Nuk arrij kënaqësi seksuale

Pyetje:
Përshëndetje të përzemërta , nga një lexuese e juaja , e apasionuar pas seksologjisë.
Unë jam një virgjëreshë 26 vjeçare … Ky fakt më shqetëson , pasi megjithë dëshirën për të krijuar intimitet , kur jam pranë e në kontakt me të , pikërisht atëherë , une tërhiqem nga ai…E kërkoj intimitetin dhe kur ai është aty për mua , pikërisht atëherë kontraktohem e ftohem , e dëshira më shuhet!
Nuk di si t’a menaxhojë këtë situate … jam shumë e shqetësuar !
Kam nisur të praktikoj masturbimin në vit të parë ose të dytë të fakultetit. Por kurrë nuk arrij të kënaqem , madje ndjehem e pisët …
Do dëshiroja shumë një këshillë tuajën për një përqasje më të shëndetshme me seksualitetin tim.

Përgjigje:
Nuk je vetem ti që vuan këtë situatë. Ka shumë shoqe të tuat me të njëjtën ankesë.
Më shkruan se je e apasionuar pas seksologjisë. Seksologjia është shkenca që merret me seksin dhe problemet e tij, por nuk është seksi.
Më vjen keq që akoma nuk e ke gjetur rrugën drejt marrëdhënieve seksuale.
Në letrën tënde evidentohen disa probleme. Le ti marrim një nga një.

1-Ti je nje vajze 26 vjeçe akoma virgjëreshë. Këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ka dhe vajza të tjera që vazhdojnë të jenë virgjëresha, në moshën tënde ose edhe më të mëdha. Problemi është arsyeja pse ato janë akoma të virgjëra. Arsyeja jote është se ti humbet interesin për seks, tamam, në momentin kur duhet të jesh më e interesuar. Duhet të dish se marrëdhënie seksuale janë edhe seksi oral, edhe fërkimet e përkëdheljet deri në orgasmë. Ti nuk e ke arritur orgasmën as në këtë mënyrë, madje, as duke masturbuar. Kjo më bën të dyshoj se ti nuk di të masturbosh. Masturbacioni ose vetë-kënaqësia seksuaele është akt me rëndësi. Për këtë duhet të kesh mendime pozitive për seksin. Masturbo në një vend të rehatshëm, të qetë, pa frikën se dikush mund të të shikojë. Vishu seksi, me të brendshme që e bëjnë një grua atraktive. Gjatë masturbimit përpiqu të gjesh zonat e tua më të ndjeshme. Provo tek klitori duke e eksituar atë në mënyra dhe intensitet të ndryshëm. Provo të masturbosh duke u lubrifikuar. Prova të përkëdhelesh, vetë, gjinjtë e tu, gjatë masturbimit. Mund të provosh një vibrator. Shumë vajza nuk eksitohen nga klitori, por nga murret e vaginës, madje nga fundi i vaginës. Siç e sheh, duhet të kërkosh të zbulosh vatrat e tua më të ndjeshme. Ekzamino vulvën dhe vaginën tënde duke u parë në një pasqyrë. Që të arrish orgasmën duhet të dish çfarë është orgasma. Lexo në blog për orgasmën. Asnjë vajzë nuk di si të arrijë orgasmën po qe se nuk di çfarë të arrijë dhe si.

2- Ti thua se ke marrëdhënie intime, por ftohesh prej tyre atëherë kur duhet të jesh më e ngrohtë. Gjatë paralojës seksuale mundohu të eksitohesh mirë, zgjateni këtë periudhë sa më shumë. Përdor lubrifikant. Seksi oral, pra lëpirja e klitorit dhe buzëve vaginale, pre partnerit është shumë eksitues për vajzën. Provojeni pa ndroje. Penetrimin e vaginës ta bëni ngadalë, pasi djali me gishtin e tij ta ketë hapur e relaksuar vaginën tënde. Mos e shpërnda vëmendjen por vazhdojeni procesin, kryeni penetrimin edhe sikur ta kesh humbur dëshirën. Një herë duhet të ketë një herë të parë. Mos prisni që çdo gjë të shkojë mirë e bukur që herën e parë. Jo ju do bëni shumë herë seks dhe çdo herë do ta bëni më mirë se më parë. Rëndësi ka te mos jeni kritikë me njëri tjetrin. Faljani njëri-tjetrit “budallallëqet” që do të bëni.

3- Ti thua se ndjehesh e pistë dhe kjo të largon nga seksi. Ky është gabimi më i madh që mund të bëjë një vajzë. Organi gjenital i vajzës është organi më i pastër në trupin e saj, madje më i pastër edhe nga goja e saj. Të jesh e kënaqur me trupin që ke dhe me organin tënd seksual dhe të jesh e lumtur. Lexo në blog eksperiencën e bukur seksuale të Julias. A ka atje diçka të pistë që dikujt nuk do t’i pëlqente. Jo. Gjithçka është e lakmuar. Ashtu përpiqu ta arrish edhe ti.
Mba mend ate që unë e kam përsëritur shpesh: “Përdore se ndryshe e humbe”. Organin e bën funksioni. Një organ që nuk funksionon nuk zhvillohet e perfeksionohet.

Shpresoj të të kem ndihmuar dhe të uroj fat.
Doktori

3 Responses to Nuk arrij kënaqësi seksuale

  1. anonimuis says:

    Pershendetje Doktor ! Jam nje djale 23 vjecar dhe me 2 te dashurat e mija te fundit brenda nje perjudhe 1 vjecare nuk kam shijuar ndjenje seksuale . Kam shume deshire dhe ne momentin qe fillon akti nuk ndjej absolutisht asgje po per ta arritur fundin e arrij . Ne rast se masturbohem ndjej kenaqesi kurse ne Akt Sexual Jo . Ju lutem studjojeni pak pyetjen time . Faleminderit . Ju pershendes

  2. anonimius says:

    Pershendetje Doktor . Jam nja djale 23 vjecar dhe me 2 te dashurat e mija brenda nje afati kohor 1 vjecar kam kryer marrdhenie te rregullta . Nuk mund te arrij kenaqesi seksuale por fundin e arrij . Kur jam prane saj kam nje crregullim dhe nje rrenie te deshires per seks nderkohe qe 5 minuta perpara e deshiroj me shume se kurre . Eshte hera e trete qe me ndodh . Mund te ma shpjegoni ju lutem sepse jam shume i shqetesuar . Pres pergjigjen tuaj . Faleminderit

  3. Ledi says:

    Persh dokt jam nje vajz 20 vj jam fejaur me nje djal 26 vjec por krmi probleme te tilla qe un as imagjinoja qe ekzistonin ai nuk di te me puthe purh si per fallco dhe kurr me gjuhe smbajmmend te kem prekur ndonjeher gojen e tij dhe pse jemi bashk gjithmon dhe pse kam tentuar shum here por ai me shmang perher me thot un kshu di te puth ju lutem cte bej ai me do jasht mase por sdi te me jape kenaqesi dhe prishet shum shpejt nga ndjeshmeria e tepsert kam tentuar sh here ta puth ne qaf vesh po ai me shmang direkt se vetem kur un e prek ai prishet mua kurr me perkedhel pasi nuk i reziston dot as sekondit dhe kur me puth si kotnper mua se ruan veten Me fal po jetohet kshu gjithmon femra ka nevoje per puthje perkedhelje shum shkojm shum mire me njeri tjetrin perher por ndjej munges shum un po ai thot un jam ne rregull kshu jam un e kshu di te puth un flm shum pees ndihmen tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>