Pyetje:
Përshëndetje i nderuar doktor ! Jam një djalë 16 vjeç , kam kryer? marrëdhënie me të dashurën time 16 vjeç shumë herë. Ajo u vizitua pak kohë më parë dhe doli që kishte myk (candida), ajo tani po merr disa antibiotikë dhe po kurohet . Unë jam i shqetësuar për veten time, po unë jam i prekur ? Dhe nqs po si të kurohem ? Ku të vizitohem ? Ju lutem më ktheni përgjigje se jam shumë i shqetësuar. Ju faleminderit!
Përgjigje:
Myku në organet gjenitale është një sëmundje infektive seksuale, që do të thotë që kalon nga njëri tek tjetri gjatë kontakteve seksuale.
Sipas llogjikës supozohet që edhe ti të jesh i infektuar me myk. Për ta diagnostikuar duhet të shkosh tek doktori dhe të bësh analizën.
Si rregull kur njëri partner është i infektuar me një sëmundje infektive seksuale, të dy bashkarisht duhet të shkojnë tek doktori, të diagnostikohen dhe të mjekohen njëkohesisht, që të mos e kalojnë infeksionin si topi i pingpongut nga njëri tek tjetri.
Shkoni të dy tek doktori dhe filloni të mjekoheni së bashku.
E kam thënë shumë herë mbrojtja më e mirë është kondomi. Mos bëni seks pa kondom dhe për të qënë më të sigurt për shtatzënitë e padëshiruara bashkë me kondomin vajza të përdorë edhe një metodë kontraceptive, për të cilën duhet të bisedojë me doktorin.
Gjatë kohës që të dy jeni të infektuar ose njeri nga ju është i infektuar, mos bëni seks.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.