Pyetje:
Jam një? vajzë 23 vjeç. Kam candida . Mjekimin që marr unë duhet ta marrë dhe partneri im? A mund të kryejmë marrëdhënie ndërkohë? Theksoj që është i fejuari im. Nga se mund ta kem marrë këtë infeksion? Faleminderit.
Përgjigje:
Infeksioni me mykun candida është një sëmundje infektive seksuale, pra që kalohet nga një partner tek tjetri.
Si për të gjitha infeksionet seksuale edhe për candida duhet të mjekoheni të dy në të njëjtën kohë. Gjatë kohës që infeksioni persiston nuk duhet të bëni seks.
Kur të jeni shëruar duhet të bëni seks të mbrojtur me kondom.
Për mykun vaginal ka edhe masa të tjera që duhet të marrë çdo vajzë dhe grua e infektuar. Myku është një infeksion që e dëmton shumë kënaqësinë e jetës seksuale të gruas.
Për këtë kam shkruar dhe u jam përgjigjur shumë lexuesve. Kërko në Blogun www.seksologu.com shkrimin Infeksionet Mykotike Vaginale. Në këtë shkrim do të gjesh shumë material të vlefshëm.
Uroj shëndet dhe fat
Doktori