Pyetje:
Përshëndetje i nderuar dhe i respektuari doktor, jam një vajzë 22 vjec dhe desha të pyes për një problem timin, jam e fejuar dhe kam kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin tim që gjëndet në kosovë që prej 2 muajsh dhe prej asaj kohe nuk më kanë ardhur menstruacionet dhe barku po më dhemb. I fejuari gjatë kohës së marrëdhënies ska përdorur mbrojtës vetëm se ai më thotë që jam ruajtur dhe pyetja është se cfarë mund të kem unë, falemiminderit per mirëkuptim, pres përgjigjen tuaj.
Përgjigje:
Mundësia më e madhe është që të kesh mbetur shtatzënë. Për ta vërtetuar shtatzëninë bëj një test shtatzënie. Mirë është ta bësh testin e shtatzënisë tek doktori.
Në qoftë se vërtetohet që je shtatzënë, varet prej teje cfarë do bësh.
a-do ta mbash fëmijën,
b-do ta abortosh ose
c- do ta dhurosh.
Testin mund ta bësh edhe në shtëpi. Testi blihet në farmaci, por më mirë është në zyrën e doktorit.
Pac fat e shëndet
Doktori