Pyetje:
Pershendetje Doktor,
Jam mashkull, 30 vjec, i martuar dhe kemi gati 2 vjet qe e kemi kuptuar qe nuk bejme dot femije! Problemi qendron te une pasi jam vizituar dhe kam varicocele te cilat prishin cilesine e spermatozoideve.
Parametrat jane me te vertet te ulet dhe pas nje kure me ilace !
Jam ne dijeni qe nje nder kurat eshte dhe operacioni, por gjithsesi nga cfare kam lexuar nuk me ngroh shume!
Cfare keshilloni ju doktor per kete rast?
Faleminderit
Përgjigje:
Shkak mund te jete varikocela, qe rrit temperaturen ne rruget ku kalojne spermatozoidet dhe kjo prish cilesine e spermatozoideve.
Ti nuk ma thua analizen tende te spermes. Sido qe te jete, bisedo me nje urolog dhe heqja e varikoceles mund ta permiresoje situate, po qe se shkaku eshte vetem ky, por mund te kete edhe shkaqe te tjera.
Bisedo edhe me ndonje klinike qe merret me fertilizimin e asistuar. Ata mund te te ndrihmojne duke zgjedhur spermatozoidet e tu te mire per te bere ferilizim te asistuar. Keto klinika do te te ndihmojne me shume.
Uroj fat e shendet
Doktori