Që marrëdhënia të mos jetë e sikletshme
Pyetje:
I dashur Doktor Ademi!
Në lidhje me kryerjen e një marrëdhënieje seksuale çfarë duhet të kenë parasysh vajzat në mënyrë që të mos jetë e sikletëshme?
Përgjigje:
Pyetja jote është shumë interesante dhe rreth kësaj teme kam patur shumë pyetje nga lexues dhe dëgjues.
Frika si dhe pamundësia për të realizuar interkursën e parë seksuale, lidhen me mos dijen dhe mungesën e eksperiencës. Nuk është problemi se penisi i djalit është i madh ose vagina e vajzës është e ngushtë. Në shumicën e rasteve vështirësia vjen nga mos kryerja mirë e detyrave. Marrëdhënia seksuale është një akt fizik shumë kompleks, me ngarkesë të lartë emocionale dhe që kërkon kordinim të përsosur të veprimeve të partnerëve. Perfeksion nuk ka kurrë, por përmirësimi do të bëhet duke fituar eksperiencë… Dy instrumentistë nuk do të dilnin dot në skenë për të dhënë një koncert të mrekullueshëm pa praktikë me njeri tjetrin edhe sikur të jenë virtuozë në mjeshtërinë e tyre. Kështu është edhe me marrëdhënien seksuale.
Disa herë njerëzit kanë vështirësi ta shtyjnë penisin në vaginë, veçanërisht herën e parë që bëjnë interkursë seksuale. Kjo ka të bëjë me fortësimin e penisit e kombinuar me shkallën e lubrifikimit të vaginës. “Herën e parë “ ka mundësi që vajza të mos jetë plotësisht gati. Vagina, qoftë dhe e vogël, normalisht është në gjëndje të akomodojë një penis të çdo dimensioni, por ajo duhet të jetë e relaksuar në mënyrë të mjaftueshme.
Të dy partnerët duhet të komunikojnë me njeri tjetrin, dhe të kuptojnë se kur janë fizikisht gati për penetrim. Për burrin ereksioni është një gjë që duket; ndërsa për gruan është më vështirë të kuptohet kur ajo është gati. Gruaja ka nevojë të lubrifikohet në mënyrë të mjaftueshme që penisi të hyjë me lehtësi. Në qoftë se djali përpiqet ta shtyjë penisin në vaginë përpara se vajza të jetë plotësisht e eksituar, ajo ka mundësi që të jetë akoma shumë e ngushtë edhe pse mund të jetë lagur mjaftueshëm. Djali nuk duhet të nxitojë? dhe këtë duhet ta kërkojë edhe nga partneria. Edhe atëhere kur vajza ndjen se është e relaksuar dhe seksi, duhet t’i japë vetes akoma kohë. Kjo ka shumë rëndësi. Të bisedojnë me njeri-tjetrin, ta marrin ngadalë. Penisi duhet të futet pak nga pak në vaginë. Djali nuk duhet të synojë ta fusë të gjithin me një herë (ndonse kjo vërtet mund t’i eksitojë disa gra). Të përdorin lubrifikant me bazë ujore (Aqualube) jashtë kondomit ose për rreth buzëve vaginale. Të? bisedojnë me njeri tjetrin. Të prekin njeri tjetrin dhe të mësojnë si të funksionojnë të dy së bashku. Seksi për herë të parë me një partner të ri është i vështirë- ai bëhet më i mirë vetëm me komunikim të mirë.
Doktori