PYETJE:
I nderuar Doktor Harxhi.
A mund të çfaqet ndonjë sëmundje me natyrë seksuale nga masturbimi? i shpeshtë? Pres një përgjigje nga ju .
Me respekt
Erjoni
PËRGJIGJE:
Një shaka e vjetër thotë: 97 përqind e burrave pranojnë se masturbojne, 3 përqind të tjerë gënjejnë.
Një studim ka gjetur se deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç 80 përqind e djemve dhe 60 përqind e vajzave masturbojnë.
Ka një ndryshim interesant lidhur me masturbacionin tek djemtë dhe tek vajzat: Djemte deri në 18 vjeç masturbojnë më ralle kur kanë marrëdhënie seksuale me një shoqe, ndërsa vajzat adoleshente masturbojnë më shpesh kur kanë marrëdhënie seksuale me një shok. Pse?
Sepse një djalë i ri pothuaj në çdo marrëdhënie seksuale përfundon në orgasmë, ai nuk ka nevojë të shkojë në shtëpi të masturbojë. Për një vajzë të re një akt seksual mund të jetë shumë i shpejtë dhe jo komplet që të arrijë orgasmën… Ajo mbetet e tensionuar dhe e bllokuar pas lojës seksuale, ajo shkon në shtëpi dhe fillon vetë-stimulimin për çlirim seksual? fizik. Këtë nuk i a thotë mikut të saj.
Fjala “masturbacion” vjen nga Latinishtja “masturbare”, që do të thotë “ngacmim me dorë”
Sot pak nga të rinjtë besojnë në ato që kemi besuar ne dhe gjeneratat para nesh, se masturbimi shkakton sëmundje, paraliza, verbim e tj. Të gjitha të dhënat mjekesore tregojnë se kjo frike nuk ka bazë dhe duhet trajtuar si një dogmë. Dogmatizmi edhe në këtë sferë, si kudo, nuk e pranon progresin.
Deri në dhjetë vjeçarët e fundi mjekët dhe atoritetet fetare e dënonin masturbacionin si të dëmshëm për shëndetin dhe djallëzor.
Deri në shekullin e 18-të, masturbacionit i ishte kushtuar pak vëmëndje. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ai u bë një shqetësim i përgjithshëm. Në fillim ai u bë problem? shoqëror nga disa moralistë. Më vonë mjekët e transformuan masturbacionin nga? një çështje morale? në një çështje mjekësore.
Mendohej se masturbacioni tek burrat dëmton trurin dhe sistemin e tyre nervor. Në këtë qëndrim reflektohej pikpamja e kohës viktoriane për seksuaklietetin. Nga fundi i shekullit te 19-të, në revistat mjekësore të Europes dhe Amerikës, ky “ves sekret” konsiderohej si shkak për çdo sëmundje.
Të rinjtë ndjeheshin fajtorë pse masturbonin. Kur kërkonin ndihmen e mjekut ose pranonin se masturbonin kur i pyeste mjeku, ata? trajtoheshin barbarisht me lëndë kimike kaustike, solucione të dobëta acidi, ose shushunjëza të? vendosura në zonën gjenitale. Në rastet më serioze bëheshin prerje të lafshës së penisit nga rridhte gjak. Në rastet akoma më ekstreme, kur mjeku trëmbej se pacieti mund të çmëndej,? kryente skopitjen (tredhjen ) e djalit.
Në periudhën viktoriane masturbacioni tek femrat ka qënë krejtësisht i papranueshëm. Një mjek i kohës shkruante se shumë sëmundje të grave si rrjedhjet e bardha (leucorrhoea), hemoragjitë uterine, prolapsi i mitrës, kanceri, çrregullimet funksionale të zemrës, iritacionet e palcës së kurrizit, palpitacionet, hysteria, konvulsionet, pamja e keqe, debiliteti, shumë manira dhe shume simptoma të tjera nervore ku përmblidhej një tablo e trishtuar e këtyre grave, trajtoheshin si pasoja të masturbacionit.
Një mjek Francez i kohës shkruante: “ Për mendimin tim as murtaja, as lufta, as lija, as tërësia e të gjithë djajve të marë së bashku, nuk ka çuar në një fatkeqësi të tillë për njerëzimin sa zakoni i masturbimit: ai është elementi shkatërues i shoqerive të civilizuara”
Në vitin 1866 revista “American Medical Journal” diskutonte për punimet e mjekut Anglez Dr.Isaac Broën Baker. Ai njoftonte për suksese në mjekimin e epilepsisë dhe çrregulllimeve të tjera nervore në pacientet femra duke hequr klitorin e tyre.? Editori i revistës theksonte se masa e madhe e opinionit mjekësor anglez i kundërshtonte me forcë idetë e Baker dhe e kish diskualifikuar operacionin e tij. Ai e quante këtë veprim jo filosofik, që njgjan sikur t’i heqësh penisin një mashkullit.
Me 1889, Dr. Joseph Jones shkruante: “çmënduria e pashpresë“ është një nga konseguencat e shumta të masturbacionit dhe se fëmijët e atyre që masturbojnë janë të prirur për çmënduri të trashëguar në breza.
Me 1894, Dr. A J.Bloch në një artikull të titulluar “Sexual Perversion in the Female” do ta quante masturbacionin femëror një “Leprozë morale”.
Pas kësaj date studimet mjekësore filluan të tregojnë se masturbacioni nuk shkakton çrregullime serioze funksionale. Problemet psikologjike ndodhin prej qëndrimit të shoqërisë ndaj kësaj praktike dhe jo nga akti në vetëvete. Në vitet që pasuan këto ide të reja fituan gjithnjë e më shumë terren.
T’i shkrova të gjitha këto për të të treguar se ndikimi i këtyre pikpamjeve të gabuara vazhdon edhe sot në mëndjet e shumë njerëzve dhe pyetja jote tregon për këtë shqetësim. Opinionet për masturbacionin vazhdojnë të jenë të ndara. Mjafton të të kujtoj se më 1995, dymbëdhjetë vjet më parë, Kryemjeku i Amerikes Dr. Joycelyn Elders, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi kërkoi që masturbacioni duhet të jetë pjesë e programit mësimor për seks-edukimin. Kjo ndodhi sepse ky mesazh deri në atë kohë nuk ishte pranuar akoma politikisht, ndonse opinioni mjekësor e pranonte që vete-kënaqësia është diçka normale për shumë njerëz adoleshentë dhe të rritur. Sot mjekët e shikojnë masturbacionin si të padëmshem, madje ndihmues dhe pjesë të zhvillimit të shëndetshëm të njeriut.
Specialistët e seksit e rekomandojnë masturbacionin për nxenësit e shkollave të mesme. Ata i japin masturbacionit një pamje të hareshme dhe keshillojne: “Seksi është me shumë rëndësi. Po qe se ndjeni nevojën për seks pranojeni atë. Po qe se të shqetësojnë ndjenjat dhe tensioni, masturbo. Masturbacioni nuk dëmton, ai ndihmon të ndjeheni më të relaksuar.”
Masturbacioni është i shëndetshëm por kërkohet pak kujdes. Gjithkush e ka të vështirë të shkojë tek doktori dhe të mjekojë një dëmtim, një infeksion, ose të nxjerrë ndonjë objekt të ngelur në gjenitalet si pasojë e masturbimit. Indet gjenitale janë delikate, të ndjeshme dhe të pastërta, po të krahasohen me duart e papastra.
Ka një praktikë erotike gjatë masturbacionit, të cilën të këshilloj të mos e bësh kurrë sepse është shumë e dëmshme. Personi që masturbon lidh një litar rreth qafes së vet dhe ndërpret në mënyrë të plotë, përkohësisht frymëmarrjen. Kjo praktikë quhet “asfiksia seksuale” dhe është përgjëgjëse për qindra vdekje çdo vit. Kjo bëhet sepse thuhet që mungesa e oksigjenit e rrit kënaqësinë seksuale. Është kjo arsyeja që shumë njerëz kur fluturojnë me aeroplan u shkon mëndja të bëjnë seks.
Masturbacioni që kryhet me kujdes nuk dëmton. Shpesh pas masturbimit, shumica e njerëzve ndjehen fajtorë, madje edhe kur feja në të cilën besojnë nuk e quan masturbacionin mëkat.
Pse ndodhe kjo? Sepse ata e shikojnë masturbimin si mungesë vullneti dhe vetekontrolli. E vërteta është ndryshe. Kur masturbimi zëvëndëson një marrëdhënie seksuale rastësore me një partner të panjohur; kur ai zë vendin e një vizite tek prostitutat; kur ai zë vendin e një akti seksual të parakohëshëm me një që e dashuron; ai është një zgjedhje e shëndetëshme dhe e përgjegjëshme, madje një formë e vetëkontrollit.
Duke e ndaluar masturbimin, ose duke i frikësuar njerëzit prej tij, ne vetëm rritim gjasat që interkursa seksuale e parakohëshme, egoiste dhe me rreziqe të zërë vëndin e masturbimit.
Masturbimi i kryer në kushte dhe mënyra normale është një mënyrë për të provuar veten. Fantazia është pjesë e kësaj prove. Kur mesojmë një instrument muzikor, ose kur praktikohemi në një lloj sporti ne praktikohemi dhe zhvillojmë aftësitë tona duke punuar vetëm dhe duke luajtur me të tjerë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për seksin. Gjatë masturbimit ne kuptojmë si përgjigjet trupi seksualisht dhe çfarë mendojmë kur e kryejmë atë.
Ka njerëz që mendojnë se masturbacioni nuk është natyral. Ata e mbrojnë këtë ide me arsyetimin se ai nuk koncepton fëmije, kur qëllimi natyral i seksit për ta është bërja e fëmijve. Masturbimi është krejtësisht natyral. Edhe antarë të tjerë të mbretërisë së kafshëve bëjnë masturbim. Por për njerëzit masturbimi ka rëndësi të veçantë sepse ne, ndryshe nga speciet e tjera, dëshirën seksuale nuk e kemi atëhere kur femra është e gatëshme për të ngelur shtatzënë (estrous). Pas pubertetit ne jemi gati të bëjmë seks shumicën e kohes.
Shumë njerëz ndjehen shoqërisht më mirë dhe më të përgjegjshëm kur zgjedhin masturbumin në vënd të seksit me një partner të rastësishëm, kjo është e ashtuquajtura abstinencia totale (heqie dorë nga seksi deri në martesë).
Dhe në fund është mirë të dish se masturbimi është një nga teknikat më të përdorura sot në seks-terapi. Me ndihmën e masturbimit mjekohen shumica e disfunksioneve seksuale.
Masturbimi është dashnoria dhe dashnori i parë i të gjithë të rinjve dhe të rejave të çdo gjenerate. Ai është mënyra e vetme për ta shtyrë pjesëmarrjen në interkursë të parakohëshme. Ai është mënyra për të kënaqur dhe per të njohur seksualitetin e vetes.
Por masturbimi nuk duhet të bëhet fiksim që gjithë kohën ta kesh mëndjen atje. Ai nuk duhet të pengojë aktivitetet e tjera shkollore, kulturore, sportive e të tjera. Mbani mënd edhe gjërat e mira kur e kalojnë masën bëjnë dëm.
Të uroj shëndet e fat
Doktori.