Gabimisht, ju përdorni fjalën vaginë, kur doni të flisni për organet tuaja seksuale. Duhet te dini se organet e jashtme seksuale të vajzave janë disa. Ato janë të dukshme dhe përmblidhen nën emrin v u l va.
Vagina bën pjesë në organet femërore të brendshme. Shpresoj që nga sot, ju do të përdorni në mënyrë korrekte fjalën vulva dhe fjalën vagina.
Mos më thoni se nuk e mbani mend emrin vulva. Kush ka një makinë “volvo”, e mban mend markën e makinës së saj, atëherë, pse të mos mbani mend edhe emrin e njërës nga pjesët më të rëndësishme të anatomisë tuaj?
Tani le të fillojmë.
Normalisht, një herë në muaj ju duhet ta shikoni vulvën tuaj, ashtu siç duhet të bëni çdo muaj vetë-kontrollin e gjinjve. Kontrolli i vulvës dhe i gjinjve bëhet për të njëjtat arsye. Duke kryer vetë-ekzaminimin mujor të vulvës, ju do të jeni në gjendje të zbuloni infeksionet dhe kanceret e vulvës më herët. Planifikojeni vetë-kontrollin e vulvës? në të njëjtën kohë që bëni edhe vetë-ekzaminimin e gjinjve çdo muaj. Planifikojeni ta bëni me njëherë pas menstruacioneve dhe nuk do të harroni ta bëni.
U duhet një pasqyrë dhe një burim drite i afërt. Për të parë vulvën tuaj :
· Shtrihuni në shtrat dhe vendosni një jastëk në të ndenjurat.
·? Qëndroni në anë të karriges.
· Vini njërën këmbë në ndenjësen e karriges.
·? Uluni? në ndenjësen e tualetit.
·? Qëndroni mbi gjunjët e hapura, pasqyrën vendoseni midis gjunjëve.
· Qëndroni këmbëkryq, pasqyrën vendoseni mbi pulpat tuaja.
Me një pasqyrë në njërën dorë, shikoni me kujdes vulvën tuaj duke filluar nga mons pubis dhe të mbaroni tek anusi. Bëni kujdes të hapni buzët e vaginës dhe të tërhiqni mbrapa lafshën e klitorit. Shikoni me kujdes për çdo rritje që mund të ketë siç janë flluskat, lythat, ose çdo formacion tjetër. Po qe se keni diçka jo normale, shikojini ato rregullisht që të dalloni në se rriten, ose ndryshojnë ngjyrë. Vini re çdo ndryshim të lëkurës në zonën gjenitale. Shikoni për vatra të bardha, të kuqa ose me ngjyrë të errët. Kontrolloni për çdo ënjtje dhe për çdo rrjedhje jo të zakonshme. Kontrolloni për ndonjë plagë të vogël që dhemb. Për çdo gjë jo normale që do të gjeni, bisedoni me doktorin tuaj.
Ato që patë? në pasqyrë, të skicuara, janë në figurën e mëposhtme. Mësohuni me to.
Uroj shëndet e fat për të gjithë ju
Doktori