Masturboj si i çmendur

Midis pyetjeve të lexuesve që presin për përgjigje, sot zgjodha t’u përgjigjem disa pyetjeve që lidhen me masturbacionin.

PYETJE? Nr 1:

Dr. Harxhi,

Jam një 16 vjeçar nga? Tirana dhe kërkoj një këshillë. Fillova të masturboj para dy vitesh. Tani nuk ndaloj dot. Ç’mund të bëj? Faleminderit

PYETJE? Nr 2:

Doktor,
Mendoj se jam seksualisht i çmendur ose diçka e tillë. Më duket se gjithmonë mendoj për vajzat, fantazoj dhe masturboj shumë, më së paku dy herë në ditë. A mendoni se jam normal?

PËRGJIGJE:

Pyetje të tilla më kanë bërë shumë të rinj adoleshentë.? Kjo ndodh sepse duke kaluar nëpër vitet e pubertetit dhe adoleshencës, shumë nga ju provojnë ndjenja të forta romantike dhe seksuale. Ju harxhoni shumë kohë duke imagjinuar romanca pasiononte me atë që për ju është speciale. Ju jetoni fantazi të bukura seksuale. Janë pikërisht këto fantazi? që u ngucin të masturboni shumë shpesh. Të tjerë interesohen më shumë për seksin tjetër dhe ndjejnë se i ka “zënë qymyri”, ose fillojnë ndonjë romancë dashurie…

Këto ndjenja romantike dhe seksuale janë shumë të forta. Ka momente që u duket sikur çdo mendim i juaji lidhet vetëm me romancën dhe seksin!. Disa nga ju ndjejnë se janë kaq shumë të mbërthyer nga këto ndjenja, sa që ndjejnë diçka të frikshme. Mos u shqetësoni për intensitetin? e madh që kanë këto marrëdhënie romantike ose seksuale. Këto marrëdhënie janë krejtësisht normale për moshën tuaj. Shumica e të? rinjve? shkojnë në këtë rrugë.

Ka disa të rinj që nuk i provojnë këto ndjenja të forta seksuale dhe romantike gjatë pubertetit. Ata përfshihen më shumë në aktivitete sportive e shkollore, merren me muzikën, me baletin, pikturën e të tjera aktivitete të tilla dhe shumë nga këta djem shpesh pyesin:

“Shokët? e mi gjithmonë flasin për seks. Unë nuk jam i interesuar në punë romancash. A mendoni se ka diçka që nuk është normale me mua?”

Për këta djem kam këtë përgjigje: Ashtu si çdo njeri nga ju ka programimin individual të zhvillimit të trupit në pubertet, ashtu ka edhe programimin për romancën dhe interesat seksuale. Mos u shqetësoni pse shoku i moshës tuaj është i interesuar për seksin, ndërsa juve jo. Gjithçka është normale. Programimi i zhvillimit tuaj personal është i ndryshëm nga i të tjerëve. Por ju keni shumë kohë përpara për të provuar ndjenjat seksuale dhe romantike.

Masturbacion do të thotë “prekje me dëshirë për kënaqësi seksuale të organeve seksuale”. Ka shumë terma që përdoren për këtë proces dhe ju mund të keni dëgjuar shumë të tilla, por mësohuni ta quani “masturbacion”.

Shumë djem dhe burra masturbojnë, por jo të gjithë. Pra është sjellje normale kur masturboni edhe kur nuk masturboni. Disa djem fillojnë të masturbojnë që kur janë fëmijë? dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Të tjerë nuk masturbojnë deri sa t’u fillojë puberteti dhe të fillojnë të prodhojnë spermatozoide. Të tjerë nuk e fillojnë masturbimin pa u moshuar edhe më shumë. Ka disa të tjerë që nuk masturbojnë kurrë.

Por shumica e meshkujve masturbojnë. Në një anketë, 95% e meshkujve dhe 89% e femrave raportuan se masturbonin. Njerëzit e të gjitha moshave, të të dy sekseve dhe të të gjitha drejtimeve në jetë, masturbojnë. Natyrisht, femrat nuk ejakulojnë spermë si meshkujt, por kanë orgazma. Disa gra lëshojnë lëng sapo arrijnë orgasmën. Ky nuk është? ejakulacion si ai që kanë burrat.

Djemtë ndonjëherë mendojnë se sapo të fillojnë seksin do ta ndërpresin masturbimin. Kjo nuk është e vërtetë. Shumë burra të martuar? dhe të tjerë me dashnore të qëndrueshme masturbojnë edhe pse bëjnë rregullisht? marrëdhënie seksuale.

Njerëzit mendojnë se të gjitha gjërat e tmerrshme mund t’u ndodhin po qe se do të masturbojnë. Do t’u dalin leza në hundë dhe lesh në pëllëmbët e duarve. Do të ç’mënden dhe do të qorrohen. Do të pësojnë atak në zemër dhe do të mbushen me pucra. Do të verbohen, do t’u zbutet truri, do të bëhen idiotë dhe do të çmenden e shumë të tjera. Sot ne dimë me siguri se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Po të ishin këto të vërteta,? bota do të ishte e mbushur me të verbër,? me idiotë e me të çmendur.

Njerëzit nuk i besojnë më këto histori të vjetra, por ideja se masturbacioni është i dëmshëm akoma ekziston. Besoj se ju do të keni dëgjuar për këto gënjeshtra moderne lidhur me masturbacionin, unë do t’u them disa fakte.

1- Ju nuk do t’u mbarojnë spermatozoidet e as nuk do t’i përdorni të gjitha spermatozoidet tuaja duke masturbuar.
Mundet që përkohësisht të pakësohet numri i spermatozoideve nga ejakulacioni i përsëritur, por duhet të dini se trupi juaj prodhon vazhdimisht miliona spermatozoidë çdo ditë. Nuk ka asnjë mundësi që ata të mbarojnë.

2- Duke masturbuar shumë kur jeni të rinj, kjo nuk ka efekte të dëmshme për jetën seksuale kur të rriteni.

Disa djem shqetësohen nga që mendojnë se po të masturbojnë shumë kur janë të rinj, ata do të mësohen dhe do të duan të masturbojnë edhe kur të rriten dhe nuk do të kënaqen me interkursën seksuale. Të tjerë mendojnë se penisi i tyre do të jetë “shumë i mësuar“ me masturbimin dhe nuk do të ejakulojë dot brenda vaginës. Ata shqetësohen se masturbimi e bën penisin të paaftë të punojë si duhet gjatë interkursës.

Teoritë janë pa fund dhe të gjitha janë gabim. Shumë ekspertë mendojnë se masturbimi është mënyra e sigurtë për të provuar si do të funksionojë jeta juaj seksuale kur të rriteni. Duke masturbuar, ju do të mësoni si përgjigjet trupi i juaj seksualisht dhe çfarë u jep juve më shumë kënaqësi. Kur do të filloni të bëni seks, ju do të dini çfarë u pëlqen më shumë dhe çfarë u eksiton më shumë. Kur ju i dini këto, do ta keni më lehtë t’i tregoni partnerit seksual çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen dhe partneri do t’u ndihmojë të rritni kënaqësinë seksuale.

Disa burra i kanë orgazmat nga masturbacioni shumë më intensive nga interkursa. Kjo nuk do të thotë se ata e duan masturbacionin më shumë nga interkursën. Interkursa ka shumë elemente brenda saj si prekjen, përqafimin dhe intimitetin me një person tjetër. Këto e bëjnë interkursën një eksperiencë shumë më superiore nga masturbimi.

Burra të tjerë ndjejnë se orgazmat që provojnë gjatë interkursës janë më intensive nga ato që arrijnë me masturbim. Ka edhe burra që intensitetin e orgazmave e ndjejnë të barabartë? si nga masturbacioni edhe nga? interkursa.

Mbani mënd masturbacioni nuk është kurrë një veprim i dëmshëm.

Në qoftë se masturbon dhe ejakulon shumë, vetëm penisi do të ndjejë dhimbje nga fërkimi. Ky është dëmi që ka trupi? prej masturbacionit.

3- Jo, ju nuk masturboni shumë.
Nga e di unë këtë? Natyrisht, unë nuk e kam idenë sa shumë ju? masturboni, por unë e di me siguri që trupi juaj i ka vendosur vetë limitet. Kur një djalë masturbon shumë, penisi i tij nuk erektohet për një farë kohe. Atij i duhet një pushim që ta marrë veten e të? erektohet përsëri.

Më duhet ta specifikoj pak atë që sapo thashë. Kupto që ju po masturboni shumë vetëm kur gjithë ditën mëndja u ngelet tek masturbimi. Ju nuk shkoni? askund. Ju jeni ndarë nga shokët. Ju nuk keni asnjë hobby ose interes tjetër? veç masturbimit …., në këtë rast ju po masturboni shumë.

Disa djem masturbojnë disa herë në ditë. Të tjerë masturbojnë një herë në ditë. Ka të tjerë që masturbojnë një ose dy herë në javë. Djem të tjerë masturbojnë më shumë ose më pak se kaq. Por ka edhe nga ata që nuk masturbojnë fare. Të gjithë janë normalë.(vazhdon…)

Ju uroj shëndet e fat.
Doktori