Pyetje:
Kam qenë shtatzënë dhe pa e kuptuar dështova. Bëra vizitë dhe doktori më tha që nuk ke nevojë për pastrim. Ka problem të bie sërish shtatzënë apo duhet të pres, nëse po sa duhet të pres?
Përgjigje:
Nuk thua sa vje? je dhe ?fare moshe kishte fetusi kur dështove.
Këto këshilla më mirë do t’i japë mjeku obstetër që të ka vizituar. Kërko mendimin e tij.
Meqë më pyet, mendoj se pasi të normalizohen menstruacionet mund të kërkosh të mbetesh përsëri shtatzënë. Duhet të dish se sipas statistikave dështojnë aq shtatzëni sa lindin edhe fëmijë të gjallë. Pra 50/50. Lidhur me marrëdhëniet seksuale, besoj se nuk ka nevojë për kujdes. Edhe njëherë, pyet doktorin që të ka vizituar.
Pa? fat e shëndet
Doktori