PYETJE:
Doktor,
Dëshëroja t’u pyesja në rubrikën tuaj të së Dielës, në se ka problem shikimi i filmave pornografike? E kam fjalën në se një njeri e sheh të nevojshme të shohë nga këto filma vazhdimisht, a ka ndonjë problem? E kam fjalën për persona të rritur, sepse për fëmijët ashtu siç e dimë, ka probleme të ndryshme.
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
Vetë fakti që ju po bëni këtë pyetje më shtyn të mendoj se një shqetësim duket se po zien në mëndjen tuaj. Ju nuk thoni se si ndjehet gruaja ose partnerja juaj me këtë sjellje. Kjo ka shumë rëndësi të theksohet sepse pornografia, që zakonisht shihet vetëm, u distancon emocionalisht nga gruaja dhe kjo nuk është një gjë e mirë për ju të dy. Në një nga emisionet e mia televizive një grua m’u adresua në këtë mënyrë: Burri im vazhdimisht masturbon duke shikuar filma pornografike dhe nuk ka asnjë interes seksual me mua. Kjo sigurisht është një nga të këqiat e pornografisë…
Imagjinojeni veten të angazhuar në një akt intim me partneren. Në qoftë se në këtë moment qëndra e eksitimit tuaj është jo tek gruaja por në një ekran diku në dhomë, të jesh i bindur se aftësia juaj për të qënë vërtet intim dhe i lidhur me të do të kompromentohet seriozisht.
Duhet të dish se ka shumë njerëz që nuk u pëlqen të shohin skena pornografike, madje nuk ndjehen mirë me to. Në qoftë se gruaja jote nuk është një nga këto gra, por i pëlqen të shikoni së bashku skena pornografike, këtu? nuk ka asnjë problem. Në këtë rast mendoj se është një mënyrë e mirë për të shtuar pak kënaqësi dhe variacion, por gjithmonë në se ju kënaqeni së bashku dhe bisedoni lirshëm rreth gjërave që eksitojnë seicilin nga ju. Ka gra që e pëlqejnë pornografinë, madje ka gra që u pëlqen kur burri, për eksitimin e tij seksual, është i lidhur në mënyrë obsesive tek interneti ose TV
Variacioni është lezeti i jetës dhe pornografia mund të japë variacion. Ndërkaq, duhet të them se kur pornografia është i vetmi “lezet” në marrëdhënien tuaj seksuale, kjo nuk është as krijuese as interesante.
Pse nuk provoni t’i mbyllni ekranët dhe të krijoni fantazitë tuaja reale me partneren? Pse nuk i harxhoni energjitë tuaja për të gjetur shprehje dhe lojra seksuale origjinale tuajat? Është më mirë të luani me partneren tuaj dhe të krijoni lëvizjet dhe teknikat tuaja, se sa të kopjoni çiftet në ekran. Është më mirë të krijoni kanalin tuaj televiziv ku ju do të jeni origjinalë dhe të vërtetë, se sa të kopjoni si majmuni starët porno në ekran. (Cdo grua e kupton kur burri është origjinali dhe kur është kopje e ekranit)
Ka plot ide të tjera, veç pornografisë, që mund t’i përdorni për të rritur dëshirën dhe aftësinë për seks. Cdo doktor, po t’i kërkosh, do të të sugjerojë plot preparate dhe afrodisiakë të ndryshëm.
Ja dhe një ide tjetër efikase – dilni nga shtëpia dhe provoni të bëni seks në një vënd krejt të ri (ose me pak rrezik) larg ekranit që të tërheq. Pak rrezik do ta bëjë natën tuaj sfidante dhe fituese. Provoni të bëni seks në pozicione të çuditshme. Po të doni kacavirruni duke bërë seks në abazhurin e dhomës!
Këto që thashë do ta rrisin më shumë kënaqësinë. Ju, aktualisht, i keni privuar vetes shumë opcione dhe harxhoni shumë kohë për gjëra që paradihen. Përpiquni të zbuloni anën krijuese të seksualitetit tuaj.
Ju duhet të dini se pjesë e “zbavitjes pornografike për të rriturit” është kryesisht fantazia. Skenarët pornografikë janë të nxehtë, por përgjithësisht jo të vërtetë. Duke krahasuar veten tuaj me atë që shikoni në ekran, ju ndjeni se seksualisht jeni asgjë. Ju do ta perceptoni në mënyrë të shtrëmbëruar veten tuaj. Kohët e fundit kam lexuar një studim që tregon se burrat që shohin shumë pornografi gjithmonë mendojnë se e kanë penisin më të vogël se mesatari, kur në fakt mund të jenë mesatarë ose mbi mesataren. Ata gjithashtu e krahasojnë veten lidhur me performancën dhe ndjejnë se sa pak spermë ata pompojnë jashtë, kur krahasohen me ata të ekranit. Besoj se edhe ti je dakort me këtë studim!.
Bëj kujdes, aktorët përdorin truke që të duken burrërorë. Ata përdorin preparate që nuk janë të nevojshme, vetëm që të arrijnë atë që ti shikon në ekran.
Ka edhe një problem tjetër lidhur me pornografinë: Ajo ashtu si dhe drogat, mund të bëhet një adiksion i vërtet për ty. Ajo që fillon si një interesim natyral ose si një kuriozitet, shpejt bëhet një nevojë gjithnjë në rritje. Kjo do të bëjë që aq sa shikon tani të mos bëjë efekt më vonë. Do të kërkosh pornografi më të rëndë e më speciale dhe do të bëhesh një gjë pa vlerë që gjithmonë do të kërkosh më shumë. Ti kurrë nuk do të ngopesh. Do ta futësh veten në rrezik. Do të kërkosh ta kesh pornografinë edhe në rrethana jo të përshtatshme, në punë për shëmbull. Do të harxhosh gjithnjë e më shumë kohë për pornografinë dhe këtë do ta marrësh nga koha që është e domosdoshme për marrëdhëniet dhe pjesë të tjera të rëndësishme të jetës tënde. Do të ndjehesh i mërzitur kur do të jesh me partneren tënde reale. Cdo gjë do të të duket pa kuptim kur do ta krahasosh me pornografinë shtazore që ti pëlqen. Do të vijë një kohë që nuk do të arrish dot klimaksin, ose nuk do të jesh i aftë për seks pa ndihmën e pornografisë
Nuk dua të të them hiq dorë nga pornografia, por them të parandalosh efektet e saj të këqija. Ndonjëherë, sic e theksova më lart, mund ta përdorësh pornografinë si variacion e lezet, por gjithmonë kur partnerja është aty me ty.
Ideja ime është: shtrije horizontin tënd seksual tej ekranit të dhomës dhe shto kënaqësinë e jetës.
Të uroj fat!
Doktori