Nuk prishem dot

Pyetje:
Përshëndetje doktor….shpresoj të kem vëmendjen tuaj , Problemi im.. është se…..virgjërinë e kam humbur që në moshën 14 vjecare, ka qenë dicka shumë e bukur dhe e mrekullueshme, pas kësaj kam pasur një shkëputje rreth 5 vite pa pasur marrëdhënie me një femër. Kam pas të dashura gjatë kësaj kohe , por që nuk kemi arritur kurrë në aktin final, tani që po të shkruaj jam 21 vjec, dhe kam një vit që kryej marrëdhënie me të dashurën time… por nga largësia e bëjmë rrallë… që herën e parë… kënaqësia ishte shumë e madhe….por nuk arrita të prishem….ka pas raste kur unë kam i nsistuar ta arrij këtë gjë… dhe nuk arrij të prishem…. organi im qëndron shumë i fortë…. biles ka raste që ndjej dhe dhimbje në penisin tim…..kaloj orë të tëra në shtrat, jam shumë aktiv.. nuk mungojnë “ngjyrat” gjatë seksit….më vjen të bërtas dhe shpesh e bëj?bërtas.. djersis… jam shumë mirë dhe i sigurt…. ndihem shumë mirë… por prishjen që mund të kem me një masturbim të thjeshtë nuk e kam, ajo ndodh shumë rrallë.. edhe pse mund të bëj gjith natën seks…shpesh kam ankesa nga e dashura ime, pasi ajo shprehet se unë nuk e dashuroj për deri sa nuk prishem…. domethënë unë i arrij kënaqësitë por nuk arrij të nxjerr spermën, edhe pse penisi im qëndron i fort…. dhe nuk ulet për asnjë moment….ka raste që mërzitem nga kjo gjë, pasi kaloj më shumë se 1 orë duke bërë pentrim në trupin e të dashurës sime, dhe nuk arrij të prishem, në këtë pikë e ndërpres dhe kryj ledhatime, por pa ja shfaq asaj se ndihem shumë keq…. do doja të dija nëse ndryshohet gjendja ime …. si fizik jam shumë i shëndetshëm, kam nje trup mesatar.. jam 176 cm… 70 kg… jam marrë me sporte të ndryshme, jam shumë aktiv.. kam puls dhe rezistencë fizike për tu admiruar….. përmasat e penisit janë të kënaqshme…. por i vetmi problem është se nuk arrij të prishem… dhe kjo po bëhet shumë problem në lidhjen time….

Përgjigje:
Kjo që të ndodh ty u ndodh edhe djemve të tjerë. Kryesisht është për arsye psikologjike. Por cfarë të keqe do të ketë për ty dhe për dashnoren tënde, që pasi ajo arrin orgasmën ti ta nxjerrësh penisin nga vagina dhe të masturbosh vetë ose vajza tëe përkëdhelë penisin tënd dhe ti të prishesh e të kënaqesh? Une mendoj se kjo është dicka shumë e bukur. Provojeni. Nuk ka arsye pse të mos e marri vesh e dashura. Kjo nuk ka të bëjë fare me dashurinë dhe sa e do ti vajzën tënde. Ky është një problem psikologjik dhe po të veproni sic u thashë edhe do të kënaqeni edhe do të largoni ankthin dhe do ta kapërceni këtë gjëndje dhe ti do te prishesh gjatë aktit seksual pa patur nevojë të masturbosh. Mos u shqetëso. Ju të dy jeni me fat. Ti je seksualisht i fortë, gëzojeni jetën seksuale me cdo mënyrë të mundshme. Shpesh kjo gjëndje u ndodh djemve, që janë mësuar ta shtrëngojnë fort penisin kur masturbojnë. Pra ata duan ate shtrëngim që bëjnë me duart e tyre të forta edhe nga vagina e vajzës. Kjo është e pamundur. Prandaj kur të masturbosh mos e shtrëngo fort penisin. Ndërro dorën, masturbo me dorën e majtë. Krijo zakone të reja. Mos e cani kokën ju jeni dhe do të bëheni edhe më të shkathët e te zotë për marrëdhënien seksuale. Problemet seksuale që ndjeni, mos i mbani sekret, tregojani dhe diskutoini me partnerin ose partneren. Kështu do ta zbukuroni edhe më shumë jetën seksuale
Uroj shëndet e fat
Doktori