Nuk më kënaq penisi

Pyetje:
Përshëndetje doktor. Jam një vajzë 22 vjecare, kam një problem të madh dhe nuk di si ta zgjidh. Kryej marrëdhënie seksuale me të fejuarin tim që 3 muaj dhe nuk e arrij dot orgazmën nuk ndjej asnjë kënaqësi gjatë penetrimit edhe pse ne bëjmë paralojë mjaft të gjatë mirëpo kjo është e kot. Mua më duhet ta gënjej të fejuarin se kam arritur orgazmën për të mos e bërë të ndihet keq. Ai punon shumë mirë me mua mirëpo problemi është tek unë. Unë kur masturboj vetë apo kur më puth i fejuari në vaginë kënaqem dhe e arrij orgazmën ndërsa penisi nuk më kënaq fare, nuk e di se ca po ndodh me mua. Të lutem më ndihmo….!!

Përgjigje:
Ti nuk ke asnjë problem. Kështu si ti janë shumica e grave dhe  vajzave. Orgasmat, vërtet, ndahen në klitoriale dhe vaginale, por arritja e orgazmës vaginale, pra, vetëm nga lëvizjet e penisit në vaginë, shumë rrallë arrihet. Pse nuk  i kombinon lëvizjet para mbrapa të penisit në vaginë me eksitimin e klitorit, ashtu sic bën kur masturbon vetë. Eksitoje klitorin me gishtin tënd ose me gishtin e dashnorit njëkohësisht me lëvizjen e penisit. Do të ishte mirë që dashnori të lëpijë klitorin tënd dhe kur ti të jesh gati për të arritur orgasmën, ai të penetrojë në vaginë. Në këtë mënyrë do të arrini të dy njekohesisht ne orgasme. Provoni, eksperimentoni, zhvilloni fantazine dhe me siguri do te arrini te dy atje ku dëshironi. Duhet praktikë, tre muaj mbase nuk janë të mjaftueshme.
Paci fat e shëndet
Doktori