Mbi anatominë seksuale
“TESTIKUJT E PAZBRITUR” OSE “CRYPTORCHIDISMI”
Pyetje:
Përshëndetje Doktor,
Djali im është 5 vjeç e gjysmë dhe kam vënë re se e ka shumë të rrafshët pjesën e testikujve. Ditën që e vura re hapa albumin e fotove familjare dhe pashë që kur ka qenë i vogël, pamja e testeve ka qenë krejt normale. Shkova në një doktor dhe pasi bëri një kontroll me dorë, më tha që djali i ka të dyja testet, por ato duhen zhvendosur dhe se për t’i ardhur në vend duhet të bëjë një mjekim 6 javor me një medikament me injeksion. Jeni dhe ju i këtij mendimi?
Përgjigje:
Nuk ka dyshim që mendimi i doktorit që ka vizituar dhe ka rekomanduar mjekimin për djalin tuaj është mendimi i parë që duhet respektuar. Por me që ju më pyesni për mendimin tim lidhur me një problem që shqetëson edhe shumë prindër të tjerë, do të përpiqem të shpjegohem sa më qartë dhe shkurt.
Gjatë zhvillimit të fetusit mashkull në uterusin e nënës, testikujt fillojnë të rriten në hapësirën e barkut të tij dhe migrojnë drejt skrotumit (qesja e testikujve), ndërkohë që shtatzënia është duke u zhvilluar. Zbritja e testikujve në skrotum zakonisht përfundon gjatë muajit të shtatë ose të tetë të shtatzënisë…
Djemtë tek të cilët testikujt nuk zbresin natyralisht – pra kur një ose të dy testikujt nuk shkojnë në skrotum – kanë atë gjendje që njihet me emrin “testikujt e pazbritur”, ose “cryptorchidismi”.
Testikuli i pazbritur që në lindje, shpesh e zgjidh vetë problemin pas lindjes, ai zbret në skrotum. Në ato raste kur gjendja nuk rregullohet vetë, këshillohet operacioni i cili ka për qëllim ta lëvizë dhe ta fiksojë testikulin në pozicion të përshtatshëm në skrotum. Më përpara mendohej se për këtë ndërhyrje mund të pritej deri sa djali të bëhej pesë vjeç, ndërsa sot shumica e mjekëve mendojnë se ndërhyrja kirurgjikale duhet të kryhet kur fëmija është një deri dy vjeç. Mjekimi hormonal, të cilin ua ka rekomanduar mjeku për djalin, gjithashtu, ndihmon që të zbresin testikujt në skrotum dhe është një opsion tjetër mjekimi.
Djemtë që lindin? me testikuj të pazbritur dhe që nuk korrektohen, mund të kenë në të ardhmen probleme me fertilitetin, pra pakësohet ndjeshëm prodhimi i spermatozoideve. Por ka dhe një fakt tjetër që duhet ta dini: burrat që kanë lindur me testikuj të pazbritur – të korrektuara ose jo me operacion – e kanë më të lartë rrezikun që të sëmuren me kancerin e testikujve.
Testikujt e pazbritur më shpesh takohen në fëmijët që kanë lindur prematurë – 30 përqind e djemve të lindur prematurë janë me testikuj të pazbritur – kjo ndodh nga që ata kanë lindur përpara se testikulat të kenë zbritur. Në fëmijët e lindur në kohë incidenca është 3 deri në 5 përqind të lindjeve, që prapë nuk është pak.
Tek djali yt testikujt e pazbritur mund të jenë akoma në kavitetin abdominal ose në mes të rrugës në kanalin inguinal – kanali që lidh murin e barkut me skrotumin. Por ka dhe raste shumë të rralla kur testikujt mund të mos jenë formuar fare. Në rastet kur të dy testikujt nuk kanë zbritur, këshillohet testimi i kromozomeve si mundësia e vetme për të verifikuar seksin e fëmijës.
Shkak që testikujt nuk zbresin mund të jetë çdo gjë që pengon procesin e zbritjes, por shkaku ekzakt për çdo rast nuk mund të dihet. Mendohet që shkak mund të jenë anomalitë hormonale gjatë shtatzënisë, ose vetë testikujt e zhvilluar jo normalisht.
Në qoftë se të dy testikujt mungojnë krejtësisht në skrotum, shkaku mund të jetë torsioni ose përdredhja e vazave të gjakut të testikujve gjatë shtatzënisë. Torsioni i testikujve mund të vihet re edhe në testikujt e zbritur dhe bën që testikujt të mos zhvillohen.
Ka disa faktorë që e rritin rrezikun për cryptorchidismin:
1 Nëna ka një histori familjare me vdekje të pashpjeguara të të porsalindurve ose me anomali gjenitale.
2 Fetusi është ekspozuar ndaj nivelit të lartë ose të ulët të disa hormoneve gjatë shtatzënisë.
3 Fetusi vuan nga Down sindromi
4 Fetus me çrregullime të sistemit endokrin,
5 Nëna mund të jetë më e re se 20 vjeç ose më e vjetër se 35 vjeç.
6 Nëna është ekspozuar ndaj pesticideve ose kimikateve të tjera toksike.
7 Nëna ka shëndet jo të mirë.
Testikujt e pazbritur zbulohen menjëherë pas lindjes. Po qe se prindi konstaton se testikujt e të porsalindurit nuk kanë zbritur në skrotum, duhet të bisedojë me pediatrin. Diagnoza e hershme dhe mjekimi parandalojnë problemet me fertilitetin ose kancerin testikular vonë në jetë.
Testikujt e pazbritur diagnostikohen gjatë vizitës së të porsalindurit.
Diagnoza vendoset kur testikujt nuk janë në vendin normal. Doktori pastaj kërkon të lokalizojë vendin ku janë testikujt në kanalin inguinal ose në vend tjetër. Mund të përdoren ekzaminimet me ultratinguj (ekografia), për të lokalizuar vendin e vendosjes së testikujve brënda në barkun e djalit .
Ekzaminimet me rreze X ose ultratinguj ndihmojnë të bëhet diagnoza më e mirë. Vizita tek një mjek urolog fëmijësh është me shumë rëndësi.
Duhet dalluar një rast që dyshohet për teste të pazbritura nga ajo që quhet testet e “retraktuara”, kur testikuli lëviz para-mbrapa nga kanali inguinal në skrotum. Në të kaluarën testikujt që retraktohen nuk konsideroheshin si problem klinik që kërkonte mjekim. Por studimet e fundit kanë treguar se testet që retraktohen, më vonë në jetë ngjiten lart. Kjo gjendje që quhet testikulat e pazbritura të fituara gjatë jetës, kërkon gjithashtu mjekim. Ju thoni se djali juaj ka lindur me testikula të zbritura dhe tani ato mungojnë. Mund që djali juaj të jetë një nga ato raste që quhen testikula të pazbritura të fituara.
Testikujt e pazbritur mund të shkaktojnë disa komplikacione:
1 Kancerin testikular më vonë në jetë
2 Probleme të fertilizimit. Ulet numri dhe kualiteti i spermatozoideve. Ulet shkalla e fertilitetit dhe gjendja mund të shkojë deri në sterilitet.
3 Torsion testikular. Furnizimi me gjak i testikujve ndërpritet nga përdredhja e kordonit spermatik.
4 Herni inguinale. Zorrët dalin nëpër kanalin inguinal.
5 Kanceri i gjirit tek burrat.
6 Traumatizimi ose dëmtimi i testikujve nga shtypja e tyre në kockën pubike.
Djemtë që kanë patur testikuj të pazbritur – të korrigjuara ose jo me rrugë kirurgjikale – i kanë dhjetë herë më të larta shanset që të zhvillojnë kancerin testikular. Rreth 3 deri 5 përqind e burrave që kanë patur cryptorchidism në fëmijëri, zhvillojnë gjatë jetës kancerin testikular.
Testikujt ka pak shanse të zbresin vetë pas muajit të gjashtë të jetës. Sapo doktori vendos se testikujt nuk kanë shans të zbresin natyralisht, ai rekomandon terapi hormonale, kirurgji ose kombinimin e të dy metodave. Këtë gjë ka bërë doktori edhe me djalin tuaj. (Ndoshta ka vend të diskutohet në se vlen terapia hormonale në moshën 5 vjeç !)
Duke qenë se zbritja normale e testikujve rregullohet pjesërisht nga hormonet, zbritja e tyre mund të nxitet me terapi hormonale, duke përdorur Chorionic gonadotropinën humane ( HGC). HGC është i vetmi hormon i aprovuar për trajtimin e testikujve të pazbritur në Amerikë. HGC bëhet me injeksione, përgjithësisht dy herë në javë për katër javë. Suksesi i mjekimit është më i mirë kur testikujt janë të vendosura në distancën më të largët nga skrotumi. (HGC është i vetmi hormon që përdoret në Amerikë, por në Shqipëri dhe vende të tjera mund të jenë të këshilluara edhe hormone të tjera, kjo varet nga eksperienca e mjekut kurues!)
Më shpesh doktorët rekomandojnë një procedurë kirurgjikale të thjeshtë e njohur si orchipexy ose orchidopexy, e cila është mirë të kryhet? kur djali është midis një dhe dy vjeç.
Kur nuk përcaktohet dot klinikisht vendi ku ndodhen testikujt,? mund të kërkohet ekzaminimi laparoskopik. Një video kamera futet në bark dhe kërkon në rajonet inguinale për të gjetur ku janë testikujt. Mënyra e mjekimit përcaktohet sa po gjenden ku janë testikujt.
Në disa raste testikujt mund të mungojnë krejtësisht. Kjo konfirmohet me operacionin ose laparaskopinë. Kur mungojnë të dy testikujt, doktorit do t’i duhet të shikojë hormonet dhe kromozomet e fëmijës për ta vlerësuar fëmijën për karakteristikat e një çrregullimi që flet për një ambiguozitet gjenital.
Ka shumë rëndësi që testikujt e pazbritur të rregullohen shpejt. Kjo për arsyen se dendësia e qelizave spermatike në testikujt e pazbritur pakësohet para se fëmija të bëhet një vjeç. Nga ana tjetër rreziku për kancer testikular është më i lartë tek burrat me gjendje të pa korrektuar.
Operacioni mund të kryhet pa e shtruar fëmijën në spital dhe ai zgjat 30 deri 60 minuta.
Pas operacionit ndiqni porositë e kirurgut. Që të evitoni riçvendosjen e testikujve nga skrotumi pas operacionit, përkohësisht mos i lejoni fëmijët të lozin me lodra si biçikleta. Kufizojini nga aktivitetet sportive fëmijët më të rritur për deri sa të jetë rikuperuar gjendja komplet.
Shpresoj të kem thënë të gjitha ato që të duhen të dish lidhur me djalin.
Uroj shëndet e fat për ju të gjithë.
Doktori.

pershendetje doktor kisha nje pyetje per ju jam 36 vjeq dhe tani vone kur pash se isha azospermi dhe nuk kisha femij per dy vite gjat marteses mesova se testiset nuk i kisha ne skrotum por ne kanal inuaginal tani me duhet te operohem dhe desha te ju pyes edhe pse e di qe jam von amund te em permisohet gjenjda pra te prodhoj spermatozoide normalisht kur ato zbriten ne skrotum sepse kam pas hormone te larta trefish dhe me jane zbritur duke eprdor bromergan klomifen testosteron sepse ekisha te ulet e desha te ju pys a kam shansa te behem prind me ruge normale pas sherimit tim ju falenderoj qe tani
pershendetje jam 36 vjeq dhe vone mesova se testistet nuk me kan zbritur ne skrotum dhe i kam ne kanal inuaginal kete mesova kur mjekohesha tek mjeku per shkak te vleres se larte te fsh 34.5 qe me zbriti ne 13 lh 9.3 me zbriti ne 3 testosteron ne 308 u ngirt ne 740 dhe prolaktin ne 546 u zbrit ne 450 dhe prita se do kisha prodhim sperme por spermogrami me dle azosperm sipas jush nese operohem gje qe do ta bej se shpejti a muund te behem prind me rrug natyrale dmth a mund te vazhdoj prodhimi i spermes pasi te zbriten testikujt ne skrotum ju falenderoj qe tani
pershendetje jam 40 vjeqar qe dy vite jam i martuar po nuk po arrij te behem baba;pas ni kontrolle te urologu me ka than se duhet te operohem nga varikocella sepse spermogrami me ka dal vetem 12 % normal .jom operu pas tre muajve e kom ba spermogramin po prap jo mir vetem 28% normal .ju kisha pytur a kam shanca te bahem baba .qka me kishi preferuar ju.nese keni pergjigjeje me dergoni ne imell adresen time . ikrasniqi _2006hotmail.com
Persh, jam 21 vjec dhe kam dhimbje te vazhdueshme te testikujve. Kryesisht testikuli i djathte. Nuk e di, jam shum i shqetesuar, mos ndoshta kam ndonje gje serioze. Keshtu nuk kam asnje problem apo shqetesim tjeter, jam normal vetem se ndonjehere keto dhimbje behen te padurueshme. Ju lutem me jepni ndonje keshille.
Pershendetje jam nje djale ne moshen 18 vjecare dhe kam nje problem njeri nga testikujt e mi nuk eshte i vendosur paralel me testikulin tjeter qe do te thote esht i pazbritur si e quani ju ne interent po eshte i vendosur diku paralel me organin seksual nuk e di qysh quhet ajo pjese ku eshte i vendosur . por me duket se nuk kam lindur me kete problem por e kam fituar gjate jetes por nuk e kam pyetur babin per kete problem se nuk eshte i informuar hic se nuk i kam treguar por do te flas me te dhe ta pyes cfare me keshilloni te bej se vertet jam i shqetesuar per te ardhemen time a do jem ne gjendje te kem femije ju kisha lutur per nje pergjigje te shpejt ju lutem.
pershendetje doktor ,kam nje vajze 10 vjec ,pasi lindi vajza jam operuar dhe i kam hequr te dyja testikujt ,kam bere mjekime pas operacinit dhe terapi ,tani perdor vetem testoxhel per lyerje te gjoksit dhe mjeku jashte me ka thene qe do i perdor gjithmone ,pyetja ime ishte se a mund te kem femije tjeter pa dy testikujt,me ktheni pergjigje ju lutem.
doktor, rreth moshes 7-8 vjec kam bere nje operacion ne lihje me testikujt. ato kishin dika si litare, ose si miza te ngordhura brenda, dhe u opeova. do doja te dija nese kjo semundje mund te pereritet dhe a ka rrezik sterilizimi ????
ju lutem pergjigjen tek adresa e dhene… ( timi_chelsi@hotmail.com),,,,
si behet spermogrami
Ju pershendes dhe deshta te ju bej nje pyetje;sa jan te dobishme ilaqet stimulative si psh.: Klomifen
pershendetje doktor,
jam 33 vjec dhe para disa javesh me ka filluar nje kruajtje e penisit aq e madhe sa kur filloj ta kruaj me behet gjak.Me kane dale dhe disa pucra ne penis por me kane ikur pas ditesh.Te lutem me dergo nje pergjigje sa me pare.
Nuk kam pasur kurre probleme te tilla dhe me ka dale dhe problemi tjeter qe nuk e kam idene ku duhet te shkoj per kto lloj problemesh.
Ne pritje te pergjigjes tende
Ju uroj pune te mbare.
Pershendetje doktor jam 13 vjeqar a mund te kem kancer ne testikuj sepse jam ne dyshim se para ca koheesh kam pasur dhimbje ne tesikuj ne te majtin dhe tash kur e prekk tesktikun prek edhe nje kokerr te vogel qe eshte ne testikuj..ju lutem me ktheni pergjigjje.
Pershndetje kish nje pyetje per ju !
Jam nje djal 19 vjec, kam nje problem nuk e di a mund ta quaj problem, por te qafa e penisit dhe te koka e tij anash kam disa flluska ose pucrra.. Penisi me cohet nuk ka ndonje problem por me kruhen disa her ato te qafa jo te koka e penisit..
Ju lutem mund te me jepni nje shpjegim sepse jam shum ne ankth ??
pershendetje!jam 22 vjec dhe testikuli i djatht nuk me ka zbritur.theksoj se kam dhimbje te shpeshta.kam ber vizita dhe dikush me thot se testikuli eshte ne rritje dhe nuk ka problem edhe nese nuk e zebres dhe dikush tjeter me thot se kam kancerin testikular dhe se duhet ta operoj dhe ta heq menjeher.ju lutem me jepni nje pergjigje??
tung
tung doktor deshta te beje nje pyetje ne lidhje me testikujt te cilet testikujt e mi i verej qe nuk jan nivel si psh e majta e verej qe eshte me poshte,ndersa e djathta me lart po e kam verejt ne testikujn e majte e verej qe nder tesikujt e shoh si te mbledhme lekuren sikur ato fije e nervave nuk po di si ta shpjegoj.dhe nder testikujt ai kanali i urines e ndjej si dhimbje po deshta te me tregojsh rreth ketij se qfar asht problemi flm per shpjeqim dhe ku duhem te trajtohem dhe kam qen te urologi para dy vite me than mir po me shqeteson shum
Persh, jam 21 vjec dhe kam dhimbje te vazhdueshme te testikujve. Kryesisht testikuli i djathte. Nuk e di, jam shum i shqetesuar, mos ndoshta kam ndonje gje serioze. Keshtu nuk kam asnje problem apo shqetesim tjeter, jam normal vetem se ndonjehere keto dhimbje behen te padurueshme. Ju lutem me jepni ndonje keshille. faleminderit
Persh, jam 21 vjec dhe kam dhimbje te vazhdueshme te testikujve. Kryesisht testikuli i djathte. Nuk e di, jam shum i shqetesuar, mos ndoshta kam ndonje gje serioze. Keshtu nuk kam asnje problem apo shqetesim tjeter, jam normal vetem se ndonjehere keto dhimbje behen te padurueshme. Ju lutem me jepni ndonje keshille. emaili im lcerriku@gmail.com
Doktor kam nje problem.Testikuli im i majte eshte 2 here me i madh se i djathti dhe me pengon por nuk kam dhembje. Te lutem me kethe pergjigje.Me thoni nese ka ndonje problem.
pershendetje jam 19 dhe kam dhimbje poshte si mund te me ndihmosh doktorr?
si mund te me ndihmoni?
Miredita doktor,une jam 20 vjec dhe kam disa dite qe kam nje problem,une nuk i kam testikujt ne te njejtin nivel por kur me kane vizituar te vogel me kane thene qe nuk eshte problem,ka pak dite qe nje nga testikujt me jep dhimbje kur e prek dhe eshte krijuar nje si kokerr shume e vogel ne nje maje te testikulit dhe besoj prej asaj me dhemb sepse kur e prek ndjej shume dhimbje,me cfare mund te me keshilloni? Ju faleminderit