Nuk bëjmë dot fëmijë

penPyetje:
Jam e martuar që prej 5 vjetësh dhe nuk kam ende fëmijë. Kemi bërë kontrolle të njëpasnjëshme por pa sukses. Burri ka problem me numrin e ulët të spermatozoideve. Ka përdorur tableta Profertil por pa sukses. Jam shumë e dëshpëruar për këtë çështje. Ju lutem doktor më ndihmoni që edhe unë të bëhem nënë një ditë. Këtu në Kosovë nuk kemi mjek për meshkuj prandaj ju lutem më jepni një terapi adekuate për burrin per rritjen e numrit të spermatozoideve. Burri im nuk pi as alkol as duhan. Nëse të duhen analizat ti dërgoj. Nëse ka mundësi ju takojmë edhe juve. Shpresoj shumë të na ndihmoni.

Përgjigje:
Problemet në ngjizjen e fëmijëve (fertilitetit) ku përgjegjës janë burrat, janë të shpeshta. Ato thuhet se janë të barabarta me të grave. Nuk më thua çfarë moshe ke ti dhe burri yt, por pesë vjet, që tentoni të ngjizni një fëmijë dhe nuk e arrini do të thotë se keni pritur shumë. Një çift që kërkon të ketë fëmjë dhe nuk e arrin këtë brenda një viti duhet pa tjetër të shkojë tek doktori dhe ta zgjidhë problemin. Çdo muaj dhe vit që kalon, veçanërisht, po qe se jeni mbi 30-35 vjeç e rëndon situatën. Do të ishte shumë mirë po t’i dinim rezultatet e spermogramës së burrit tënd. Shkoni tek një doktor që merret me problemin e fertilitetit, zakonisht, ky mund të jetë nje obstetër/gjinekolog. Sot ka shumë mundësira për çiftet që nuk ngjizin fëmijë dhe mendoj se ato do t’u ndihmojnë të mos mbeteni pa fëmijë. Fertilizimi in Vitro mund të bëhet me vezën tënde dhe me përzgjedhjen e spermatozoidëve të burrit, kur ato janë të pamjaftueshme. Sido qoftë bisedoni me një person që merret me fertilizimin.
Për të më takuar, besoj, është e pamundur. Unë jetoj në Sh.B.A.
Të uroj shëndet, fat dhe një fëmijë që aq shumë e dëshiron.
Doktori

3 Responses to Nuk bëjmë dot fëmijë

  1. leoni says:

    jam një i ri nga kosova dhe ne vendin ku punoj unë bën shumë vapë.A mund të ketë vapa e madhe pasoja negative në arganet gjenitale teë mashkullit,dhe nese po te lutem me trego se cilat jan ato dhe qfar duhet bër.

  2. Alketa says:

    I dashur doktor jemi nje cift me aftesi te kufizuar. Aksident dhe demtime ne shtyllen kurrizore.
    Mosha burri 31 dhe une 27 vjec. kemi 5 vjet te martuar dhe nuk kemi femije.. kemi bere analiza te vazhdueshme po pa sukses po deshirojme shume te kemi femije,problemi eshte se burri ka numrin e spermatozoideve te ulet. Mund te na ndihmoni ju lutem me ndonje metode nper rritjen e nr te spermatozoideve.
    Ilacet qe ka perdorur nuk kane dhene efekt…
    pres pergjigjje

  3. Mimoza says:

    Pershendetje!
    kam nje pyetje ju lutem te mäe pergjigjeni, qka është ASTHENOZOOSPERMIA GRAVIS, OLIGO- TERATOZOOSPERMIA.
    burri e ka ket diagnoz sa përqind kam mudesi te lindi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>