Mbi Interseksin

Pyetje

Doktor,
A mund të më shpjegoni se çfarë janë njerëzit me “interseks” dhe sa shpesh haset kjo anomali ?

Përgjigje:
Sot, termi “intersex”, përdoret më shpesh në media, nga sa përdoret termi “hermaphrodite”. Zakonisht, njerëzit lindin me gjenitale, që qartësisht identifikojnë ata si mashkull ose si femër. “Është djalë” ose “Është vajzë”! thonë njerëzit kur u lind një fëmijë… Por, njerëzit e lindur me interseks, ose hermafroditë, kanë lindur me organe riprodhuese dhe organe gjenitale që nuk mund të identifikohen me lehtësi se të cilës gjini janë. Ata mund të keni shkallë dhe nivele? të ndryshme zhvillimi.
Për ta kuptuar bëni këtë analogji. Mendojeni seksin biologjik si një spektrum ngjyrash, ku ngjyra e njërit skaj prezanton “femrën” dhe ngjyra e skajit tjetër prezanton “mashkullin”.? “Intersexualët”, do të jenë ata që janë në një nga pozicionet e ngjyrave të ndërmjetme, pra diku midis dy ekstremeve. Duke patur parasysh këtë, tani ju kuptoni se sa I madh është numri I variacioneve që mund të ekzistojnë.
Zhvillimi i fetusit në mitrën e nënës? është një proces i komplikuar në të cilin përfshihen kromozomet, genet, gonadet (ovaret dhe testikujt), hormonet dhe receptorët hormonalë. Në të gjithë këta elementë mund të shfaqen variacione dhe kjo shkakton që një fëmijë të lindë me variacione në gjenitalet,? ose në organet riprodhuese të brendshme të tij ose të saj. Variacionet e jashtme, përgjithësisht, dallohen që në lindje, ndërsa variacionet në organet? e brendshme, nuk dallohen dot deri sa djali ose vajza të arrijnë? në pubertet.
Gjendja më e zakonshme e interseksit është hyperplasia adrenale kongjenitale. Çfarë ndodh në këtë rast?.? Në këtë rast fetusi me XX kromozome, pra një fëmijë vajzë,? ka një çrregullim gjenetik që prek funksionin e gjëndrave adrenale. Adrenalet, në këtë rast, prodhojnë më shumë hormon dhe vajza lind me një klitor që është më i madh? se mesatari. Kjo vajzë me XX kromozome(kromozome tipike “femërore”) mund të ketë anatomi tipike femërore, por me një klitor të madh që duket si penis.
Njerëz të tjerë me interseks mund te kenë XX kromozome (kromozome tipike “femërore”), por ndjejnë dhe veprojnë si “meshkuj”. Ata kanë penis, nuk kanë testikuj, kanë dy ovare, kanë një uterus dhe tubat e Fallopi. Të tjerë mund të ndjejnë dhe të veprojnë si “femra” edhe pse kanë XY kromozomin (kromozome tipike “mashkullore”). Ata janë me dy teste dhe me disa organe riprodhuese të brendshme mashkullore.
Disa djem, për shembull, që kanë sindromën e Klinefelter-it (XXY kromozome) duket sikur zhvillohen “normalisht” deri në pubertet. Kur fillon puberteti ata shfaqin “ndryshimet “ tipike. Ata janë të paaftë të prodhojnë spermatozoide, gjë që i bën ata të jenë sterilë. Këto që thashë janë vetëm pak, nga tipat e shumta të variacioneve kromosomale që mund të shfaqen.

Në shumicën e shoqërive njerëzore, gjinia dhe ideja që njerëzit kanë për gjininë, kanë të bëjnë shumë me mënyrën se si njerëzit flasin, veprojnë dhe trajtohen. Llogaritet qe afërsisht 1 në 2000 fëmijë, ka anatomi riprodhuese që shfaqet si “konfuzionuese” dhe e bën të vështirë të identifikohet qartë në se fëmija është “mashkull” ose “femër”.
Në përpjekjet? për ti klasifikuar qartë individët me interseks, në njërën nga të dy kategoritë kryesore, pra mashkull ose femër, nuk është as i pazakontë dhe as i vogël roli i kirurgjisë, që shpesh kryhet që në lindje, ose në moshë fare të re për të ndryshuar gjenitalet dhe për t’i bërë ato të duken “normale”. Shpesh këto operacione bëhen vetëm për arsye kozmetike, por ato mund të prishin funksionin e gjenitaleve dhe kjo përbën një formë të prishjes ( mutilimit) të gjenitaleve. Për shembull, doktorët mund të bëjnë? kirurgji “kozmetike” mbi një vajzë të sapo lindur, ose fare të vogël, që ka një klitor të madh. Ky operacion, përgjithësisht, bëhet që të zvogëlohen përmasat e klitorit, deri? në atë masë që ai? të konsiderohet “normal”. Por, mund të ndodhë që kjo ndërhyrje kirurgjikale, të prishë përgjigjen seksuale të vajzës kur të rritet. Kjo ndodh sepse nervat e klitorit? do të dëmtohen nga operacioni.
Shumë persona të rritur që janë me interseks, i refuzojnë këto operacione. Ndërsa ata që prindërit i kanë operuar sapo kanë lindur, ndjehen të mutiluar, të papranueshëm, të diskriminuar, të pafuqishëm dhe të shtrënguar,? ose nuk ndjehen në përshtatje me seksin që u kanë dhënë në fëmijëri. Kur rriten, këta persona të operuar që fëmijë, do të kishin preferuar të ishin rritur pa i bërë këto operacione.
Është kjo arsyeja, që sot këshillohet që personi i lindur me “interseks”, duhet të jetë i aftë ta marrë vendim vetë, lidhur me kirurgjinë për gjininë e tij ose të saj. Këshillohet që kur të marrë vendimin ai të ketë informacionin dhe mbështetjen e përshtatshme, pra kur ai ose ajo të jetë në moshë që të japë pëlqimin.
Ajo që unë do t’u këshilloja prindërve dhe gjithë shoqërisë për personat me interseks është që me ata të sillen të përkushtuar dhe me kujdes dhe ata të mos kufizohen nga jeta, por të integrohen në jetë nëpërmjet edukimit, këshillave, mbështetjes dhe historive personale të suksesshme të personave me “interseks”.