PYETJE:
Doktor,
Jam një djalë 24 vjeç që më pëlqen aq shumë të masturboj sa që më duket se kam humbur interesin për të gjetur partnere për të bërë seks. A është kjo një gjë e keqe?
Nga një djalë i vetmuar.
PËRGJIGJE:
Kjo është një pyetje shumë e bukur dhe përgjigja duhet të vlejë edhe për ato vajza që veprojnë kështu si ti.
Nuk jam i sigurtë në se kjo pyetje ka të bëjë ose jo me seksin. Kjo mund të lidhet me izolimin tënd, me aftësi të këqia sociale, me frikën që ke ti nga intimiteti, me mosbesimin ose zëmërimin me njerëzit, etj.
Zakonisht, seksi me partner është më i komplikuar se seksi solo (vetëm). Ju duhet të gjeni një partnere që të ketë interes për ju. Lidhu me atë person dhe merr në konsideratë nevojat e saj dhe të tuat…Komunikoni dhe qëndroni të lidhur edhe pasi mbaron marrëdhënia seksuale. Mundohu të largosh frikën, zëmërimin, ankthin, mërzinë, mosbesimin dhe të rritësh shpresat për sukses.
Shoqëria jonë e konsideron seksin me partner më matur dhe më të plotë. Ajo, përgjithësisht, ka mbajtur dhe vazhdon akoma të mbajë pozicion disaprovues për masturbacionin, gjë që nuk është e drejtë. Vlerat e masturbacionit do të kemi rast t’i shpjegojmë një herë tjetër, por ai nuk duhet të zëvëndësojë tërësisht seksin me partner.
A ka diçka që e bën seksin me partnere të bezdisur për ti? Në qoftë se nuk ka, atëhere ju keni nevojë për një eksperiencë ndryshe, më positive, keni nevojë për seks me partner.
Zgjidhini problemet tuaja emocionale që u pengojnë ta ndjeni kënaqësi seksin me partnere.
Në këtë çështje nu ka vënd për të zgjedhur, këtë ose atë. Jo, ju duhet t’i bëni të dyja : seks me partner dhe solo seks.