Në vend që t’u thonë të rinjve të heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale për të pakësuar rrezikun ndaj AIDS, seksologët, i japin shumë rëndësi pasurimit të eksperiencës seksuale si mënyra më e mirë për të arritur qëllimin. Të rinjtë janë më të interesuar për të përmirësuar sjelljet e tyre seksuale, kur e dinë që kjo do ta rritë kënaqësinë e tyre seksuale.
Duhet të gjenden mënyra për t’i bërë aktivitetet seksuale sa më pak të rrezikshme, pa sakrifikuar kënaqësinë. Kjo do të arrihet duke i ndihmuar të rinjtë t’i bëjnë më erotike? format e mbrojtjes seksuale, siç janë? përdorimi i kondomit, përdorimi i spermicidëve, përdorimi i dorezave lateks dhe i mjeteve të tjera mbrojtëse.