PYETJE:
Doktor,
Pse vajzat dhe gratë lëshojnë pasthirrma gjatë seksit?
PËRGJIGJE:
Këto eksklamacione të veçanta janë mënyrë e komunikimit ose e shprehjes së eksitimit dhe kënaqësisë. Disa gra dhe burra lëshojnë tinguj si sinjal për t’i komunikuar partnerit se ndjehen mire, të tjera zhurmojnë dhe i lënë trupat e tyre të lëvizin lirisht nga që ‘humbasin kontrollin” dhe bëhen tërësisht pjesë e eksperiencës seksuale dhe e kënaqësisë që marrin prej saj…
Në kinema , në televizion dhe në muzikë ju keni parë dhe dëgjuar skena seksuale ideale dhe njerëz që lëshojnë tinguj kur janë në kulmin e pasionit. Në të vërtetë disa njerëz që quhen “vokalë” bëjnë zhurma dhe rënkojnë, të tjerë mbyllin çdo tingull me jastëk dhe ka nga ata që nuk pipëtijnë fare.? Ka disa që e shprehin kënaqësinë seksuale duke bërë lëvizje muskulare të pavullnetshme, ose duke lëvizur trupin e tyre ritmikisht
Lëshimi i tingujve nuk ndodh vetëm gjatë seksit. Disa njerëz lëshojnë tinguj të lehtë edhe kur puthin, kur bëjnë ose u bëjnë të tjerëve masazh, kur përqafohen e etj. Të tjerë lëshojnë tinguj edhe kur nuk janë të eksituar seksualisht. Ka njerëz që nxjerrin tinguj të butë kur u prek kokën dhe flokët, ashtu siç bën një mace kur përkëdhelet. Ka momente kur dikush që është duke ngrënë ose duke nuhatur diçka vërtet të këndshme lëshon një? mmmm… me të cilën shpreh? kënaqësinë për shijen ose erën e mirë.
Sido që të jetë në se jeni një ulëritëse ju do të shqetësoni fqinjët.
Për më shumë lidhur me lëshimin e tingujve, lexo “The Woman Who Loved To Make Vaginas Happy “ në “Monologjet e Vaginës” të shkruar nga Eve Ensler, ose shiko shfaqjen teatrale kur të lozë përsëri në “Teatrin Popullor”.