Viagra( Sildenafil citrate) ka sukses vetëm atëhere, kur ti je i stimuluar seksualisht. Normalisht kur një burrë është i stimuluar seksualisht, arteriet në penisin e tij relaksohen, mbushen me gjak dhe krijojnë ereksionin.
Suksesi i Viagra-s arrihet sepse ajo ndihmon vazat e gjakut në penis të relaksohen? dhe të rritet sasia e gjakut që vjen në të.
Konditë sin equanon për të gjitha ata që kërkojne të ndihmohen prej Viagres është, që duhet të jenë patjeter të eksituar seksualisht (fizikisht, vizualisht etj.) që të arrijnë ereksion me Viagren. Po qe se ti mer Viagra dhe nuk je i eksituar seksualisht , asgjë nuk do të ndodhë tek ti…
Viagra nuk është nje hormon, as një supplement bimor, as një afrodisiak. Viagra është një preparat mjekesor, që mund të ndihmojë funksionin erektil në shumicën e burrave me probleme të ereksionit. Kështu kur merr Viagrën, një prekje, një shikim nga partneri tënd të con më larg edhe të ngre më lart. Mos harxho paratë e tua dhe mos risko sado pak nga shëndeti duke marrë Viagra, po qe se nuk ke një partner të interesuar për lojë seksuale dhe të të stimuloje seksualisht. Po qe se gruaja fle në krevat tjetër, ose te kthen krahet në shtrat, mos provo të marrësh Viagra.
Si cdo bar edhe Viagra, mund të shkaktojë disa efekte anësore. Këto zakonisht janë të lehta dhe zgjatin jo më shumë se disa ore. Në kërkimet klinike, këto efekte anësore, nuk e detyrojnë pacientin ta ndërpresë përdorimin e Viagrës. Këto efekte anësore më shpesh ndodhin kur përdoren doza të larta. Efektet anësore më të pergjitheshme janë: dhembje koke, skuqje në fytyrë, cregullime në stomak. Mund të ketë turbullim të përkoheshëm të pamjes. Në raste të ralla, kur ereksioni zgjat mbi 4 ore, kërko ndihmë urgjente mjekesore.
Viagra nuk është për cdo njeri. Po qe se je nje burre që përdor nitrite, mos e perdor kurrë Viagrën. Presioni i gjakut mund të bjerë menjëherë në një nivel të? pasigurtë. Pyet doktorin në se e ke zemrën mjaft të shendoshe, sa te mbajë një sforcim ekstra të aktivitetit seksual. Po qe se ke dhembje gjoksi, marrje mendsh ose nauze gjate seksit, ndaloje aktivitetin me një herë dhe thir doktorin.
Vitet e fundit Viagra ka ndihmuar miliona burra dhe partnerët e tyre, të gjejnë atë që u mungonte në jetë. Eshtë koha edhe për ty,? lexuesi im me disfunksion erektil, të drejtohesh mencurisht nga Viagra. Të gëzosh më shumë jeten tende seksuale.
Viagra është efektive në burrat, me të gjitha format e disfunksionit erektil. Ajo përmireson ereksionin në cdo 4 nga pesë bura që e perdorin, pamvarësisht sa i rende ishte desfunksioni erektil, sa kohe ai ka zgjatur dhe cfarë e ka shkaktuar. Viagra vepron në burrat e cdo moshe. Po qe se nuk je i kënaqur me jetën tënde seksuale, për arsye të ereksionit jo te fortë gjatë muajve të fundit, bisedo me doktorin. Ti mund të? vuash nga nje disfunksion erektil i lehtë, në të cilin Viagra ndihmon.
Viagra vepron, kur ju e dësheroni veprimin e saj. Ajo fillon tëveprojë 30 minuta pas marjes. Por ajo mund të meret, deri 4 ore para aktiviteti sekusal të pritshëm. Si rregull mere Viagrën një orë para seksit. Gjatë kësaj kohe ti fillo të jesh intim me gruan tende. Të jesh spontan. Të jesh lozanjar. Të jesh i kenaqur.
Viagra shitet në tre lloj dozash të ndryshme: 25mgr, 50mgr, 100mgr. Si për cdo bar tjetër, doktori do të keshillojë dozën fillestare. Kur kjo nuk do të jape rezultatin e dëshiruar ose je i shqetësuar nga efektet anësore, doktori do ti rregullojë dozat. Mos mer doza më të medha nga ato që ka këshilluar doktori dhe mos mer kurre Viagra, më shumë se një? herë në ditë.
Mos harro se Viagra ka efekt më të mirë me stomak bosh. Poqese ke planifikuar nje darke me partneren tënde para seksit, mere Viagren, mos hezito. Kur e mer Viagrën pas një ushqymi të indyrshëm, ki parasysh që bari do ta filloje veprimin pak më vonë.