Pas lindjes jeta seksuale më ka ndryshuar

s-SEXLIFE-largePyetje:

Jam një grua 26 vjeç. Para pak muajsh kam lindur fëmijën e tretë. Jeta ime seksuale me burrin ka ndryshuar shumë në krahasim me fillimin. E kam humbur thuajse fare dëshirën për seks. Burri, gjatë aktit seksual përpiqet të më çojë në orgazmë, por me sa duket trupi im ka ndryshuar. Unë nuk e arrij dot kënaqësinë seksuale. Ju lutem çfarë më këshilloni?

Nga një nënë e re

Përgjigje:

Fillimisht duhet të të pyes: Ka ndryshuar trupi yt, apo ka ndryshuar mënyra se si ti jeton tani? Unë besoj se ka ndryshuar stili i jetës tënde. Fëmijët janë një mrekulli, por ata ta shtojnë stresin dhe marrin shumë nga koha e juaj e lire. Ata e cënojnë shumë privatësinë tuaj dhe bëhen pengesë reale për jetën seksuale të prindërve. Gjëja më me rëndësi që duhet të kuptosh është të mos i vësh fëmijët si pengesë midis teje dhe burrit.

Po qe se ti fajëson për rënien e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale trupin tënd, atëherë ti ke plot arsye që të mos kesh dëshirë për seks dhe të mos arrish kënaqësinë seksuale. Në këtë rast duhet të kërkosh ndihmën e një mjeku.

Por, po qe se fajëson mënyrën se si e ke organizuar jetën tani, pra stilin e jetës tënde që ndryshoi pas lindjes së fëmijëve (unë besoj që kjo është arsyeja e vërtetë) ti duhet të bësh diçka më shumë për veten tënde, për burrin tënd dhe për marrëdhëniet me njeri-tjetrin.

Mos kërko fëmijë të tjerë. Jeta jote do të bëhet më e stresuar po të lindësh edhe një fëmijë tjetër. Jepu prioritetin marrëdhënieve me burrin. Juve u duhet më shumë kohë që ta kaloni së bashku. Kjo është e nevojëshme për të karikuar bateritë e marrëdhënies tuaj që tanimë janë shkarkuar. Pasi të kesh vendosur dhe të jesh përgatitur për të filluar përsëri jetën seksuale, dhe për këtë mendo seriozisht, kërko dikë nga të afërmit (prindërit ose gjyshërit) që të kujdesen për fëmijët e tu për disa orë, ose për një fund-jave.

Bashkë me burrin shkoni në një hotel ose motel, qoftë edhe për disa orë, dhe rinjihni e rikujtoni marrëdhëniet që keni patur dikur me njeri-tjetrin. Kujtimet e këtyre momenteve speciale do ta bëjnë marëdhënien të zgjasë për shumë kohë, por jo për gjithëmonë. Ashtu siç u zbehen kujtimet e bukura të marrëdhënieve tuaja të viteve të hershme, ashtu do të zbehen dhe këto. Vetëm po t’i rinovoni herë pas here, mundësisht çdo javë, ato do të zgjasin pambarimisht. Gjeni mundësinë që çdo fund jave ta kaloni së bashku jashtë shtëpisë. Mundohuni të rini sa më shumë bashkë edhe në shtëpi.

Në qoftë se edhe kjo mënyrë nuk ka sukses, pa humbur kohë, të dy së bashku kërkoni ndihmën e seks-terapistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>