Pyetje:
Doktor doja tiu pyesja në lidhje me një problem që kam.? Jam 18 vjeç dhe kur kryej marrëdhënie me të fejuarin nuk ndjej kënaqësi por kam fryrje të barkut dhe ndjej thjesht njëfarë trysnie nqs mund të më thoni pse ndodh kjo? Faleminderit!!!
Përgjigje:
Pyetjen tënde me siguri e bëjnë edhe shumë vajza e gra të tjera. Ti pate kurajën ta bësh hapur, të lumtë. Të tjerat akoma nuk e kanë kurajën të pyesin. Për orgasmën kam shpjeguar edhe më parë, por me sa duket, pyetjet për të nuk kanë të sosur. S’ka si të jetë ndryshe, është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. Është fatkeqësi për ato që nuk e provojnë. Rreth 30% e grave nuk e kanë provuar kurrë në jetë kënaqësinë e orgazmës.
Ka shumë arsye pse një vajzë ose nje grua nuk kënaqet nga seksi.
Që në fillim dua të them se:
- Nuk është partneri seksual që i bën vajzat dhe gratë ta duan seksin.
- Nuk është trupi i tyre perfekt që i ndihmon të kënaqen nga marrëdhënia seksuale.
- Nuk është as fati që i ndihmon ato ta gëzojnë? seksin.
Mbajeni mend mirë: Gjithçka varet nga vetë vajzat dhe? gratë.
Ato? që e pëlqejnë seksin, janë bërë vetë eksperte të kënaqësisë së tyre seksuale.
Çfarë duhet të bëjnë vajzat dhe gratë që ta pëlqejnë seksin?
1-Të Mendojnë Pozitivisht.
Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin.
Neuroshkenca moderne mëson: Çdo mendim ka në trup një realitet biokimik. T’i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t’i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit.
Porosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
Mendimet që një grua ka në kokë për seksin, kanë më shumë rëndësi nga? kofshët e holla e të gjata, ose gjinjtë e kërcyer e të bëshëm që ajo dëshiron të ketë. Seksi është dhe duhet të jetë kënaqësi. Kur gruaja është e lodhur, e konsumuar dhe në kokë i sillen mendime e dyshime të tilla si: “Çfarë do mendojë ai për mua?”,? “Jam e rëndomtë, jo tërheqëse dhe e pa përshtatshme për të “ si dhe shumë të tjera si këto, pa dyshim, që edhe kënaqësia që do të marrë nga seksi? nuk do të jetë e plotë.
Fatkeqësisht, shumica e grave kanë mendime jo pozitive për trupin e tyre dhe për performancën seksuale.? Në këto kushte ato duhet të mësojnë të përqendrohen në kënaqësinë dhe në mesazhet e shëndetshme reciproke që i dërgojnë njeri-tjetrit, gjatë marrëdhënies seksuale. Ato, gjatë aktit seksual nuk duhet të shqetësohen dhe ta kenë mendjen se si do të performojnë, por ta jetojnë marrëdhënien seksuale.
Shumë gra gjatë marrëdhënies seksuale përqendrohen më shumë në kënaqësinë e partnerit dhe e harrojnë kënaqësinë e tyre. Ato kërkojnë të gjejnë pikat favorite të tij. E puthin partnerin nga të gjitha anët, pa guxuar t’i thonë se “më vjen mirë kur ndjej trupin tënd afër trupit tim” ose “më vjen mirë kur më puth në qafë”, e të tjera si këto.
Çdo grua duhet ta dijë se asnjë burrë kur është në shtrat me të nuk mendon se kofshët e saj janë të trasha. Këtë e mendon vetëm ajo, sepse gratë kanë tendencën t’i zmadhojnë të metat e tyre trupore dhe u mbetet mendja në gjëra të vogla, që askush nga burrat nuk i vë re kur është në shtrat.
Gjatë marrëdhënies seksuale gruaja duhet të jetë plot besim. Vetëm konfidenca është ajo që do ta bëjë seksin më të kënaqshëm për të dy, për gruan dhe për partnerin e saj.
2-Të Përpiqen të Ndjehen Seksi.
Çdo? grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj.
Gratë që e pëlqejnë seksin e tregojnë konfidencën seksuale që ndjejnë çdo ditë dhe jo vetëm në raste speciale. Një grua që në jetën e përditshme e ndjen veten jo të modës dhe jo tërheqëse, ajo edhe në dhomën e gjumit nuk do të ndjehet seksi. Ajo që quhet “seks appeali” fillon me gjërat e vogla. Kush dëshiron të jetë një grua seksi, duhet të mendojë se vërtet është e tillë. Po qe se ajo e bën këtë për veten e saj edhe të tjerët do ta bëjnë dhe do të veprojnë në përputhje me të.
Të gjitha gjërat që i ndihmojnë të duken më të mirë, gratë duhet t’i bëjë prioritete të tyre. Kush ka nevojë të ruajë këmbët, ta bëjë këtë çdo mëngjes, ashtu siç lan edhe dhëmbët. Është zakon i mirë kur herë pas here gratë i hedhin të brendshmet e lira dhe i zëvendësojnë ato me të tjera, qofshin edhe të lira, por më të bukura e tërheqëse.
Paraqitja dinjitoze, sjelljet plot mirësi dhe buzagaz, ecja plot konfidencë dhe mobilizim, janë elemente të domosdoshme që i bëjnë gratë t’u? “kullojë” seksualiteti.
3-Ta Drejtojnë Marrëdhënien Seksuale.
Shpesh gratë ankohen se nuk kanë dëshirë për seks dhe si rrjedhojë nuk e gëzojnë seksin. Studimet më të fundit për këtë problem kanë treguar se dëshira për seks vjen edhe pasi ka filluar? eksitimi seksual. Shprehja “oreksi vjen duke ngrënë “ ka vlerë edhe në jetën seksuale. Nga këto studime rrjedh konkluzioni: Gra mos prisni që dëshira të ngrejë krye, bëni që ajo të ndodhë. Të hidhen të parat, t’i kapin partnerët dhe të fillojnë të luajnë me ta. T’u dërgojnë atyre mesazhe për atë që kërkojnë të arrijnë. T’u tregojnë se dëshirojnë të jenë vetëm me ta. Të veshin të brendshme seksi nën teshat e zakonshme dhe le ta zbulojnë ata këtë surprizë të bukur, ndërkohë që ato vinë rrotull nëpër shtëpi.
Gratë duhet të kërkojnë ta ndryshojnë atmosferën në familje dhe të shpëtojnë nga gjendja hektike e jetës së? përditshme. Kush ka mundësi, le të bëjë një banjë të ngrohtë me flluska. Ta ndezin dëshirën për seks me disa qirinj të bukur aromatikë nëpër dhomë. Të blejnë një kuti me çokollata të shtrenjta dhe t’i lëvizin ato nëpër gjuhë,? kur janë të dy në shtrat. Këto mënyra do t’i rrëmbejnë, dhe nga të stresuara do të? bëhen të “tërbuara” për seks! Pse të mos e bëjnë këtë rregullisht?
4- Çdo Gjë të re ta Provojnë Disa Herë
Seks i mirë është çdo gjë me përjashtim të seksit rutinë. Rutina dhe monotonia e bëjnë seksin të bezdisshëm, ato janë armiqtë e kënaqësisë seksuale. Çdo gjë e re që futet në marrëdhënien seksuale, bën të rritet kënaqësia dhe dëshira për seks. Kush është krijues dhe pak aventurier, nxiton i paduruar t’i provojë këto në marrëdhëniet seksuale.
Gratë që përpiqen të zgjerojnë horizontin seksual, i japin vetes gjithnjë e më shumë shanse. Kur partnerët nxisin për një lëvizje të re dhe kur gratë dëshirojnë të dhurojnë diçka kureshtare në marrëdhënien, të mos ngurojnë, të shkojnë përpara, ta provojnë.
Sa herë që në marrëdhënien seksuale futet diçka e re, një pozicion i ri, një lodër seksuale e re, një fantazi seksuale, ose disa truke të reja “torturonjëse” të dhomës së gjumit, ato duhet të provohen më shumë se një herë që t’u ndjehet lezeti. Çdo gjë e re që njerëzit bëjnë kur ngasin biçikletën, kërkon praktikë që t’i kënaqë.
5-Ta Lënë Imagjinatën të shpërthejë.
Gratë që e duan seksin kanë edhe fantazi seksuale të shëndosha. Disa gra mundohen t’i shtypin ose t’i injorojnë fantazitë seksuale. Këtë e bëjnë se e konsiderojnë faj dhe bezdisje të kenë fantazi seksuale. Gratë, lidhur me fantazitë bëjnë këto dy pyetje:
- A është e vërtetë se kush fantazon nuk ka jetë seksuale të vërtetë ?
- A është tradhti bashkëshortore kur fantazon seksualisht për dikë tjetër veç burrit?
Të mos shqetësohen dhe të mos bëjnë të tilla pyetje, por t’i lënë fantazitë e tyre krijuese të rrjedhin lirisht. Fantazitë i ndihmojnë të eksplorojnë? nëpër tabutë seksuale në mënyrën më të sigurtë dhe më private. Askush nuk i di fantazitë e tyre. Ato janë rezervuari ku janë mbytur dëshirat e tyre sekrete, që? ia kanë refuzuar vetes si gra të rritura dhe të përgjegjshme.
Të ëndërrojnë skenarë seksualë pa partnerin, kjo është natyrale dhe e shëndetshme. Le të bredhë imagjinata e shfrenuar në akte seksuale që nuk do të kishin guximin t’ia përshkruanin askujt tjetër. Askush nuk do të dijë për fantazitë e tyre. Ato janë vetëm të tyret (pavarësisht që shumë gra do të kishin dëshirë t’i ndanin me ata që fantazojnë)
Fantazitë inspirojnë për jetë seksuale në lartësi të reja të paprovuara. Në qoftë se skenari seksual nxit diçka të re në mendjen e grave, ose u jep atyre kënaqësi të paprovuara më parë, ato bëjnë mirë të pyesin veten:
Ç’do të thotë kjo për mua? A mund të veproj sipas fantazive? Edhe sikur të përgjigjen me një “jo” sepse nuk guxojnë, kjo do t’i ndihmojë të gjejnë çelësin emocional që i eksiton më shumë.
Në qoftë se fantazitë janë të tipit sadomozokistik (S&M), në këtë rast ato do të kuptojnë llojin e seksit që është më i mirë për to. Në qoftë se fantazojnë një dhomë gjumi me qirinj, me mbulesa prej kadifeje,? ose me veshje të brendshme seksi dhe këto ua shtojnë kënaqësinë për seks, atëherë le të përpiqen t’i krijojnë këto kushte. Gratë në fantazitë mësojnë se çfarë ka më shumë sukses për jetën e tyre seksuale. Kjo do t’i ndihmojë ta çojnë jetën seksuale përtej ëndrrave të tyre më të çliruara.
6-Të? Masturbojnë
Gratë që e duan seksin më përpara dhe më shumë nga çdo gjë, duan veten e tyre. Kjo përkthehet: Ato masturbojnë.
Duke masturbuar gratë kuptojnë se orgazma është edhe pak lëvizje larg. Kjo i mbush ato plot besim dhe i bën qenie seksuale. Askush të mos çuditet nga statistikat. Studimet tregojnë se më shumë se 2/3 e grave masturbojnë rregullisht. Deri sa kaq shumë gra në botë që masturbojnë, atëherë askush nuk duhet të hezitojë.
Sapo të arrijnë orgasmën solo, ato do të bëhen seksualisht më konfidente, sepse mësuan çfarë i eksiton dhe i çon në orgasmë. Shumë gra e arrijnë orgasmën më shpejt dhe më lehtë me masturbim se me interkursë seksuale. Shumica e grave mund ta arrijnë orgasmën me masturbim brenda tre minutave. Me partner, në rastin me të mirë, duhet rreth 20 minuta. Por mos harroni: Mbi 30% e grave nuk e kanë provuar kurrë kënaqësinë e orgasmës, pavarësisht përpjekjeve që bën partneri.
Duke arritur orgazmën me masturbim gratë mësojnë ç’është orgazma dhe këtë eksperiencë të re që mësuan duke vetë-masturbuar, do ta sjellin në dhomën e gjumit kur do të jenë me partnerët e tyre.
Për të gjitha gratë që nuk arrijnë, ose e arrijnë me zor orgasmën, zgjidhja më e mirë është masturbacioni dhe arritja e orgasmës me ndihmën e tij. Ato duhet të jenë të kujdesshme dhe të fiksojnë mirë çdo gjë që bëjnë për t’u vetë-eksituar dhe për të arritur orgasmën.? A i prekën gjinjtë apo barkun?. Me cilën teknikë masturbuan?. A imagjinuan dikë gjatë masturbacionit?
Këtë informacion gratë nuk duhet ta mbajë për vete!. Ato duhet t’u? tregojnë burrave atë që atyre u duhet, ose akoma më mirë t’ua demonstrojnë atyre veprimet që i çuan në orgasmë. Nuk ka dyshim se të dyve u duhet pak durim dhe praktikë që ai të mësojë si ta prekë, sa kohë ta prekë dhe me çfarë teknikë ta prekë. Burrat duhet të imitojnë atë që gratë bënë vetëm. Sapo të arrihet suksesi, çiftet do ta kapërcejnë frustrimin dhe ankthin për arritjen e orgasmës. Ata do ta shikojnë plot optimizëm jetën e tyre seksuale dhe do ta pëlqejnë atë edhe më shumë.
Për gratë që nuk kanë arritur orgasmën dhe nuk kanë provuar asnjë herë të masturbojnë, këshilla për to është e qartë dhe e prerë: Të fillojnë? tani të masturbojnë. Gjenitalet e tyre janë pjesë e trupit të tyre, siç janë edhe të gjitha pjesët e tjera. Ato pjesë e meritojnë vëmendjen e tyre. Në se akoma ndjehen të turpëruara ose në ankth prej masturbimit, le të përpiqen të lexojnë libra që shkruajnë për masturbacionin. Ka plot libra shkencore për orgasmën në të gjitha gjuhët e botës. Në shqip le të lexojnë librin e Dr. Ademit “Seksualiteti dhe Seksi-Një libër për të gjithë”. Në qoftë se leximet për orgasmën nuk i shkojnë stilit të tyre, atëherë le të bisedojnë me një seksterapist.
Uroj shëndet, fat dhe jetë seksuale sa më të kënaqshme
Doktori