Më pëlqen seksi kur jam me menstruacionet

mensPyetje:

Doktor,
Ndiej se kam më shumë dëshirë për seks në kohën që jam me menstruacionet, kështu janë edhe disa nga shoqet e mia. Ka ndonjë shpjegim mjekësor kjo apo më duket mua?

Faleminderit për përgjigjen.

Përgjigje:

Observimet e tua dhe të shoqeve të tua për lidhjen e dëshirës për seks (libidos) dhe ciklit menstrual janë shumë të vërteta. Gratë që janë në moshë riprodhuese raportojnë fluktuacione në dëshirën seksuale gjatë ciklit menstrual. Lidhur me këtë çështje, kohët e fundit, kërkimet kanë dhënë rezultate të kundërta, prandaj dhe konkluzione definitive nuk ka…

Teoria biologjike më e njohur është që gratë e ndjejnë kulmin e dëshirës së tyre seksuale gjatë ovulacionit në mes të ciklit menstrual, afërsisht 14 ditë përpara se t’u vinë periodat pasardhëse. Lëshimi i estrogjenit dhe përfitimet nga testosteroni që shoqërojnë ovulacionin, shpjegojnë pse gratë provojnë kulmin e libidos në këtë periudhë. Ky ndryshim ka sens llogjik kur shikohet në kontekstin e evolucionit. Ovulacioni është faza më fertile për gruan dhe rritja e interesit dhe përgjegjësisë së saj për seksin gjatë kësaj kohe siguron mundësi më të mëdha për koncepsion dhe për krijim, më shumë se në kohë të tjera të ciklit.

Disa teorizojnë se gratë ndjehen më pak seksuale kur kanë sindromin premenstrual (PMS) dhe gjatë periodave të tyre, sepse prishja e formës dhe krampet menstruale interferojnë me libidon. Ndërkaq, disa gra ndjejnë rritje të energjive seksuale gjatë periodave. Mundësia e shtatzënisë është e pakësuar, por nuk eliminohet fare gjatë menstruacionit dhe kjo e çliron gruan dhe ajo ndjehet më seksuale gjatë kësaj kohe. Po ashtu, ka më shumë kongjestion pelvic gjatë periodave të gruas, kjo bën që ajo këtë rëndim që ndjen e shpërthen ose e? kthen në eksitim seksual. Akoma më shumë, për arsye të menseve, ka një lubrifikim shtesë të vaginës gjë që e bën penetrimin më komfort. Më në fund, orgasma është një çlirues? i njohur për kongjestionin dhe krampet pelvike.

Për sa kohë që subjekti është i pa kuptuar mirë nga kërkimet ekstensive, fazat e ciklit menstrual të gruas duket se janë vetëm një nga faktorët, midis shumë faktorëve të tjerë që mund të influencojë në epshin e gruas, ose dëshirën e saj për të qenë seksuale. Gratë mund ta eksplorojnë dhe ta gëzojnë seksualitetin e tyre? në çdo kohë gjatë ciklit menstrual, duke shkuar më tej nga teoritë biologjike që i përmbahen krijimit. Fiziologjia unike e grave, shëndeti i tyre mendor, eksperienca e tyre seksuale, ambienti individual dhe kulturor ku ato jetojnë, janë faktorë që lozin rol me rëndësi edhe në nivelin e libidos së tyre