Penisi 7 cm

Pyetje:
Pershendetje i nderuar dhe te falenderoj per ndihmen dhe informacionet qe i jep komunitetit.
Jam nje djalosh 23 vjec … desha te pyes per ndonje metode, forme apo mjekim ose barna…per rritjen e penisit. Penisi im eshte diku te 7 cm por dua qe ta rris ende … a ka ndonje forme natyrale apo me ilace te ndryshme … nuk kam probleme me penisin, eshte i shendetshem dhe skam probleme shendetsore … me jam 182 cm i gjate si person fizik…peshoj 82 kg …me heret deri para 2 viteve kam qene 105 kg, per 2 vite kam hequr 23 kg peshe trupore dhe jam aktiv fizikisht … por dua te di per rritjen e penisit cfare ndikimi ose ndonje lloj ndihme nese mund te me japesh :)

Pergjigje:
A e ke kete penis tendin, apo ia ke marre dikujt tjeter?!
A eshte penisi yt 7cm kur eshte i shkrehur, apo kur eshte i ngrehur?
Po qe se eshte 7cm kur eshte i ngrehur, ti je me penis te vogel. Keshtu si ti ka dhe djem te tjere. Penisi i ketyre permasave mund te jete i vlefshem per jeten seksuale dhe per ngjizjen natyrale te femijve vetem qe di duhet te mesosh me shume per sjelljen seksuale te djemve dhe vajzave. Nje penis i vogel e i shkathet, vlen me shume se nje penis i madh por qe nuk di ta kryeje detyren e tij.
Lidhur me zmadhimin e penisit, ekzistojne klinika qe merren me kete, bejne dhe operacione. Une jam skeptik me keto mjekime dhe operacione. Ne shume djem ato me shume bejne dem se mire dhe ato duan shume para.
Je ti ai qe do te vendosesh, cfare do besh. Une te propozoj: Shkathteso kete qe ke dhe meso sa me shume per marredhenien seksuale. Ne kete blog ka plot materiale per kete ceshtje
Pac fat dhe shendet
Doktori