Mbi ejakulacionin e vonuar

publish-3DASHNORI IM NUK PRISHET DOT

Pyetje :
Doktor,
Jam në hall dhe nuk di çfarë të bëj! Dashnori im nuk e ka problem të eksitohet seksualisht kur është me mua, por kur bëjmë seks, ai nuk është i zoti të arrijë orgasmën dhe të prishet. Vetëm një herë ka arritur në orgasmë, kur unë e stimulova me dorë, duke përdorur pak krem.

Seksi oral nuk e ndihmon, e kemi provuar disa herë. Kjo për mua është shumë e rëndë. Ai më thotë se është faji i tij, ndërsa unë ndjej se është faji im. Çudia më e madhe është se ai më thotë që nuk e ka pasur këtë shqetësim me dashnore të tjera, ndonëse për mua kujdeset më shumë.

Jam shumë konfuze.

Çfarë na rekomandoni të bëjmë?

Faleminderit…

Përgjigje:
Ky nuk është faji i tij. Ky nuk është as faji yt. Asnjeri nga ju nuk duhet të fajësohet për këtë? situatë seksuale që përjetoni.

Ju duhet të dini se stresi dhe frustrimi shoqërohen me “probleme” seksuale. Menjëherë sa të çliroheni prej tyre (për këtë duhet të punoni të dy) do të kalojnë edhe këto shqetësime të jetës seksuale. Ka shumë arsye pse një burrë nuk orgasmon dhe nuk ejakulon, ashtu siç ju e përshkruani rastin e dashnorit tuaj.
•? ? ? Kjo mund të ndodhë për arsye fizike (ndonjë sëmundje)
•? ? ? Mund të lidhet me disa barna që burri mund të përdorë, siç janë antidepresantët.
•? ? ? Kjo mund të ndodhë edhe për arsye të bindjeve të forta fetare.
•? ? ? Nga ndjenja e fajit. ( Një burrë i ri nuk arrinte ereksionin, sepse ndjehej fajtor po të bënte seks të “pistë” me gruan e tij të brishtë e të bukur.)
•? ? ? Ndonjëherë vetëm ideja? se nuk do që t’i dorëzohet një gruaje, bën që burri të mos arrijë? ? orgasmën? dhe ejakulacionin.
•? ? ? Disa herë shkak mund të jetë vetëm frika prej shtatzënisë së padëshiruar.
•? ? ? Ka edhe një arsye tjetër. Mundet që ju jeni më indiferente, krahasuar me gratë e tjera me të cilat ai ka pasur marrëdhënie.
•? ? ? Ka edhe një mundësi tjetër. Ai ndjehet shumë i afërt me ju dhe kjo e bën të vuajë momente ankthi gjatë seksit. Ankth të cilin nuk e ka provuar në të kaluarën.

Përpiquni të kënaqeni me lojën tuaj seksuale, pa pritur të ndodhë orgasma. Kaloni sa më shumë kohë sëbashku. Lëreni dashnorin t’u kënaqë juve, pa u shqetësuar e kujdesur? për kënaqësinë e tij. Largoni presionin dhe shqetësimin për ejakulimin dhe orgasmën e tij. Sapo ju të dy do të ndjeheni shumë të afërt, mund të ndodhë që ai të orgasmojë në mënyrë natyrale.

Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë, bisedoni e diskutoni sëbashku për atë që ndodh me ju ( këtë mos e bëni kur jeni në shtrat). Pyete dashnorin se ç’kuptim ka për atë që të dy të orgasmoni sëbashku. Tregoi atij se ç’do të thotë për ty që ai nuk ejakulon brenda teje. Në këtë bisedim duhet të jeni të hapur dhe të ndershëm. Të punoni të dy në të njëjtën gjatësi vale.

Në se gjendja vazhdon e njëjtë, atëherë, të dy duhet të takoheni me një seks-terapist.

Shëndet, e paçi fat

Doktor Ademi

12 –MBI EJAKULACIONIN E VONUAR

DASHNORI IM NUK PRISHET DOT

PYETJE :

Doktor,

Jam në hall dhe nuk di çfarë të bëj! Dashnori im nuk e ka problem të eksitohet seksualisht kur është me mua, por kur bëjmë seks, ai nuk është i zoti të arrijë orgasmën dhe të prishet. Vetëm një herë ka arritur në orgasmë, kur unë e stimulova me dorë, duke përdorur pak krem.

Seksi oral nuk e ndihmon, e kemi provuar disa herë. Kjo për mua është shumë e rëndë. Ai më thotë se është faji i tij, ndërsa unë ndjej se është faji im. Çudia më e madhe është se ai më thotë që nuk e ka pasur këtë shqetësim me dashnore të tjera, ndonëse për mua kujdeset më shumë.

Jam shumë konfuze.

Çfarë na rekomandoni të bëjmë?

Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Ky nuk është faji i tij. Ky nuk është as faji yt. Asnjeri nga ju nuk duhet të fajësohet për këtë? situatë seksuale që përjetoni.

Ju duhet të dini se stresi dhe frustrimi shoqërohen me “probleme” seksuale. Menjëherë sa të çliroheni prej tyre (për këtë duhet të punoni të dy) do të kalojnë edhe këto shqetësime të jetës seksuale. Ka shumë arsye pse një burrë nuk orgasmon dhe nuk ejakulon, ashtu siç ju e përshkruani rastin e dashnorit tuaj.

  • Kjo mund të ndodhë për arsye fizike (ndonjë sëmundje)
  • Mund të lidhet me disa barna që burri mund të përdorë, siç janë antidepresantët.
  • Kjo mund të ndodhë edhe për arsye të bindjeve të forta fetare.
  • Nga ndjenja e fajit. ( Një burrë i ri nuk arrinte ereksionin, sepse ndjehej fajtor po të bënte seks të “pistë” me gruan e tij të brishtë e të bukur.)
  • Ndonjëherë vetëm ideja? se nuk do që t’i dorëzohet një gruaje, bën që burri të mos arrijë? ? orgasmën? dhe ejakulacionin.
  • Disa herë shkak mund të jetë vetëm frika prej shtatzënisë së padëshiruar.
  • Ka edhe një arsye tjetër. Mundet që ju jeni më indiferente, krahasuar me gratë e tjera me të cilat ai ka pasur marrëdhënie.
  • Ka edhe një mundësi tjetër. Ai ndjehet shumë i afërt me ju dhe kjo e bën të vuajë momente ankthi gjatë seksit. Ankth të cilin nuk e ka provuar në të kaluarën.