Pyetje:
Jam shumë i shqetësuar për aktivitetin tim seksual. Nuk arrij pothuajse asnjëherë në orgazëm me partneret. Edhe eksitimin e kam të vështirë pak në fillim. Desha të di a ndikon mosbërja e penisit synet në ndjeshmërinë e tij? Sepse koka e penisit nuk del fare nga ngushtësia e lafshës. Po kështu desha tju informoj se përdor shumë qetësues . A ndikojnë këto në këtë problem? Unë arrij në orgazëm vetëm kur masturbohem. Kërkoj ndihmën tuaj. Me respekt.
Përgjigje:
Ti nuk thua cfarë qetësuesish përdor, por qetësuesit e ulin dëshirën dhe aftësinë për seks. Lidhur me synetin, penisi që nuk është bërë synet është më i ndjeshëm, por jo në rastin tënd. Ti vuan nga fimoza, do të thotë lafsha nuk shkon prapa kokës së penisit gjatë marrëdhënies seksuale. Kjo mund ta ulë ndjeshmërinë. Shko tako një urolog dhe operohu për fimozën, pra bëhu synet. Bisedo me doktorin që të jep qetësuesit që të evitosh përdorimin e tyre, po qe se është e mundrur. Nuk me thua pse përdor kaq shumë qetësues!?
Pac fat
Doktori