Nuk ndjej kënaqësinë e seksit

PYETJE:

Doktor,
Jam një mësuese, 27 vjeç. Kam 4 vjet martuar dhe kam një vajzë dy vjeçe.
Prej kohësh kam një shqetësim të cilin jam munduar ta zgjidh me burrin, por nuk kemi pasur sukses. Shqetësimi është ky: Ne bëjmë jetë seksuale të rregullt, e duam njeri-tjetrin por unë kurrë nuk kam provuar te arrij një orgasmë. Seksi më pëlqen dhe kënaqem me intimitetin që krijon marrëdhënia seksuale, por orgasmën nuk e kam arritur ndonjë herë. Kjo gjë më ka dëshpëruar shumë. Në çdo skenë erotike në filma, në romane, në të gjitha bisedat me shoqet duket sikur të gjitha gratë kënaqen me seksin që çdo herë ka një fund të mrekullueshëm, madje për disa gra edhe me orgasma të shumta, ndërsa unë nuk kam arritur akoma të provoj një. Kjo më ka brengosur…

Burri që është seksualisht i aftë dhe mjaft bashkëpunues, ndjehet i ofenduar që nuk më çon dot mua në orgasmë, e konsideron këtë si fajin e tij. Kjo ka bërë që të ngrihen pak tensionet në marrëdhëniet tona. Ndërsa unë e kuptoj që është paaftësia ime që nuk e arrij dot orgasmën.

Të lutem doktor më ndihmoni ta kapërcej këtë vështirësi.

Faleminderit nga një grua e re.

PËRGJIGJE:

Përpara se të them mendimet e mia për këtë problem, për të qetësuar ty dhe burrin tënd si dhe gratë e tjera që kanë këtë shqetësim, do të sjell për të lexuar atë që thotë lidhur me eksperiencën e saj personale seksuale një mjeke obstetre-gjinekologe dhe seksologe amerikane

Doktoresha Hilda Hutcherson është një obstetre? –gjinekologe në New York City. Ajo është profesoreshë klinike e obstetrikës dhe gjinekologjisë? në? “Columbia? University”. Ajo shkruan vazhdimisht në revista të ndryshme për problemet seksuale të grave.

Ja çfarë thotë Dr. Hutcherson në librin e saj : “Pleasure: A Women’s Guide to Getting? the Sex You Want, Need, and Deserve.”

“Unë jam një mjeke obstetër -gjinekologe që shëtis anembanë Amerikës duke bërë leksione për seksin. E besoni ose nuk e besoni, unë do t’u them të vërtetën- Unë nuk di si të kënaqem gjithmonë me trupin tim. Orgazmën e parë e provova kur isha 30 vjeç dhe tani e konsideroj detyrën time t’i mësoj gratë që të mos presin kaq gjatë për orgazmën sa prita unë. Unë e arrita orgazmën vetëm atëherë kur u çmësova nga të gjitha gjërat që kisha mësuar më parë për seksin.

Më kujtohet,? do të isha rreth shtatë vjeç kur dëgjova për herë të parë nënën të? shqiptonte fjalën “ s-e-k-s” kur ishte duke biseduar me një shoqe të sajën në oborr të shtëpisë në Alabama. Nga toni i saj i heshtur, kuptova se ajo po fliste për diçka shumë të keqe.

Kur u rrita edhe ca, mua më thoshin “ mbaj brekët lart dhe fustanin poshtë”, një këshillë e zakonshme kjo për vajzat e jugut. Mua madje, më kishin mësuar të lahesha (fërkohesha) shpejt e shpejt “atje poshtë “, sa të mos arrija të provoja kënaqësinë që të sjell larja. Unë detyrimisht e ruajta virgjërinë për martesë dhe nuk më pëlqente seksi për sa kohë që isha e virgjër. Për shumë vjet e imitova orgazmën (e gënjeja burrin kur i thosha? se e arrita orgazmën). Unë kisha dëgjuar shoqet që bisedonin se ato bënin kështu e ashtu në shtrat dhe kërkonin të ishin lakuriq me partnerët dhe unë çuditesha. Çfarë dreqin nuk është në rregull me mua?

Pse vendosa të bëhem obstetër-gjinekologe nuk di t’ua them, por jam shumë e kënaqur që u bëra – sepse ishin pacientet e mia që më ndihmuan të dal nga kjo mjegull e pakëndshme. Ato më bënin pyetje për seksin dhe nuk më pyesnin vetëm për vaginat dhe bebet. Mbaj mënd që një paciente një ditë më pyeti:

“A është seksi anal i sigurtë”.

Mendimi i parë që më shkoi në mëndje ishte: ”Ky lloj seksi është jashtë ligjit në Alabama”, por asaj i dhashë përgjigjen më të mirë që munda. U bë e qartë se duhej të mësoja më shumë për seksualitetin, për pacientet e mija dhe për veten time. Fillova të lexoj gjithçka që munda të gjej: libra të seksterapisë, artikujt e revistave dhe manuale seksuale siç është libri? “Gëzimi i Seksit” (Ky libër është i përkthyer në shqip).

Si mjeke obstetre-gjinekologe kisha parë pjesët private të shumë grave, por kurrë nuk kisha parë organet e mia gjenitale, prandaj një ditë rrëmbeva një pasqyrë dhe hodha një sy në to. Kur ndodhi orgazma e parë, ….. isha unë vetë ajo që ndihmova veten ta arrij. Kur fillova të ndjehem më mirë (më komfort ) me trupin tim, atëherë dëshiroja ta ndaja atë me dikë tjetër dhe eksperienca seksuale pasuese ishte më e mirë, po… mund të them fantastike. Sot jam e martuar prej 20 vjetësh dhe bëj jetë seksuale që më kënaq dhe jam aventuriere në shtrat. Duke e transformuar veten nga një vajzë shumë e ndrojtur në? një eksperte seksi, unë tani dëshiroj të ndihmoj gratë e tjera që të arrijnë edhe ato kënaqësinë seksuale që e meritojnë. Kur ta keni lexuar eksperiencën time shumë personale, juve do t’u hapen sytë dhe do të kuptoni me të vërtetë çfarë është mirë dhe çfarë është keq për ju.? Atë që e ndjeni se është mirë provojeni edhe ju në shtrat, vazhdimi …..do të jetë i mrekullueshëm.”

* * *

Këto thotë kjo doktoreshë obstetre-gjinekologe dhe seksologe e njohur në Amerikë për jetën e saj seksuale. Më shumë ju mund të mësoni duke lexuar prej saj.

Siç e shihni, orgasmën, nuk e arrijnë dot të gjitha gratë, nuk e arrijnë as mjeket, madje as profesoreshat e obstetrikës dhe seksologjisë- ndonëse të gjitha gratë e kanë potencialin fizio-biologjik për ta arritur. Shumë prej tyre e arrijnë kur mësojnë më shumë për seksin dhe orgasmën dhe bëhen të afta ta ndihmojnë veten për të shkuar në orgasmë. Të tjera e arrijnë kur flakin të gjitha të pavërtetat që lidhen me seksin. Të tjera e arrijnë orgasmën kur familjarizohen më mirë me anatominë e tyre seksuale dhe kur flakin ankthin e performancës.

Ja disa nga gjërat që do të këshilloja për juve sot:

1-Mendoni për seksin pozitivisht.

Gratë sot supozohet të jenë shumë të fuqishme. Ato e kanë në dorën e tyre karrierën e tyre, ato kanë llogaritë e tyre bankare, po ashtu edhe jetën seksuale. Në qoftë se jeni rritur në një shtëpi që u mësoi se seksi është turp, këto mesazhe të vjetra do të jetojnë në subkonshientin tuaj. Ato do t’i ndotin mendimet në dhomën e gjumit. Këtë bëjnë ato tek të gjitha gratë. Që të filloni të çlironi bagazhin tuaj seksual, bëni një listë të të gjithë mesazheve negative që keni marrë për seksin dhe pastaj shkruani në krah të tyre mesazhet pozitive. Në se keni dëgjuar se “vetëm vajzat e këqija e gëzojnë seksin” ndryshojeni? “Çdo vajzë e meriton ta gëzojë seksin”. Pastaj, kur ndonjë nga këto mendime hyn në mendjen tuaj,? në shtrat ose jashtë tij, të kini gati një mendim tjetër pozitiv? për ta zëvendësuar atë. Në fakt, kjo do të bëhet një lojë e lezetshme për dhomën e? gjumit, që do t’u shërbejë dy qëllimeve: a- do t’u çlirojë nga kthetrat dhe b- do t’u sjellë në formë.

2-Mësoni për pjesët tuaja intime.

Ajo që më shumë se për çdo gjë tjetër flasin gratë është : “ Ai nuk e gjen dot klitorin tim”. Ju prisni që burrat të dinë se ku është vendosur vatra juaj e ëmbël. Por a jemi ju në gjendje t’u jepni atyre drejtimin kryesor?
Organi sa një bizele që ju e shikoni midis buzëve (labieve) është maja e ajsbergut. I gjithë trupi i? klitorit është thellë në pelvis. Këshilla ime është: Mos shkoni drejt e tek “bizelja ”. Klitori ka kaq shumë mbaresa nervore dhe ta stimulosh atë përpara se të jeni plotësisht të eksituara, kjo mund të jetë e papëlqyer për ju. Filloni duke prekur buzët dhe hyrjen për në vaginë dhe ushtroni presion në “malin” (mons pubis) ku rriten flokët. Kjo bën që në fillim të shtohet ardhja e gjakut në të gjithë zonën. Kjo jep më shumë kënaqësi dhe bën të arrish një orgasmë më të fuqishme. Duke u përqendruar vetëm rreth “bizeles”, është sikur të prekësh vetëm kokën? e penisit të burrit(Cili burrë nuk do t’u korrektonte me xhentilencë po qe se do ta bënit këtë?)

3-Mësoni rrugën më të shpejtë që çon në orgasmë.

Cili është vendi që u pëlqen të prekeni? Me çfarë shpejtësi dhe presion? u pëlqen më shumë të prekeni? A ka ndonjë fantazi që ju çon në klimaks të sigurtë? Provoni t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve.

Mësoni të kënaqni vetë veten tuaj. Të masturboni deri në orgasmë, ky është çelësi që u ndihmon të kënaqeni edhe me dikë tjetër. Mos druani të masturboni. Një grua duke masturbuar vuri re se fantazia më e mirë për masturbimin e saj ishte kur fantazonte seks me dy burra. Një tjetër kuptoi se ndjehej më mirë ta prekte veten kur shtrihej në bark. Kur ju të dini ekzakt se çfarë u çon në orgasmë, ju duhet t’i a tregoni këtë dhe partnerit. Por gjithmonë lejoni mendjen tuaj të mrekullohet me fantazitë dhe do të duhet? vetëm? pak shtytje për të kapërcyer hendekun.

4-Mendoni për kënaqësinë tuaj.

Ju meritoni të gjeni atë që jepni. Por, gabimisht, shumë gra mendojnë se kënaqësia e partnerit është më me rëndësi se kënaqësia e tyre. Shumë gra edhe atëherë kur partneri përpiqet t’i kënaqë, ato shpërqendrohen duke menduar se çfarë duhet të bëjnë për ta kënaqur atë. Kjo gjë bën që gruaja të humbasë orgasmën e saj? dhe kjo nuk është mirë. Ju ndjeheni të lumtura kur i jepni kënaqësi të vërtetë partnerit, ashtu ndjehet dhe ai i lumtur kur ju shtriheni në shpinë dhe e lini atë t’u kënaqë juve.

5-Të ndjeheni mirë me trupin tuaj

Mënyra se si ndjeheni me trupin? tuaj ka të bëjë direkt dhe thellësisht me seksualitetin tuaj. Në përgjithësi gratë para se të lindin fëmijë bëjnë? jetë seksuale të kënaqshme. Pas lindjes së fëmijëve ato ndjejnë? se janë? dhjamosur, nuk u pëlqen forma? e re e gjinjve, e të tjera gjera dhe humbasin interesimin për seks. Ato gjithçka ia kushtojnë fëmijës dhe ia largojnë dorën burrit kur ai i prek në këto pjesë që atyre nuk? u pëlqejnë më. Ato e evitojnë krejtësisht marrëdhënien seksuale. Në qoftë se edhe ti je një nga këto gra, unë do të këshilloja të mbash një ditar të vogël dhe shëno çdo ditë një gjë pozitive lidhur me trupin tënd. Mund të kalojë një muaj pa shënuar asgjë në ditar, por një ditë do ta pranoni të vërtetën që trupi tënd meriton të vlerësohet dhe të kënaqeni me të si dhe më parë. Ushtrimet fizike ndihmojnë. Ato prodhojnë lëndë kimike që nxisin dëshirën seksuale dhe eksitimin.

6-Bëni seks për arsye të shëndosha

Shumë gra ndjehen bosh, të mërzitura ose të vetmuara pas marrëdhënies seksuale. Seksi i keq me dikë që dashuroni, natyrisht nuk është mirë, por seksi që u bën të ndjeheni keq me veten është akoma më keq. Ju nuk do të ndjeheni mirë me veten sa herë që do të shkoni në shtrat në rrethana jo të qarta. Pritni një minutë. Kujtoni herët e fundit që keni bërë seks dhe arsyet pse bëtë. Mendoni për cilësinë e seksit në çdo njërën nga këto situata.

Gratë bëjnë seks për arsye të mëdha :? Dëshirojnë të lidhen me dikë; bëjnë seks për t’u pajtuar pas një zënke me partnerin; bëjnë seks kur festojnë një përvjetor (nata e martesës, përvjetori,); bëjnë seks që të ngjizin një fëmijë; bëjnë seks thjesht se janë? të gëzuara.

Por gratë bëjnë seks edhe për arsye jo shumë të mëdha: Ato bëjnë seks sepse duan që ai të qëndrojë një natë me to; bëjnë seks sepse dëshirojnë të evitojnë një zënkë; bëjnë seks sepse dëshirojnë që dikush t’i dashurojë; bëjnë seks sepse kanë frikë se po nuk bënë ai do t’i lejë.

Mbani mënd : Seksi është gjithmonë më i mirë dhe me kënaqësi më të thellë, kur motivacioni për të bërë seks është modest dhe i shëndetshëm.

7-Njihni pesë zonat e tuaja kryesore

Për një jetë seksuale të plotë, gruaja duhet të zbulojë vatrat e kënaqësisë që nuk janë të mbuluara nga të mbathurat e saj. Ka gra që stimulimi i thithave të gjinjve i çon në orgasmë. Të tjera kanë gjetur një zonë? të butë sensitive që i çmend prapa gjurit. Të tjera e gjejnë këtë pikë, që i bën t’u mblidhen gishtat? e këmbëve, në njërin nga veshët. Ju duhet të gjeni pikat tuaja. Filloni të eksploroni veten kudo me një pendë, me një vibrator, ose me duart tuaja. Gjeni pesë pikat tuaja më të ndjeshme. Mjaftojnë të gjeni pesë. Tregojani këto partnerit dhe ai do ta shtypë më mirë butonin tuaj.

8-Mos vuani? “ankthin e vaginës”?

Shumë gra kanë ankth lidhur me dimensionet ose gjatësinë e buzëve të vaginës së tyre. Të tjera shqetësohen me erën dhe shijen e vaginës. Në fakt, shumica e grave shqetësohen dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes që vetë e bëjnë : “ A jam normale atje poshtë?”.

Të gjitha grave do t’u rekomandoja të rrëmbenin një pasqyrë dhe të shikojnë pjesët e tyre private. Mos harroni se edhe atëherë kur luftoni me një infeksion kronik edhe kur keni buzë të mëdha sa që dhëmbin kur vishni të mbathurat, ju përsëri jeni normale. Jeni ose nuk jeni ju dakord me mua, unë u them se burrat mendojnë që ju jemi të bukura dhe të dukura atje poshtë. Unë këtë e kam dëgjuar nga të gjithë burrat dhe dashnorët e grave që kam njohur. Në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi? çfarë mendojnë burrat, ju duhet të mësoheni t’i pëlqeni gjenitalet tuaja. Në qoftë se kjo do të thotë që një grua këtë muaj në vend që të shpenzojë? paratë për të blerë këpucë do të bëjë një wax Brazilian, çdo gjë është në rregull, kur është në rregull për atë. Ka gra që u pëlqejnë të brendshmet e mrekullueshme. Nuk ka asgjë më të mirë se të veshësh “La Perla” që të bëjnë të zhvesh “La Perla”.

9-Shiko fytyrën tënde pesë minuta pas seksit

Ngrehuni dhe shikoni fytyrën tuaj në pasqyrën e banjës pasi keni bërë seks. A? jeni e përflakur me? fytyrë të hapur që qesh? Apo je me vetulla të ngrysura e të ndara gjerësisht nga njëra-tjetra? Ndonjë herë ju duhet të pyesni trupin tuaj, jo trurin tuaj në se u kënaqët? me seksin. Mëndja mund t’i justifikojë eksperiencat seksuale jo të këndshme, por fytyra juaj në pasqyrë, në orën 2 pas mesnate nuk mund të gënjejë. Po nuk të pëlqeu ajo që pe në pasqyrë, hipë përsëri në shtrat dhe fli disa orë gjumë! Prit deri në mëngjes dhe thuaj atij ato që duhen.

10-Thuaj atij gjithçka

Kur do të flisni me partnerin, këshilla ime është e thjeshtë: Tregoi atij se çfarë të bën ti një qenie të çmendur seksualisht ashtu siç je. Kërko nga ai që t’i japë trupit tënd seksualisht të çmendur tamam atë që i duhet. Kërkesat e? tua duhet të jenë ekzakte. Ashtu si në një restorant kërkon nga kamerieri gjithmonë sallatë në vend të patateve të skuqura, ose ujë të gazuar, ose extra salcë. Pse të mos e bësh këtë me dashnorin tënd? Besomë, ai do të të japë atë që dëshiron, sepse? ju jeni nga ato që lini bakshish të majmë.!

Këto mendova të them për ketë radhë. Sigurisht njohuritë për seks të kënaqshëm janë të shumta dhe ato do t’i grumbullosh gradualisht gjatë eksperiencave seksuale dhe duke lexuar gjithçka për seksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>