Mbi Bashkëjetesën

couplePYETJE:

Doktor,
Motra ime bashkëjeton prej disa vitesh me një burrë. Pyetja ime është e thjeshtë : A është mirë të bashkëjetojmë?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Për bashkëjetesën kam shkruar një artikull të gjatë para disa muajsh në gazetën “Shekulli”. Të këshilloj ta gjesh atë gazetë dhe ta lexoni e ta komentoni bashkë me motrën. Por me që më pyet, fare shkurt, po të them disa mendime.
Lidhur me pyetjen tënde, asnjë përgjigje nuk do të ishte e plotë po të mos keni parasysh katër principe lidhur me bashkëjetesën. Nuk pretendoj se këto principe që po t’i rreshtoj shkurtazi janë fjala e fundit mbi subjektin. Por të jeni e bindur se ato kanë rëndësi dhe i ndihmojnë njerëzit që nuk kanë qenë martuar ndonjëherë, të evitojnë humbjet e dhimbshme të dashurive dhe të arrijnë marrëdhënie të kënaqshme në jetën e gjatë? martesore…
Principi i parë: Bashkëjetesa nuk garanton jetë martesore më të mirë.
Studimet tregojnë se bashkëjetesa nuk ndihmon, madje mund të jetë e dëmshme, kur përdoret si një provë për martesën. Në literaturë nuk gjen të dhëna që të mbështesin idenë se kur njerëzit bashkëjetojnë përpara martesës, martesa e tyre do të jetë më e fortë nga e atyre që nuk bashkëjetuan para martesës. Në të kundërtën, disa të dhëna tregojnë se njerëzit që jetojnë së bashku përpara martesës, kanë më shumë gjasa të prishen pas martesës. Bashkëjetesa mund të jetë më pak e dëmshme, por jo domosdoshmërisht ndihmuese, vetëm atëherë kur të dy partnerët janë përfundimisht të vendosur që do të martohen dhe angazhimin e tyre për t’u martuar e kanë njoftuar botërisht, madje kanë caktuar edhe datën e martesës.
Principi i dytë : Bashkëjetesa nuk duhet të bëhet një mënyrë jetese
Ekspertët kanë mendimin se shumë eksperienca bashkëjetese të njëpasnjëshme, janë të rrezikshme. Ato, në përgjithësi, prishin mirëqenien shpirtërore të dy partnerëve, si dhe shanset për të krijuar një partneritet për gjithë jetën. Krejt ndryshe nga çfarë mendohet,? ata që kanë pasur shumë marrëdhënie bashkëjetese të dështuara, nuk mësohen dot të krijojnë marrëdhënie më të mira. Shumë prej tyre vetëm bashkëjetojnë duke ndryshuar partnerët.
Principi i tretë: Bashkëjetesa duhet të kufizohet në periudha mundësisht sa më të shkurtra.
Bashkëjetesa midis dy njerëzve nuk ka përkushtimin dhe as besnikërinë e lidhjes martesore. Pra nga pikëpamja etike bashkëjetesa është shumë më poshtë se martesa. Ja pse sa më gjatë të bashkëjetojnë dy njerëz, aq më shumë shtohen shanset që në jetën e tyre të zërë vend etika pa përkushtim e bashkëjetesës. Dhe kjo është e kundërta e asaj që kërkohet në një martesë të suksesshme.
Principi i katërt: Bashkëjetesa e dy njerëzve me fëmijë është e pakëshillueshme.
Fëmijët kanë nevojë dhe duhet të kenë prindër të përkushtuar mundësisht gjatë gjithë procesit të rritjes së tyre. Prindërit që bashkëjetojnë e kanë më të lehtë të prishen e të largohen prej njeri-tjetrit, kur krahasohen me prindërit e martuar. Të gjithë edukatorët janë dakord se prishja? e prindërve ka efekte shkatërruese dhe të zgjatura mbi fëmijët. Fëmijët që jetojnë me njerkun? ose dashnorin e nënës janë të ekspozuar edhe ndaj një rreziku tjetër të madh që është? abuzim seksual dhe violenca fizike ndaj tyre. Ky abuzim shpesh përfundon në? violencë vdekjeprurëse. Studimet tregojnë se fëmijët e prindërve që bashkëjetojnë janë më të ekspozuar ndaj këtyre krimeve, kur krahasohen me fëmijët që jetojnë me prindërit biologjikë e të martuar.
Uroj martesë të shpejtë për motrën tënde.
Doktori.