Nuk mund të arrij në orgazëm…

Pyetje:

Përshëndetje doktor, jam një vajzë 21 vje?are desha tju pyes.. ka 5 muaj që e kam humbur virgjërinë me të dashurin tim dhe nuk ndiej kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale, eksitohem dhe më tërheq seksualisht i dashuri im mirëpo kur fillojmë të kemi marrëdhënie nuk ndiej kënaqësi ku qëndron problemi apo është ende herët që nga humbja e virgjërisë? Ju faleminderit. Pres përgjigjen tuaj.

 

Përgjigje:

Mos u shqetëso. Edhe ti do të kënaqesh seksualisht, madje, do të kënaqesh shumë. A ke masturbuar? A je kënaqur kur masturbon? Në qoftë se po, mos u shqetëso, ti je e aftë të arrish në orgasmë. Po qe se nuk ke provuar masturbacionin, provo. Me masturbacion do të mësosh cfarë është orgasma ose kënaqësia seksuale.

Mendoj se ju të dy nuk keni ditur të përshtateni mirë me njëri tjetrin gjate aktit seksual. Duhet të dish, se vetëm duke bërë djali lëvizje para-mbrapa me penis në vaginë, shumë pak vajza e gra e arrijnë orgasmën. Marrëdhënia seksuale që të jetë e plotë e kënaqshme duhet të jetë komplekse. Të fillojë me paralojën e zgjatur seksuale. Puthjet, përkëdheljet, përqafimet, masazhi reciprok janë pjesë e marrëdhënies. Këto janë të domosdoshme për ta ?uar një vajzë në nivelet më të larta të eksitimit. Por nuk mjaftojnë vetëm këto. Duhet që djali të përkëdhelë margaritarin tënd (Klitorin) me gishta, ose me gojë. Ti e rrit eksitimin tënd duke parë dhe përkëdhelur penisin e djalit. Pra janë një kompleks i tërë veprimesh që duhet të kombinohen për të arritur deri tek penetrimi i vaginës nga penisi dhe djali të fillojë pompat.

Të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera, duhen vënë në veprim dhe duhet të harmonizohen e bashkërendohen në kohë e në hapësirë, nga të dy partnerët seksualë. Duhet të funksionojnë të gjitha shqisat, madje edhe bisedat intime, të ngrohta, seksi, ndonjëherë edhe me fjalë të pista janë shume eksituese.
Natyrisht, kjo kërkon praktikë, stërvitje dhe kohë. Më i men?uri e arrin kënaqësinë më shpejt. A ke parë një duet instrumentistash(violinist, pianist) të dalin të japin koncert pa u praktikuar. JO. Duhet të praktikohen dhe të harmonizohen që të arrihet mrekullia. Kështu është edhe me seksin. Përpiquni, lexoni për orgasmën, lexoni të dy bashkë dhe t’i vini në përdorim ato që mësuat. ?do vajzë e grua e ka të vështirë të arrijë orgasmën, pa ditur ?farë është ajo dhe si arrihet. Në këtë blog ka shumë materiale për orgasmën dhe si arrihet ajo.
Uroj fat, shëndet dhe kënaqësi seksuale sa më të madhe.
Pres të më shkruash se je e kënaqur me orgasmat që arrin.

Doktori