIV gjatë seksit oral. Ashtu si edhe gjatë kopulimit seksual, një dëmtim i vogël e i hapur në gjenitalet dhe një dëmtim i hapur në gojë lejojnë? infeksionin të përhapet gjatë seksit oral. Kur partneri i infektuar lëshon në gojën e tjetrit lëngjet e tij, mundësia e infeksionit ekziston.

Por sa i sigurtë është “seksi i sigurtë”? Abstinenca, ose mos bërja fare seks, është metoda e vetme krejtësisht e sigurtë, për të parandaluar përhapjen e HIV dhe AIDS. Kushdo që bën seks duhet të jetë i mençur. Seksi me kondom është i domosdoshëm dhe zakonisht i sigurtë. Përdora fjalën “zakonisht” jo pa qëllim. Kondomet mund të çahen dhe kur çahen, shanset për infektim nga këmbimi i lëngjeve seksuale rriten.

Kontaktet me Gjakun

Kontakti direkt me gjakun e një personi të infektuar me HIV është me rreziqe. Kur kërkuesit shkencorë gjetën mënyrën si njerëzit infektoheshin me HIV/AIDS, punonjësit e shëndetësisë u trembën. Doktorët, infermieret, dentistët, punonjësit e urgjencave dhe kirurgët vinë në kontakt, çdo ditë, me shumë pacientë. Zbulimi i HIV dhe rritja e njohurive lidhur me mënyrën e transmetimit të tij, bëri që punonjësit e shëndetësisë të mendonin si të mbroheshin. Tani punonjësit e mjekësisë veshin doreza lateksi kur merren me të sëmurët, por ata përdorin masa mbrojtëse edhe kur kryejnë frymëmarrjen gojë-më-gojë tek të sëmurët që i reanimojnë.

Për shumë adoleshentë, kërcënimi për infeksion vjen kryesisht nga përdorimi i drogave intravenoze dhe kur bëjnë seks pa kondom. Kur një person përdor një shiringë për të injektuar drogën, copëza gjaku të vogla mbeten në pjesët e shiringës. Po qe se një person tjetër e mbush të njëjtën shiringë me drogë dhe e injekton atë tek vetia, ai ose ajo infektohet nga copëzat e gjakut të infektuar.

Ishte një kohë, kur infektimi mund të bëhej edhe kur transfuzohej gjak, ose preparate të tij, që ishte marrë nga një person i infektuar. Tani me ligj, në të gjithë botën, gjaku që merret për transfuzion testohet për HIV.

3 Responses to Marrëdhëniet Seksuale

  1. enxhi says:

    pershendetje doktor.do doja tdija nese ka rrezik per mua dhe partnerin tim nese kryejm mardhenie gjate kohes qe un po perdor ovula vaginale..

  2. klara says:

    pershendetje doktor!do te doja nje pergjigje te shpejte nga ana juaj.para 5 ditesh kam kryer marredhenie seksuale te pambrojtur.kerkova neper farmaci kontraceptiv te urgjences 72 oresh po nuk gjeta ne asnje farmaci.tani jam ne siklet pasi nuk dua te kem nje femije qe tani pasi jam me studime,jam e martuar po theksoj se nuk dua te kem nje femije tani.sa mundesi ka qe te kem ngel shtatzane dhe a ka ndonje shenje qe mund te dyshoj per shtatzani qe pas 6 ditesh te marredhenies.dhe cfare menyre tjeter mund te perdor per ta shmangur kete shtatzani te mundshme.me respekt klara.

  3. besart says:

    DR. me fal e kom ni pytje qe shum um brengos sdi pse kom has sdi sa here ne to a munet me ndodh nese ni femer osht e virgjer e kur te bon mardhanje per te paren here qe mos me qit gjak?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>